Një zëdhënëse e pjesës kontinentale të Kinës, ritheksoi të mërkurën se zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një kërkesë e pandalshme për ribashkimin kombëtar të Kinës, është një çështje vetëm e Kinës, ç’ka nuk lejon ndërhyrje të jashtme.
Zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhu Fenglian i bëri deklaratat në një konferencë për shtyp, teksa iu përgjigj pyetjes që komuniteti i inteligjencës i SHBA-së njoftoi që Kina e konsideron riunifikimin si një kusht të rëndësishëm për ribashkimin kombëtar deri në vitin 2049.
Ajo theksoi: “Pala amerikane duhet të zbatojë parimin e një Kine, tre komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA dhe të veprojë me kujdes mbi çështjen e Tajvanit.”
Zhu tha që riunifikimi paqësor dhe formula “një vend, dy sisteme” janë politika bazë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit.
Ajo shtoi gjithashtu se pjesa kontinentale e Kinës dëshiron të krijojë hapësirë të gjerë për riunifikim paqësor dhe po përpiqet me sinqeritet maksimal dhe përpjekje të mëdha, por kurrë nuk do të lejojë shkeljen e sovranitetit kombëtar dhe të tërësisë territoriale, as nuk premton për heqjen e përdorimit të forcave ushtarake. “Ne ruajmë opsionin e përdorimit të të gjitha masave,” theksoi Zhu.
Zhu vuri në dukje se lidhja e fshehtë midis autoriteteve të Partisë Demokratike Progresive dhe forcave të jashtme që kërkojnë “pavarësinë e Tajvanit”, është shkaku thelbësor për situatën e ndërlikuar aktuale në Ngushticën e Tajvanit.
“Ne kurrë nuk do ta tolerojmë këtë,” tha Zhu, duke shtuar se Kina ka besimin dhe aftësitë të mposhtë çdo tentativë për “pavarësinë e Tajvanit” dhe të nxisë ribashkimin kombëtar./cgtn





























































