Kina i bën sërish thirrje palëve të përfshira në luftën e Iranit, që të ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake dhe të nisin sa më shpejt procesin e bisedimeve të paqes, deklaroi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning.
Mao i bëri komentet në një konferencë shtypi, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të mërkurën në mbrëmje se do ta godiste Iranin “jashtëzakonisht rëndë gjatë dy tre javëve të ardhshme” – një afat kohor që ai ka vendosur së fundmi për t’i dhënë fund luftës njëmujore. /cgtn





























































