Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vizitoi Federatës Kineze të Futbollit, gjatë vizitës së tij në Kinë.
I shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, Riza Poda, Duka u prit në një takim zyrtar nga homologu i tij kinez, Xu Jiren, dhe stafi i tij, shkruan “ATSH”.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.

/CGTN





























































