Rezoluta e miratuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane dhe e paraqitur nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, u është dorëzuar të gjitha institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe me qëllim njohjen e tyre edhe me ato maqedonase.
Këtë e konfirmoi për gazetën maqedonase “Ilinden” Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës, duke shtuar se pret që institucionet shqiptare të ndërmarrin aktivitete të përshtatshme dhe se edhe institucionet ndërkombëtare do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë.

Me Rezolutën, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, FUEN i bën thirrje Republikës së Shqipërisë, Komitetit për Minoritetet, i cili është një organ qeveritar, të transformohet në Ministri për Minoritetet Kombëtare. Gjithashtu i bën thirrje qeverisë shqiptare të ratifikojë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale të Minoriteteve, tha Nikola Gjurgaj, president i shoqatës.
Rezoluta u miratua unanimisht nga Asambleja e Përgjithshme e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), në Kongresin e saj të 69-të në Bolzano, Tiroli Jugor, Itali, ku morën pjesë përfaqësues të 105 organizatave anëtare nga 36 vende të Evropës.
/Argumentum.al





























































