• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Pse është e gabuar ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë?

9 Prill, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Profesor Pirro Prifti postoi para dy ditësh një citim nga presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan, ku thuhej: – Erdogan: “Jemi kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Nuk duhet të preket gjeografia territoriale. Kushdo që tenton, do ta ndalojmë”! Pasi profesor Prifti publikoi “deklaratën” e presidentit turk me fotografinë  e tij, ai shkroi këtë status në Linkendin: “Ja kush e pengon Kosovën dhe politikën kosovare të kërkojë  bashkim me Shqipërinë në formë federate shqiptaro-kosovare”! Më pas shohim që të kishin shpërthyer komentet “patriotike” të lexuesve, duke dënuar Turqinë e madje duke e akuzuar atë se “Në aleancë me Serbinë rrënon interesat dhe aspiratat e shqiptarëve dhe të Kosovës”! Kësisoj profesori ia ka arrit të depërtojë me intrigën e vet te disa “patriotë” patetikë, duke i tërheq ata në narrativën e gabuar që shtron.

Sikur të ishte vetëm ky rast nuk do të kisha marrë mundimin të shkruaj. Por shoh se jo pak profesorë, historianë, madje akademikë e politikanë, analistë dhe njerëz me ndikim në publikun e Shqipërisë po e përdorin narrativën e Pirro Priftit për ta paraqit atë si “paradoks” të qëndrimeve të elitës politike, intelektuale dhe akademike të Kosovës. “Ata nuk e duan bashkimin me Shqipërinë”, më thoshte një ditë një nga këta profesorë. Dhe vazhdoi: “Më ka bërë përshtypje se në Prishtinë edhe në konferencat shkencore flasin për Dardaninë, për dardanët e kështu me radhë. Duan ta largojnë idenë e bashkimit me Shqipërinë”!

Prej kohësh vras mendjen se pse po ndodh që profesorët dhe akademikët e Shqipërisë “po shqetësohen” për qëndrimet në Kosovë, ku gjithnjë e më shumë po gjen shprehje ideja e shtetndërtimit, duke e larguar gjithnjë e më shumë idenë e bashkimit me Shqipërinë! Janë kjo kategori profesorësh dhe akademikësh, të cilët në vitin 1998 (shtator), kur aeroplanët e NATO-s fluturonin në hapësirën ballkanike për të paralajmëruar Serbinë që të mos guxonte të dhunonte shqiptarët në Kosovë dhe unë ngazëllehesha nga gëzimi i asaj që po ndodhte, ata më pyesnin: – Pse ti gëzohesh kaq shumë? Çfarë fiton ti nëse Kosova çlirohet prej Serbisë?! Edhe sot më tingëllojnë ato fjalë përçmimi për Kosovën dhe lirinë e saj si çekiç në kokë dhe më vrasin veshët njësoj si para 28 vitesh.

Ndërsa sot janë pikërisht këta që “shqetësohen” nga deklaratat e presidentit të Turqisë dhe fajësojnë jo vetëm Raxhep Tayp Erdogan, që ua paska prish trurin kosovarëve, por edhe politikën e Kosovës që e dëgjon këshillën e Erdogan. Në fakt nuk e di sa e vërtetë është deklarata e presidentit turk, sepse profesor Prifti nuk shënon burimin e asaj deklarate. Por kjo nuk më pengon të bëj një analizë timen lidhur me këtë qëndrim, si dhe me faktin që thuhet se “Kosova nuk dëshiron të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në formën e një federate shqiptaro-kosovare”! Në formulimin e qëndrimit të tij profesor Prifti përcakton tri kritika:

E para, se Erdogan na qenka armik i Kosovës dhe i shqiptarëve, pasi a9i nuk e dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Pra se presidenti turk deklaroka se nuk do të lejoje cënimin e hartës gjeografike në rajonin e Ballkanit e për pasojë nuk do ta lejojë edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo është kritika e parë e profesor Priftit ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan. Kritika e dytë lidhet me “faktin” që politika në Kosovë qenka e ndikuar nga Turqia dhe presidenti Erdogan, ndaj dhe “nuk kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”! Dhe narrativa e tretë është formulimi nga zoti Prifti i togfjalëshit “Federata shqiptaro-kosovare”! Në këto tri dimensione shprehet i gjithë koncepti dhe ideja e një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë. Por le t’i marrim një për një:

Problemi i parë që duhet sqaruar lidhet me interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve. Çfarë do të sillte “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë” dhe cilat janë avantazhet e të qenit shtet sovran dhe i pavarur? A është ideja e konsolidimit të shtetit të Kosovës apo ideja e bashkimit me Shqipërinë, pra cila prej tyre është më së shumti interes i Serbisë dhe cila është më së shumti interes i Kosoës dhe i shqiptarëve? Dhe pas kësaj do të mësojmë se kush është më patriot? Politika e Kosovës dhe Erdogan që duan ta konsolidojnë shtetin e Kosovës, apo këta që kërkojnë me ngulm dhe madje e konsiderojnë “tradhti” mungesën e dëshirës për t’u bashkuar me Shqipërinë?! Janë koncepte këto fondamentale për të përcaktuar gjithashtu një qëndrim të qartë për narrativën e bashkimit ose jo të Kosovës me Shqipërinë.

Dua të kujtoj se narrativa e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë u hodh zyrtarisht në janar të vitit 2018, kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një fjalim që mbajti në parlamentin e Kosovës propozoi formulën e krijimit të një parlamenti të përbashkët konsultativ Kosovë-Shqipëri dhe deklaroi gjithashtu se “Nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Kosova do të kenë një president të përbashkët”! Më pas doli se “dardha mbrapa shpinës së kryeministrit të Shqipërisë” e kishte edhe ajo bishtin mbrapa. Idesë së parlamentit (konsultativ) të përbashkët dhe e një presidenti po ashtu të përbashkët iu bashkëngjit ideja e ndarjes së Kosovës dhe e ndryshimit të kufijve. Sipas kësaj ideje, nëse Kosova do të ndahej, atëherë pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe këtë akt Rama, Thaçi e të tjerë idhtarë të ndarjes do ta festonin si “fitore të bashkimit kombëtar”! Në fakt do të ishte fitore e Serbisë dhe e teorisë së saj për krijimin e Serbisë së Madhe.

Pse e përmenda këtë fakt. Për të arsyetuar se profësorët sot po na rekomandojnë një version të ndarjes së Kosovës, por jo me përpjekjen që së pari të ndahet Kosova. Ideja shkon në drejtimin që kërkesa e Kosovës për bashkim me Shqipërinë të nxisë ndarjen e saj. Pra na jepet versioni  formal i kundërt me atë të fjalimit të Ramës në parlamentin e Kosovës në janar 2018. Kjo, sepse nëse Kosova i bashkëngjitet një shteti tjetër (në këtë rast Shqipërisë), sipas së drejtës ndërkombëtare, për këtë duhet me patjetër të bie dakord edhe vendi nga i cili Kosova ndahet apo shkëputet, (Serbia). Ndërkohë që shkëputja, pavarësia e motivuar me të drejtën e të qenit i lirë nga një shtet mizor si Serbia, është e ligjshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Këtë legjitimitet e ka konfirmuar gjithashtu Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë me vendimin e saj të 22 korrikut 2010.  Pirro Prifti dhe të tjerë profesorë e akademikë, analistë e politikanë, kur kërkojnë që elita politike e Kosovës të shpreh vullnet për bashkimin me Shqipërinë, duan që ta zhbëjnë të gjithë investimin e derisotëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe statusin e saj ta nisin nga e para. Nuk besoj se Serbia do të dëshironte diçka më shumë se sa kaq.

Kush mendon se qeveria e presidentit të Serbisë do ta lëshonin këtë rast për të mos realizuar ambiciet e veta në Kosovë, ai është naiv. Profesorët e akademikët së paku nuk mund të quhen naivë. Ndërkohë Rexhep Tayp Erdogan në këtë rast na shfaqet më patriot sesa profesorët tanë kritikë të presidentit të Turqisë. Sepse ai dëshiron një Kosovë të pandarë, të pacënueshme në kufijtë e saj, ndërkohë që akademikët tanë shqipfolës duan cënueshmërinë e këtyre kufijve. Këta mund të më thonë se ku e shoh unë që këta duan cënueshmërinë e kufijve të Kosovës? E shpjegova më lart. Asnjë territor që shkëputet nga një territor i një shteti të caktuar nuk mund t’i bashkohet territorit të një shteti tjetër pa dakordësinë e shtetit nga i cili shkëputet. Mjafton ky rregull ndërkombëtar i argumentuar dhe shpjeguar me hollësi nga eksperti gjerman i të drejtës ndërkombëtare, profesor Georg Brunner i universitetit të Këlnit dhe nuk ka më nevojë për ndonjë shpjegim tjetër. (Shih: Der Kosovo Konflikt – Ursachen, Verlauf, Perspektiven – Wiesër Verlag, Klagenfurt, – Wien – Ljublajna – Tuzla – Sarajevo, 2000, faqe 126-127).

Ky shpjegim besoj se është i mjaftueshëm për të sqaruar pse presidenti Erdogan e mbron Kosovën me këshillën e tij dhe pse profesor Prifti e ndonjë tjetër në Shqipëri duan ndarjen, shkatërrimin e zhbërjen e shtetit të Kosovës. Me apo pa dije, me apo pa dashje, me apo pa hile, kjo nuk ka rëndësi. Detyra e një profesori është të matet kur shtron në publik një alternativë të tij, sidomos kur ka të bëjë me çeshtje kaq madhore sa ekzistenca ose jo ekzistenca e një shteti, në rastin konkret të shtetit të Kosovës. Eshtë tjetër gjë, nëse ky bashkim do të kërkohej pas pranimit të Kosovës në OKB. Megjithatë unë prirem të besoj se çdo përpjekje dhe ide e shpallur për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do ta dëmtonte procesin e njohjes së shtetit të Kosovës dhe pranimin e tij në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Askush në botë nuk do të donte të mbështeste një vend me shtetësi të përkohshme! Edhe në këtë aspekt dëmi i ideve të tilla është i pallogaritshëm! Dhe mesa duket Erdogan nuk dëshiron ta dëmtojë Kosovën. Ndërsa ata që reagojnë ndaj këtij qëndrimi të presidentit të Turqisë do të duhej të reflektonin për qëndrimin, pikëpamjen dhe idenë e tyre!

Së dyti, nga kjo merr deri diku përgjigje edhe kritika ndaj elitës politike dhe akademike të Kosovës, të cilët sipas profesorëve shqiptarë “ndikohen prej Erdogan kur nuk kërkojnë bashkim me Shqipërinë” ose kur duan të promovojnë idenë e kombit dardan. Kam ndjesinë se politika dhe elita akademike në Kosovë shkon drejt formësimit të plotë të identitetit kosovar ose dardan edhe për shkak se disa në Shqipëri e duan zhbërjen e këtij identiteti. Kjo ndjesi krijohet veçmas kur ata shohin se kush e kërkon këtë bashkim! E kërkoi dhe besoj se do ta donte edhe sot Edi Rama i nxitur nga Aleksandër Vuçiq. Po e kërkojnë ende sot mbështetësit militantë të Edi Ramës. Atëherë logjika e shëndoshë thërret për vëmendje dhe për maturi. Sepse askush nuk beson se narrativat që predikon kryeministri i Shqipërisë shkojnë në interes të Kosovës, pasi ai në themel ka interesin dhe presitigjin e tij. Kosova është e matur, prandaj dhe ruhet nga ata që luftojnë me gjithçka për prestigj, pushtet e pasuri! Dhe sa më shumë t’i mëshojë kësaj narrative kjo kategori njerëzish në Shqipëri, të cilët dikur ishin kundër çlirimit të Kosovës nga Serbia, ose donin që Kosova të “kishte kryeqytet Beogradin”, aq më shumë Kosova, politika dhe elita e saj akademike do të largohet nga kjo narrativë.

Disa e kanë trajtuar mungesën e vullnetit të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipëinë si “Kovovo-centrizëm”! Zoti nuk rrehet! Kosova e meriton të jetë qendra e Ballkanit, jo vetëm qendra e shqiptarizmit. Kosova është deri diku centriste, sepse nuk dëshiron të implementojë modelin shqiptar të qeverisjes. Shqipëria është prej 123 vitesh shtet i pavarur. Por akoma nuk po dëshmon se mund të bëjë shtet së paku në atë masë sa Kosova e bën shtetin e saj në pikëpamje të funksionimit, të lirive demokratike, të besimit në institucione, të shpërthimit të talenteve e në shumë aspekte. Çfarë interesi ka Kosova të bashkohet me një shtet i cili funksionon mbi bazën e parimeve të babëzisë? Ose me një shtet si Shqipëria, e cila nuk është e aftë të administrojë, sigurojë dhe mbrojtë vetveten? Çfarë përfiton ajo nëse bashkohet, përveçse arrogancën e shtetarëve dhe dhunës shtetërore deri te administrimi i pronave?! Kush e garanton Kosovën se patronazhistët e partisë në pushtet nuk e mbushin edhe Prishtinën?! Çdo popull në botë bën llogari kur dëshiron t’i bashkohet ose jo një vendi tjetër. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet, cilat janë dobitë dhe dëmet dhe nëse nuk ka avantazhe e dobi, nuk mund të bëjë aventura. Sa më keq do t’i ketë punët e veta Shqipëria, aq më shumë Kosova do të shkëputet nga ideja e bashkimit me Shqipërinë. Dhe kjo nuk është për faj të Kosovës, por të Shqipërisë se atyre profesorëve që mbrojnë idenë e “bashkimit kombëtar”!

Së treti, profesor Prifti i përmbahet pikëpamjes së një federate shqiptaro-kosovare. Dmth se ai dëshiron sërishmi që identiteti i Kosovës të ruhet si identitet kosovar, edhe nëse ajo bashkohet me Shqipërinë. A nuk është kjo një hipokrizi e skajshme? Në njërën anë bëjnë thirrje të bashkohemi se “jemi shqipotarë”, nga ana tjetër thonë se “ti Kosovë nuk duhet të identifikohesh me “ne shqiptarët””! Ti do të duhet të mbetesh me identitet kosovar. Ndërkohë lind edhe pyetja dyshuese: – Pse u dashka të kemi federatë? Apo se miqtë e profesorëve në fjalë në një Shqipëri të bashkuar e unike do ta humbisnin pushtetin?!

Mjaftojnë këto rrjeshta për ta kuptuar qartë, shpejt dhe me kthelltësi atë që përfaqësojnë ata që me dorën e majtë zgjasin një trëndafil dhe dorën e djathtë e mbajnë një thikë pas shpine! Unë e thashë atë që kam për të thënë. Eshte e drejta jote i dashur lexues ta besosh ose jo!

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
FOKUS

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026
FOKUS

Vuçiç humbi zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

27 Tetor, 2026

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
Singaporean Prime Minister Lawrence Wong welcomes German Chancellor Friedrich Merz. During his trip to Asia, Merz is also visiting Japan and South Korea. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjatë vizitës në rajonin e Paqësorit, Merz bën thirrje që BE-ja të nxisë tregtinë e lirë

27 Tetor, 2026

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Netanyahu ngre alarmin për votën arabe, opozita akuzon për përpjekje për të vënë në dyshim rezultatin

27 Tetor, 2026

Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

27 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.