Më 22 tetor, një gazetar pyeti mbi deklaratën e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Australisë, sipas të cilës, avionët ushtarakë kinezë u përfshinë në “ndërveprime të pasigurta dhe joprofesionale” me një avion patrullimi australian P-8A, ndërsa patrullonin në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë përdorimin e granatave ndërhyrëse që kërcënuan sigurinë e avionit dhe të personelit australian. Cili është komenti i Kinës për këtë?
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jiang Bin, tha se deklarata australiane ngatërron të drejtën me të gabuarën dhe ia hedh fajin Kinës, në një përpjekje për të mbuluar veprimet e këqija të hyrjes së paligjshme të avionëve të tyre ushtarakë në hapësirën ajrore kineze. Ne jemi thellësisht të pakënaqur me këtë dhe i kemi paraqitur deklarata solemne palës australiane.
“Duhet të theksojmë që Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës ka organizuar forcat për të përballuar hyrjen agresive të avionit ushtarak të Australisë dhe e ka larguar atë me vullnet të vendosur. Këto veprime ishin legjitime, të ligjshme, profesionale dhe të përmbajtura. Australia ka shkelur dhe ka provokuar të drejtat ligjore të Kinës, por ka kritikuar veprimet mbrojtëse të Kinës si “jo të sigurta” dhe “jo profesionale”. Këto thënie të shtrembëruara janë të pabaza. Ne nxisim Australinë të ndërpresë menjëherë provokimet dhe fabrikimet, të kufizojë seriozisht operacionet e forcave ushtarake dhe të shmangë dëmtimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Forcat kineze do të vazhdojnë të marrin masa të nevojshme, për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, si edhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal./CGTN





























































