Më 9 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe kryetari i shtetit i Kinës, Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan morën pjesë në banketin e mesditës të shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës dhe Kryetari i Këshillit të Shtetit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Gjatë banketit, liderët supremë të dy vendeve shkëmbyen thellësisht mendime mbi konsolidimin dhe trashëgimin e miqësisë tradicionale mes Kinës dhe Koresë së Veriut.
Xi u shpreh se në këtë vizitë, ndjeu entuziazmin dhe miqësinë e partisë, qeverisë dhe popullit të Koresë së Veriut ndaj partisë, qeverisë dhe popullit të Kinës.
Unë dhe Sekretari i Përgjithshëm Kim Jong-un kemi arritur konsensus të rëndësishëm mbi zhvillimin e marrëdhënieve të reja mes Kinës dhe Koresë së Veriut, si dhe kemi shkëmbyer mendime të thella mbi ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe botëror. Kina dhe Koreja e Veriut e kuptojnë në mënyrë më të thellë dhe më të gjithanshme njëra-tjetrën dhe drejtimi mbi zhvillimin e ardhshëm është më i qartë. Unë jam i gatshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Kim Jong-un të drejtojmë marrëdhëniet dypalëshe drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe të japim një impuls të ri dhe të fortë për kauzën socialiste të dy vendeve.
Kim nga ana e tij u shpreh se kjo vizitë ka pasur sukses të plotë, duke i dhënë botës një mesazh pozitiv për forcimin mëtejshëm të bashkëpunimit miqësor mes Koresë së Veriut dhe Kinës, si dhe duke tërhequr vëmendjen e lartë të të gjitha palëve. Ky vizitë ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimin e ardhshëm të rajonit. Koreja e Veriut është e gatshme të zbatojë me kujdes konsensusin e rëndësishëm të arritur gjatë vizitës, të promovojë rezultate të reja në bashkëpunim mes dy vendeve dhe të çojë më tej marrëdhëniet Kore e Veriut-Kinë./CGTN




























































