Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës zhvilloi më 27 gusht në Pekin një simpoziumin me persona jopartiake, për të dëgjuar mendime dhe sugjerime nga komitetet e partive të ndryshme jo-komuniste, përgjegjësit e Federatës Pankineze Industriale-Tregtare, si edhe përfaqësuesit pa parti, mbi hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar, i cili përcakton zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Simpoziumi u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping, i cili mbajti një fjalim të rëndësishëm në të.
Xi theksoi se për të projektuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror për periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar, duhet të kuptojmë thellësisht situatën brenda dhe jashtë vendit. Duhet të nxisim në praktikë vetëbesimin e nivelit të lartë në shkencë dhe teknologji, të promovojmë pasurimin e përbashkët, të mobilizojmë popujt e të gjitha kombësive, në përpjekjen për t’u bashkuar për ndërtimin e një vendi të fuqishëm dhe për rigjallërimin e kombit.
Përfaqësuesit e partive jo-komuniste dhe pjesëmarrësit përkatës mbajtën fjalime në simpozium. Ata vlerësuan lart arritjet e Kinës gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar dhe ranë dakord mbi propozimin e Komitetit Qendror të PKK-së për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar.
Gjatë fjalimeve, përfaqësuesit paraqitën mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi zgjerimin e kërkesës së brendshme, ndërtimin e një sistemi industrial modern, kultivimin dhe zhvillimin e produktivitetit me cilësi të re, si dhe promovimin e ndërtimit të integruar të arsimit, shkencës, teknologjisë dhe talenteve. Gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit midis zinxhirit të inovacionit, zinxhirit industrial dhe zinxhirit të konsumit, nxitjen e pasurimit të përbashkët, promovimin e zhvillimit të koordinuar rajonal, ndërtimin e një fuqie detare, ndërtimin e një Kine më të sigurt në nivel më të lartë, garantimin e sigurisë së energjisë dhe ushqimit, promovimin e zhvillimit të cilësisë së lartë të ekonomisë private, si edhe thellimin e zhvillimit të integruar mes dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.
Xi theksoi që periudha e Planit të 15-të Pesëvjeçar, është një periudhë kyçe për forcimin e bazës dhe nisjen e përpjekjeve të plota për realizimin gjithëpërfshirës të modernizimit socialist. Duhet të caktohen në mënyrë shkencore misionet strategjike dhe konceptet mbi sektorët e ndryshëm të zhvillimit ekonomik shoqëror. Vetëmbështetja me nivel të lartë në shkencë dhe teknologji, është mbështetja strategjike për zhvillimin me cilësi të lartë. Duhet të zhvillohen forcat e reja prodhuese dhe cilësore, bazuar në situatën konkrete dhe duhet përshpejtuar ndërtimi i një sistemi modern industrial.
Xi theksoi se modernizimi kinez është modernizimi i pasurimit të përbashkët të mbarë popullit kinez. Duhet të përmirësohet më tej strukturimi i ekonomisë rajonale dhe të promovohet zhvillimi i koordinuar rajonal, të forcohen dhe të zgjerohen arritjet në luftën kundër varfërisë, si dhe të bëhet progres në ringjalljen e plotë të zonave rurale. Duhet të merren më shumë masa konkrete dhe të prekshme, duke u përqëndruar në përmbushjen e nevojave të popullit në punësim, arsim, sigurime shoqërore, strehim, përkujdesje shëndetësore, pensione dhe përkujdesje për fëmijët.
Xi shpreson se personat pa parti do të përdorin epërsinë e tyre në sferat e ndryshme shoqërore, për të vazhduar që të japin mençuri dhe fuqi në nxitjen e zhvillimit ekonomik shoqëror me cilësi të lartë, si edhe në realizimin gjithëpërfshirës të modernizimit socialist./CGTN





























































