• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kur heshtja bëhet akuzë: drejtësia, historia dhe paradoksi i gjykimit të çlirimtarëve të Kosovës.

2 Prill, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ambasador Arben Cici

Libri “Kur heshtja flet” i Ahmet Shalës nuk qëndron thjesht në kufijtë e një rrëfimi për një proces gjyqësor dhe as nuk kufizohet në një analizë teknike të marrëdhënies midis drejtësisë ndërkombëtare dhe historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai shfaqet si një ndërhyrje e thellë, një reflektim i vonuar, por i domosdoshëm, mbi një nga dilemat më të ndërlikuara të kohës sonë: raportin midis drejtësisë dhe së vërtetës historike. Në thelb të këtij libri qëndron pyetja e fortë dhe shqetësuese nëse drejtësia ndërkombëtare, në përpjekjen e saj për të vendosur rend juridik, rrezikon të vendoset mbi historinë duke e riformuluar atë, ndoshta edhe duke e deformuar. Dhe më tej, ndoshta pa e synuar drejtpërdrejt, a rrezikon ajo, në raste të caktuara, të kthehet në një mekanizëm që relativizon viktimën dhe barazon padrejtësisht rolet?

Në këtë kuptim, libri nuk është vetëm një dëshmi personale apo një rrëfim i ngarkuar emocionalisht; ai është një akt ndërgjegjësimi dhe një përpjekje për të artikuluar atë që shpesh mbetet në heshtje. Kjo heshtje, që në dukje mund të perceptohet si mungesë fjale, në fakt shndërrohet në një formë të fuqishme komunikimi, në një akuzë të heshtur ndaj mënyrës se si ndërtohen narrativat publike dhe se si institucionalizohet kujtesa historike. Autori, duke mos pretenduar objektivitet absolut, e vendos veten në qendër të rrëfimit si dëshmitar dhe si qytetar, duke e bërë analizën më të ndjeshme, më të sinqertë dhe më të lidhur me realitetin njerëzor. Pikërisht kjo e çliron tekstin nga retorika sterile dhe e vendos atë në një hapësirë më të gjerë etike, ku drejtësia nuk shihet vetëm si procedurë, por edhe si ndërgjegje.

Për të kuptuar plotësisht tensionin që libri artikulon, është e domosdoshme të rikthehemi në kontekstin historik të luftës së Kosovës. Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte një zgjedhje e lirë politike dhe as një projekt ideologjik i izoluar; ajo ishte rezultat i një procesi të gjatë shtypjeje, dhune dhe terrori sistematik të ushtruar nga regjimi i Slobodan Miloševićit ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Në fund të viteve 90-t, kjo dhunë arriti kulmin përmes politikave të spastrimit etnik, represionit të organizuar dhe masakrave të dokumentuara gjerësisht, jo vetëm nga dëshmitarë, media ndërkombëtare, por nga organizata serioze ndërkombëtare të specializuar. Figura si Ratko Mladić dhe aparati ushtarak i regjimit serb përfaqësojnë një strukturë dhune që nuk mund të relativizohet pa cenuar vetë të vërtetën historike. Në këtë realitet, lindja e UÇK-së nuk mund të interpretohet si një akt agresioni, por si një reagim i pashmangshëm ndaj një situate ekzistenciale, si një përpjekje për mbijetesë dhe për rikthimin e dinjitetit njerëzor dhe lirinë e munguar. Kështu, lufta e saj nuk mund të shkëputet nga konteksti që e prodhoi; ajo ishte një përgjigje ndaj dhunës, jo burimi i saj.

Libri i Autorit Dr. Ahmet Shala

Megjithatë, pikërisht në këtë pikë lind edhe paradoksi që libri përpiqet të nxjerrë në pah. Proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë krijuar një perceptim të fortë paradoksal, një ndjesi të fortë tensioni moral dhe historik, ku, nga njëra anë, ekziston një histori e dokumentuar e krimeve sistematike dhe terrorit ndaj shqiptarëve, ndërsa nga ana tjetër, në bankën e të akuzuarve vendosen përfaqësues të rezistencës që lindi pikërisht si reagim ndaj këtyre krimeve. Kjo nuk nënkupton mohimin e nevojës për drejtësi, por ngre një pyetje shumë më të thellë: a po funksionon kjo drejtësi në një mënyrë që merr parasysh kompleksitetin historik, apo po operon brenda një kornize që rrezikon të krijojë një simetri të rreme midis palëve? Në këtë kuptim, ndjesia e asimetrisë morale bëhet e pashmangshme dhe krijon një pasiguri të thellë mbi mënyrën se si po ndërtohet e vërteta juridike, ku viktima dhe rezistenca rrezikojnë të vendosen në të njëjtin plan interpretimi.

Një nga aspektet më të ndjeshme dhe më njerëzore të librit është mënyra se si ai i rikthen katër liderët që mbahen padrejtësisht në Hagë, Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin nga statusi abstrakt i “të akuzuarve” në realitetin e tyre konkret si qenie njerëzore. Në një diskurs juridik që shpesh ka tendencë të reduktojë individin në kategori dhe etiketime, Shala i paraqet ata si prindër, si bashkëshortë, si bij dhe si pjesë e një historie kolektive që nuk mund të reduktohet në një aktakuzë. Po ashtu, ai sjell në vëmendje edhe familjarët, të cilët mbeten shpesh jashtë fokusit publik, por që përjetojnë një formë të vazhdueshme dhimbjeje, një dënim të heshtur që nuk figuron në vendimet gjyqësore, por që është i pranishëm në përditshmëri. Kjo e zhvendos analizën nga një plan thjesht juridik në një dimension më të gjerë etik dhe human, duke ngritur pyetjen nëse drejtësia mund të konsiderohet e plotë kur ajo nuk e njeh plotësisht njeriun.

Me shumë të drejtë, libri ngre një shqetësim të rëndësishëm për mënyrën se si formulohet narrativa juridike dhe për ndikimin që ajo ka në deformimin e kujtesës historike. Pa bërë barazime të drejtpërdrejta, autori sugjeron se ekziston një rrezik që gjuha e akuzës të afrohet, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, me narrativa të mëparshme dhe të sotme propagandistike që kanë shërbyer dhe shërbejnë për të justifikuar dhunën ndaj popullsisë civile shqiptare. Ky është një moment kritik për drejtësinë ndërkombëtare, sepse ajo nuk është vetëm një mekanizëm për vendosjen e përgjegjësisë penale, por edhe një aktor që ndikon në mënyrën se si do të kujtohet historia. Çdo devijim në këtë drejtim nuk prek vetëm të tashmen, por ka pasoja të drejtpërdrejta në mënyrën se si do të shkruhet dhe interpretohet e kaluara në të ardhmen.

Dimensioni shumë i rëndësishëm që del në pah është roli i Evropës dhe i komunitetit ndërkombëtar në këtë histori. Dhuna dhe spastrimi etnik në Kosovë ndodhi në zemër të një kontinenti që promovon vlerat e të drejtave të njeriut, ndërkohë që reagimi ndërkombëtar ishte i vonuar dhe shpesh i pamjaftueshëm. Kjo krijon një kontradiktë të thellë morale: një rend ndërkombëtar që nuk arriti të ndalojë krimet në kohë, por që sot gjykon pasojat e një rezistence të lindur pikërisht nga kjo mungesë reagimi. Në këtë kontekst, pyetja nuk është vetëm juridike, por edhe etike, nëse një sistem që ka dështuar në parandalim, mund të pretendojë legjitimitet të plotë në gjykim.

Në sfond të gjithë kësaj analize qëndron tensioni i vazhdueshëm midis historisë, drejtësisë dhe politikës. Historia kërkon kompleksitet dhe kontekst; drejtësia kërkon prova dhe kategorizim; ndërsa politika shpesh kërkon narrativë dhe legjitimitet. Kur këto tre dimensione ndërthuren, rreziku më i madh është që e vërteta historike të reduktohet në funksion të interesave apo nevojave të momentit. Libri i Shalës e vendos lexuesin pikërisht në këtë pikë tensioni, duke e ftuar të reflektojë mbi pasojat e një ndërhyrjeje të pakujdesshme në këtë ekuilibër të brishtë.

Rasti i ish-drejtuesve të UÇK-së, në këtë kontekst, tejkalon dimensionin individual dhe merr një kuptim të thellë simbolik. Ata nuk përfaqësojnë vetëm veten, por një epokë të tërë rezistence, një moment historik të lindjes së një shteti dhe një narrativë kolektive sakrifice. Për këtë arsye, gjykimi i tyre perceptohet me të drejtë jo vetëm si një proces juridik, por si një rishqyrtim i vetë historisë së Kosovës. Kjo e bën procesin edhe më të ndjeshëm, sepse vendimet që merren nuk ndikojnë vetëm në fatin e individëve, por edhe në mënyrën se si një shoqëri do ta kujtojë të kaluarën e saj.

Në mënyrë të tërthortë, libri hedh dritë edhe mbi një tjetër dimension problematik : rolin e elitave politike shqiptare. Heshtja e tyre në momente kyçe, distancimi apo oportunizmi i treguar në periudha të caktuara dhe reagimi i vonuar në fazat e mëvonshme, krijojnë një ndjesi të qartë mungese konsistence dhe përgjegjësie kombëtare e morale. Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një çështje e rëndësishme kombëtare që i shvesh ato nga kostumi hipokrit i etikës publike, sepse historia nuk ndërtohet vetëm nga ngjarjet, por edhe nga qëndrimet që mbahen ndaj tyre, nga qendrimet në kohën dhe vendin e duhur.

Në fund, mesazhi që përshkon të gjithë librin është britma ulëritëse ndaj rizgjimit kombëtar dhe ndërgjegjësimit ndërkombëtar, për të ndërtuar një ekuilibër, sado i ndërlikuar, midis drejtësisë, historisë dhe përgjegjësisë politike ndaj Kosovës dhe luftës së saj heroike. Historia nuk duhet lënë në duart ekskluzive të institucioneve juridike, sepse ajo kërkon një lexim më të gjerë dhe më të ndërlikuar.

Drejtësia duhet të jetë e paanshme, por jo e shkëputur nga konteksti historik; historia duhet të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse, jo e reduktuar në formulime juridike përndryshe ajo rrezikon të humbasë legjitimitetin moral; Politika duhet të jetë e ndërtuar mbi parime e përgjegjësi, jo mbi oportunizëm, llogaritje, interesa meskine.

Në të kundërt, rreziku që troket në derën e historisë së një kombi është i qartë: një e ardhme ku e vërteta fragmentarizohet, ku narrativat ndërtohen mbi baza të pjesshme dhe ku kujtesa kolektive deformohet.

Shoqëritë duhet të ruajnë kujtesën historike si pjesë të identitetit, pa e instrumentalizuar atë për interesa të momentit.

Në këtë kuptim, libri “Kur heshtja flet” mbetet një thirrje për reflektim dhe një paralajmërim për të ardhmen. Ai nuk synon të japë përgjigje përfundimtare, por të ngrejë pyetje që nuk mund të shmangen. Sepse ndonjëherë, pikërisht aty ku duket se mbizotëron heshtja, shtrembërohet ose fshihet e vërteta më e fortë dhe nëse ajo nuk artikulohet në kohë, rrezikon të humbasë në zhurmën e interpretimit.

Sepse kur historia lihet pa zë, të tjerët e shkruajnë atë.

Ndaj pyetja më e rëndësishme që duhet të bëjmë nuk është vetëm për drejtësinë, por për veten tonë:

A do të heshtim, apo do të flasim për atë që ishte, për atë që është, dhe për atë që nuk duhet të harrohet kurrë?

Sepse ka momente kur të heshtësh nuk është neutralitet.

Është humbje e kujtesës.

Është humbje e së vërtetës.

Është humbje e dinjitetit.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kroacia ngre shqetësime për armatosjen e Serbisë

3 Tetor, 2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026

G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

3 Tetor, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.