Kina lëshoi me sukses satelitin “Gaofen-14 02” të dielën, në orën 11:55 të mëngjesit, nga Qendra e Nisjes së Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore. Sateliti u transportua nga një raketë “Marshimi i Madh 3B” dhe hyri në orbitën e planifikuar, duke shënuar një sukses të plotë për misionin.
Sateliti “Gaofen-14 02” ka aftësi të sigurojë pamje tripërmasore me saktësi të lartë në shkallë globale. Ai do të përdoret për krijimin e hartave digjitale topografike në shkallë të gjerë, për modelet digjitale të relievit dhe sipërfaqes, si edhe për imazhet ortofoto. Të dhënat e tij do të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen kombëtare të Kinës, si edhe nismat kryesore si “Një brez, një rrugë”.
Kjo nisje shënoi misionin e 603-të të serisë së raketave “Marshimi i Madh”./CGTN





























































