• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

70 Vjet në mbrojtje të paqes

12 Nëntor, 2025
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Këtë 12 Nëntor në Gjermani kremtohet 70 Vjetori i krijimit të ushtrisë së re ose Bundeswehr, siç njihet. Ky jubile merr vlera dhe rëndësi të veçantë mbasi bëhet fjalë për ushtrinë e shtetit më të madh dhe më të fuqishëm të BE-së,  gjendjes shpërthyese gjeopolitike dhe sidomos vazhdimi gjatë  45 muajve të fundit  i agresionit rus kundër Ukrainës dhe kërcënimet ndaj vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë dhe vetë Gjermaninë.  Në këto kushte dhe rrethana të acaruara, falë shumë reformave madhore tashmë të njohura, BE-ja ka vendosur të kthehet edhe në një bashkim të madh mbrojtës; ndërkohë që brenda 3 – 4 viteve të ardhëshme, Gjermania synon të bëhet fuqia më e madhe ushtarake në Europë. Vlen të theksohet se  këto dhe të tjera reforma sidomos rritja e shpenzimeve të çdo vendi anëtar nga 2 në 5 për qind të GDP-së për NATO-n dhe krijimi i fondit special të BE-së për mbrojtjen prej 1 trilion Euro kanë vetëm qëllime mbrojtëse; nëpërmjet tyre synohet shmangia dhe përballimi i çdo rreziku dhe sulmi ushtarak nga jashtë, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit europian dhe të NATO-s.

Ndërkohë, kremtimi i këtij jubileu krijon një mundësi tjetër të mirë  për të  shpjeguar bindshëm se riarmatimi i BE-së dhe Gjermania me ushtrinë më të madhe europiane nuk rrezikon apo kërcënon asnjë vend dhe popull tjetër.

Kjo edhe sepse, siç mund të shihet edhe nga kjo analizë retrospektive e krijimit dhe rritjes së Bundeswehrit si dhe proceset dhe dinamikat e shumta gjeopolitike në Gjermani dhe në  Europë  gjatë këtyre 7 dekadave  është pak të thuash se janë si “nata me ditën“ me zhvillimet  tragjike të periudhave përpara vitit 1945.

Krijimi i ushtrisë së re gjermane më 12 Nëntor 1955 ishte rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha të sistemit  në Gjermani dhe në Europë, 10 vjet pas disfatës së nazimit në Luftën e II Botërore. Siç dihet, krahas masave të tjera të njohura ndëshkuese të aleatëve fitimtarë ndaj Gjermanisë naziste, ajo u çarmatos dhe u ndalua që të kishte ushtrinë e saj deri në një periudhë disavjeçare, kur të ishin  krijuar kushtet e duhura politike, ekonomike dhe ushtarake dhe me konsensusin e aleatëve perendimorë. Në fakt, gjatë viteve 45 – 55  Gjermania Perendimore i kishte plotësuar kushtet e vendosura për demokraci liberale, ekonomi tregu, integrim ndërkombëtar politik dhe ekonomik dhe pacifizëm. Ajo kishte bërë pajtimin historik me Francën, armiken e saj tradicionale dhe me Bashkimin Sovjetik,  kishte krijuar mbi gërmadhat e luftës mrekullinë ekonomike, po përparonte drejt forcimit të demokracisë liberale, kishte miratuar Kushtetuën e re në vitin 1949 duke hequr përfundimisht dispozitat ligjore fatale që kishin nxitur dhe promovuar ardhjen e Hitlerit dhe nazizmit në Gjermani, etj. Gjermania ishte anëtarësuar qysh me krijimin e saj në vitin 1949 në Këshillin e Europës në Strasburg dhe kishte filluar përgatitjet erioze me pesë vendet e tjera për të themeluar në viitn 1957 BE-në, etj.

Mbi këtë bazë, u gjykua se kishte  ardhur koha që asaj t‘i hiqej emërtimi “shtet pushtues“ dhe të lejohej të riarmatosej, aq më tepër edhe për  për shkak të rrezikut që i kanosej asaj dhe gjithë Europës Perendimore nga RDGJ-ja lindore, ku ish Bashkimi Sovjetik mbante rreth 1 milion trupa ushtarake.

Me nënshkrimin e Traktatit të Parisit  më 23 Tetor  1954 iu i dha fund statusit të Gjermanisë Perendimore si vend pushtues, ajo u lejua të rindërtonte forcat  e armatosura  dhe në muajin Maj të vitit 1955 ajo u anëtarësua edhe në  NATO.

Ushtria e re gjermane fillimisht përbëhej vetëm nga vullnetarë. 101 ushtarët e parë i emëroi pikërisht më 12 Nëntor 1955 ministri i parë federal i Mbrojtjes, Theodor Blank. Në apelin e parë dhe betimin e tyre në Andernach ishte i pranishëm dhe Kancelari i parë gjerman i pas luftës,” Konrad Adenauer, themeluesi  ose “babai“ i shtetit të ri demokratik gjerman”  

Në vitin e tij të dytë, Bundeswehr u shtua dhe kishte 100.000 rekrutë.  

Rekrutimi i detyrueshën në fillim ishte shumë i debatueshëm. Ai hyri në fuqi në vitin  1956, dhe u hoq  pesë dekada më vonë, pikërisht në vitin 2011.

Problemet filluan qysh me përcaktimin e emrit të ri të ushtrisë gjermane. Propozimi që në vend të emrit “Wermacht“ që ishte gjatë periudhës së nazizmit të caktohej emri “Bundesëehr“ nuk u pëlqye, mbasi tingëllonte ngjashëm me „ Feuerëehr“ ose “Mbrojtja nga zjarri- Zjarrfikësit“ Për këtë shkak, në fillimet e para, përdorej me shpesh termi  ”Bundesdeutschen Wehrmacht“ ose  ”Vermachti i Gjermanisë Federale”. Për shkak të këtyre diskutimeve dhe kundërshtive të shumta, emri  “Bundeswehr“ hyri në përdorim praktik vetëm një vit më vonë, më 12 Korrik 1956.

Propozimin për emrin e ri e bëri  Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Richard Jaeger (CSU), me qëllim që të theksohej karakteri mbrojtës i ushtrisë  demokratike gjermane.

Me këtë rast theksohet se nuk ishte rastësi qe dita e themelimit të Bundesvehrit rastisi me 200 Vjetorin e  lindjes së gjeneralit prusian dhe rerformatorit të shquar ushtarak, Gerhard von Scharnhorst. Kjo lidhej me dëshirën që Bundeswehr të mos i ngjante fare traditës së Vermachtit gjerman.

Madje puna arriti deri aty sa të ndryshohej edhe helmeta e mëparshme e çeliktë, duke e zëvendësuar me një helmetë të re sipas modelit amerikano-belg.

Siç mund të shihet qartë, Bundeswehr shënonte një dallim apo kontrast të madh dhe cilësor me Vermacht, si në formë ashtu dhe në frymë e përmbajtje. Kështu, Adenaueri i quajti ushtarët e Bundeswehrit  ”qytetarë të shtetit me uniformë“

Në një letër të tij, ai i siguronte ata se në çdo rast në Bundesëehr do të parandalohej glorifikimi i rregjimit nazist, i krimeve  dhe idealeve agresive të  nacional-socializmit. Në vend të tyre flitej për “udhëheqje nga brenda“ dhe ushtarët konsideroheshin  ”qytetarë të shtetit në uniformë”

Bazat ideore të Bundeswehrit u hodhën në fillim të muajit Tetor 1954 në Manastirin e Himmerod in der Eifel nga ish pjestarë të Vermachtit me porosi të Kancelarit  Adenauer.

Ushtarët e rinj mbronin lirinë në kuptimin e vetëvendosjes dhe drejtësinë sociale. Këto vlera ishin të panegociueshme. Po ashtu bëhej fjalë për një detyrim ndaj Europës“ dhe  edukimi i ushtrisë së re për  ”ndihmesën e saj vendimtare për zhvillimin e qytetarëve dhe ushtarëve europianë“.

Duke qenë “ushtarë qytetarë me uniformë“ ndryshe nga Vermachti, ushtarakët në Bundesëehr kishin jo vetëm detyrime por dhe të drejta. Ndaj, në RFGJ Bundesëehr u konceptua qysh në fillim si ushtri demokratike nën kontrollin e fortë parlamentar. Për këtë qëllim, në vitin 1959 Bundestagu caktoi edhe një të ngarkuar të posaçëm për Bundesvehrin.

Shumë është bërë gjatë 70 viteve të fundit edhe për rritjen e rolit të ushtarëve.

Me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Bundeswehrit, arkivat federale kanë bërë publike mbi 100.000 faqe nga veprimtaria e tij.

Aty tregohen ndër të tjera  se për  ushtarakët rëndësi nuk kishin vetëm armët, por mbi të gjitha misioni mbrojtës.

Rëndësi e madhe iu kushtua dhe informimit publik mbi veprimtarinë e ushtrisë.

“Ne nuk kemi dëshirë thjesht të shërbejmë për 5 marka“ thoshte teksti i një debati lidhur me detyrimin ushtarak. Por, nëse kjo do të jetë e nevojshme dhe në kushte të caktuara, atëhere ”PO”.  Kishte dhe komente nga disa ushtarë të tjerë se  “është fatkeqësi të kalosh 2 – 3 vite të rinisë në ushtri“.

Një tjetër shkruante se deri tani“ asnjë armatim nuk e ka penguar luftën“.“ Ndaj, të mos gënjejë mendja njeri se sot në kohën e armëve atomike mund të mbrohesh me tanke dhe divizione“. Gjithsesi këto i takojnë një rendi demokratik, ndaj ishin të natyrshme dhe të lejueshme.

Për rrjedhojë, mendimi i lirë i ushtarëve është gjithashtu thelbi i ligjit të ri për modernizimin e shërbimit ushtarak që do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2026, edhe pse deri tani në fakt ka qenë shumë kundrathënës dhe i diskutueshëm.

Riarmatosja atëhere u bë në kushtet e luftës midis dy Koreve, kur dy pjesë të të njëjtit shtet luftonin kundër njeri tjetrit. Kësisoj, nuk kishte si të mos hiqej edhe një paralele midis dy Gjermanive, sepse një ditë edhe ato mund të ishin në luftë me njera tjetrën. Aq më tepër kur sovjetikët kishin dislokuar në RDGJ gati 1 milion trupa. Që kjo nuk ishte thjesht hipotetike, këtë e tregoi “skërmitja e dhëmbëve“ dhe tregimi i muskujve në vitin 1961 në Berlin, aty te vija që ndante sektorin amerikan dhe sovjetik, ku u shmang një konflikt i ashpër ushtarak.

Edhe në arkiva gjen skica të bombarduesve të lehtë dhe armë të telekomanduara. Popullsisë iu shpërndanë fletushka dhe broshura mbi armatimin sovjetik dhe gjermano-lindor. Ndërsa në vitin 1969/1984  u bënë stërvitje të mëdha ushtarake për të dekurajuar Paktin e Varshavës.

Hapi tjetër  i rëndësishëm   ishte rekrutimi i vajzave dhe e grave  në shërbimin sanitar ushtarak në vitin 1975. Kjo u bë nën ndikimin e grave izraelite që ishin pjesë aktive e e ushtrisë së Izraelit. Megjithatë,  vajzat dhe gratë u lejuan të jenë pjesë e Bundeswehrit vetëm në vitin 2000.

Në përfundim, 70 Vjetori i themelimit, e gjen Bundesëehrin në momentet e kthesës së madhe historike gjermane dhe europiane, me synimin madhor që brenda vitit 2030, Gjermania  të ketë ushtrinë më të madhe të BE-së; kjo e fundi nga ana e vet po kthehet edhe në një bashkim të madh mbrojtës. Për këtë qëllim, siç dihet, ndër të tjera, Germania ka rritur nga 2 në 5 për qind të GDP-së shpenzimet e saj për  NATO-n, ajo ka krijuar një fond special për mbrojtjen prej  500 Miliard Euro dhe ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh në këto fusha me Britaninë e  Madhe, Francën, Italinë, Turqinë, etj. Me synimin strategjik në përqëndrimin e përpjekjeve për të rivënë në punë bashkë me to industrinë ushtarake, që të realizojë një efektivitet dhe kohezion shumë më të madh ushtarak. Sepse vetëm kështu mund të përballojë, bashkë me aleatët e tjerë perendimorë me suskes çdo sulm ushtarak nga Rusia. Ky përbën një kapitull tjetër të ndritur për Bundeswehrin dhe Gjermaninë e re demokratike, si kampione e paqes, demokracisë, sigurisë, stabilitetit dhe begatisë ekonomike në Europë dhe më gjerë.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Editorial

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026
FOKUS

Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

10 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

“Revolucioni i Flamingove”: Dita e 10-të e protestave në Shqipëri që po tërheqin vëmendjen e botës.

9 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestës, të rinjtë marshojnë në Tiranë: “Nesër më shumë”

11 Qershor, 2026
German Chancellor Friedrich Merz speaks in the plenary chamber of the Bundestag ahead of the government's policy statement. Photo: Michael Kappeler/dpa

Presion mbi qeverinë gjermane, Merz kërkon dakordësi për reformat sociale

11 Qershor, 2026

Ambasadori rus në Tiranë: “Pa një Rusi të fortë dhe sovrane, krijimi i një rendi botëror të drejtë është i pamundur”

11 Qershor, 2026

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026

Non grata e Berishës ka rënë? DASH i përgjigjet Top Channel: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interest kombëtar të SHBA-së

11 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.