Zyra e Çështjeve të Tajvanit e Këshillit të Shtetit dënoi të mërkurën autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) të Tajvanit, për refuzimin që i bënë kërkesës së aktorit të njohur kinez Zhang Linghe, për të vizituar ishullin për aktivitete shkëmbimi kulturor, përfshirë një takim me admiruesit e tij.
Duke folur të mërkurën në një konferencë të rregullt për shtyp, Zhang Han, një zëdhënëse e zyrës, tha se vizitat për shkëmbime kulturore të artistëve kinezë të pjesës kontinentale, janë të mirëpritura nga njerëzit në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit dhe do të ndihmonin në nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë.
Zhang Han vuri në dukje se autoritetet e DPP refuzuan kërkesën për arsye politike, duke shpërfillur dëshirat e njerëzve në Tajvan, veçanërisht të të rinjve. Kufizime të tilla dëmtojnë shkëmbimet kulturore ndër-ngushticë dhe bien ndesh me aspiratat e njerëzve në Tajvan, shtoi ajo.
Zëdhënësja u kërkoi autoriteteve të DPP të braktisin manipulimin politik dhe të heqin kufizimet e paarsyeshme për të lehtësuar shkëmbimet kulturore./cgtn





















































