Presidentja maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, uroi bashkëqytetarët e saj shqiptarë, me respekt të veçantë për 22 Nëntorin – një festë që përfaqëson një simbol të fortë të përpjekjes arsimore, pjekurisë kulturore dhe përvojës historike të popullit shqiptar.
“117 vjet më parë, alfabeti i unifikuar filloi udhëtimin e tij që nga Kongresi i Manastirit, si kodi më i rëndësishëm i komunikimit të një populli, në mënyrë që sot të kujtojmë se gjuha dhe shkrimi janë vlera themelore që formësojnë identitetin kolektiv dhe forcojnë lidhjen shpirtërore midis brezave”, tha ajo.
”Respekti për gjuhën dhe shkrimin e çdo bashkësie forcon kohezionin shoqëror dhe bashkon shoqërinë multietnike maqedonase. Gjuha shqipe është pjesë e mozaikut madhështor të diversitetit që është një investim në të ardhmen e atdheut tonë të përbashkët”, theksoi Siljanovska-Davkova.
”Në këtë festë shprehim mirënjohjen tonë për kontributin tuaj të vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në jetën shoqërore, gjë që pasuron komunitetin tonë.
Urime Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Të vazhdojmë ta ndërtojmë vendin së bashku në frymën e respektit, barazisë dhe unitetit”, përfundon presidentja maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova.





























































