Më 8 qershor paradite, u zhvillua në Yichang të provincës Hubei ceremonia e nisjes së projektit të kanalit të ri të transportit ujor të Sanxia-s, Tre Grykat, ku mori pjesë zv/Kryeministri kinez Ding Xuexiang dhe shpalli fillimin zyrtar të këtij projekti.
Projekti i kanalit të ri të transportit ujor të Sanxia-s kombinon funksionet hidrike, transportin ujor dhe atë ekologjik. Ky është projekti më i madh kompleks në rrjedhën kryesore të lumit Jance pas projektit të Sanxia-s, Tre Grykat.
Pas përfundimit të projektit, nyja e Sanxia-s, Tre Grykat, dhe nyja e Digës Gezhouba do të formojnë një model me katër kanale anijesh, gjë që ndihmon në përmirësimin e kapacitetit të lundrimit ujor të lumit Jance dhe mbështet më mirë zhvillimin me cilësi të lartë të korridorit ekonomik të lumit Jance./CGTN




























































