• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana DODA

Si konflikti me Iranin ekspozoi kufijtë e fuqisë ushtarake dhe riktheu gjeografinë në qendër të politikës ndërkombëtare

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacionin ushtarak kundër Iranit më 28 shkurt, shumë analistë e konsideruan atë si përpjekjen më të rëndësishme të dekadave të fundit për të ndryshuar ekuilibrin politik të Lindjes së Mesme.

Objektivat zyrtare ishin ushtarake, si dobësimi i kapaciteteve strategjike të Iranit, neutralizimi i strukturave komanduese dhe kufizimi i aftësisë së Teheranit për të projektuar ndikim në rajon. Por pas këtyre objektivave qëndronte një synim më i gjerë politik. Eliminimi i figurave kryesore të udhëheqjes dhe presioni i vazhdueshëm ushtarak pritej të krijonin kushtet për transformimin e sistemit politik iranian dhe, sipas disa vlerësimeve, edhe për rënien e Republikës Islamike.

Tre muaj më vonë, rezultati është shumë më kompleks.

Një marrëveshje kornizë paqeje midis Uashingtonit dhe Teheranit ka ndalur përkohësisht përplasjen e drejtpërdrejtë. Megjithatë, pyetjet themelore që ngriti lufta mbeten ende pa përgjigje. Republika Islamike vazhdon të ekzistojë. Sistemi politik nuk u shemb. Pas eliminimit të Ali Khameneit, kalimi i pushtetit te Mojtaba Khamenei tregoi vazhdimësi institucionale dhe jo shpërbërje të rendit politik. Në një farë mënyre, duket si një ripërtëritje të vetë regjimit.

Kjo krijon paradoksin më të madh të konfliktit. Pra, një operacion që synonte, të paktën pjesërisht, dobësimin e pozitës strategjike të Iranit mund të ketë prodhuar efektin e kundërt: rritjen e rëndësisë së tij gjeopolitike.

Mësimi më i rëndësishëm i kësaj lufte nuk lidhet me teknologjinë ushtarake, me dronët, me inteligjencën artificiale apo me armët precize. Ai lidhet me një faktor shumë më të vjetër dhe shumë më të qëndrueshëm: gjeografinë.

Rikthimi i gjeografisë

Për një periudhë të gjatë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, mendimi strategjik ndërkombëtar u dominua nga ideja se teknologjia kishte zbehur rëndësinë e gjeografisë. Luftërat precize, mbikëqyrja satelitore, kapacitetet kibernetike dhe globalizimi ekonomik krijuan përshtypjen se vendndodhja fizike e shteteve po humbiste peshën e saj tradicionale.

Konflikti me Iranin dëshmoi të kundërtën.

Pak vende në botë gëzojnë një pozicion gjeografik kaq vendimtar sa Irani. Ai shtrihet në nyjën ku ndërthuren Gjiri Persik, Azia Qendrore, Kaukazi dhe Azia Jugore, ndërsa kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit i jep një rëndësi të veçantë në arkitekturën globale të energjisë.

Gjatë konfliktit, vetëm mundësia e kufizimit të qarkullimit në Hormuz mjaftoi për të shkaktuar luhatje të forta në tregjet energjetike, për të rritur kostot e sigurimeve detare dhe për të ngritur shqetësime në ekonomitë më të mëdha të botës.

Kjo është arsyeja pse Irani nuk mund të trajtohet si një aktor rajonal i zakonshëm.

Në fund të fundit, rëndësia strategjike e një shteti nuk matet vetëm nga madhësia e ekonomisë apo fuqia e ushtrisë së tij. Ajo matet edhe nga aftësia për të ndikuar në funksionimin e sistemit ndërkombëtar. Dhe në këtë aspekt, Irani mbetet një nga nyjet më të rëndësishme të rendit energjetik global.

Lufta tregoi se teknologjia mund të ndryshojë mënyrën se si zhvillohen konfliktet, por nuk mund të ndryshojë vendet ku përqendrohet rëndësia strategjike. Gjeografia vazhdon të imponojë kufij mbi fuqinë.

Dështimi i logjikës së ndryshimit të regjimit

Një tjetër mësim i konfliktit lidhet me kufijtë e forcës ushtarake si instrument për transformimin politik.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, shumë ndërhyrje ushtarake janë mbështetur mbi supozimin se eliminimi i elitave politike ose dobësimi i aparatit shtetëror mund të prodhojë ndryshim regjimi. Përvoja e Irakut, Afganistanit dhe Libisë tregoi se realiteti është shumë më kompleks.

Konflikti me Iranin duket se e konfirmon sërish këtë përfundim.

Para luftës, Republika Islamike përballej me vështirësi ekonomike, pakënaqësi sociale dhe debate të brendshme mbi të ardhmen e vendit. Megjithatë, historia ka treguar se kërcënimet e jashtme shpesh prodhojnë efektin e kundërt nga ai që synohet.

Kur një shtet përballet me një rrezik ekzistencial, shoqëritë priren të bashkohen rreth institucioneve të tyre, ndërsa qeveritë fitojnë legjitimitet nga rezistenca dhe jo domosdoshmërisht nga performanca.

Pikërisht kjo duket se ndodhi në Iran.

Vrasja e Ali Khameneit pritej nga shumë vëzhgues të shkaktonte një krizë të thellë pasardhjeje. Në vend të kësaj, sistemi politik demonstroi aftësi përshtatëse. Kalimi i pushtetit ndodhi pa shpërbërjen e institucioneve dhe pa kolapsin e rendit shtetëror.

Padiskutim, Irani nuk i shpëton pasojave të luftës. Megjithatë, objektivi politik më ambicioz,  transformimi i sistemit  mbetet i paarritur.

Në këtë kuptim, konflikti ngre pyetje serioze mbi aftësinë e ndërhyrjeve moderne për të prodhuar rezultate politike afatgjata.

Kriza e aleancave

Pasojat e luftës nuk u kufizuan vetëm te Irani.

Konflikti ekspozoi tensione të rëndësishme brenda vetë sistemit të aleancave që ka dominuar Lindjen e Mesme për dekada.

Për vendet e Gjirit Persik, lufta shërbeu si kujtesë se stabiliteti ekonomik i tyre mbetet i lidhur ngushtë me sigurinë rajonale. Pavarësisht partneritetit strategjik me Uashingtonin, shumë qeveri të rajonit kuptuan se asnjë garanci e jashtme nuk mund t’i mbrojë plotësisht nga pasojat e një konflikti të madh.

Si rezultat, tendenca për diversifikimin e marrëdhënieve strategjike ka gjasa të përshpejtohet. Bashkëpunimi me Kinën, afrimi me aktorë të tjerë rajonalë dhe politika më pragmatike ndaj rivalëve tradicionalë mund të bëhen pjesë e realitetit të ri të Gjirit.

Lufta tregoi gjithashtu se Lindja e Mesme nuk është më një arenë ku ekuilibrat përcaktohen ekskluzivisht nga Uashingtoni. Prania ekonomike në rritje e Kinës dhe afërsia strategjike e Rusisë me Teheranin kanë krijuar një mjedis shumë më kompleks, ku interesat e fuqive globale ndërthuren me rivalitetet rajonale. Si rrjedhojë, çdo krizë në Gjirin Persik nuk mund të shihet më vetëm si një çështje rajonale, por si pjesë e një loje më të gjerë gjeopolitike që shtrihet nga Mesdheu deri në Indo-Paqësor.

Po aq domethënëse janë tensionet që lufta nxori në pah brenda vetë kampit perëndimor.

Evropa dhe SHBA-ja mbetën aleate, por jo domosdoshmërisht në të njëjtën gjatësi vale. Për shumë qeveri evropiane, rreziku i një konflikti të zgjatur nënkuptonte çmime më të larta të energjisë, presione ekonomike dhe pasiguri të reja gjeopolitike.

Kjo solli në sipërfaqe dallime strategjike që shpesh mbeten të fshehura në kohë paqeje.

Irani, një fuqi e domosdoshme

Ndoshta pasoja më domethënëse e konfliktit nuk lidhet me territore të fituara apo të humbura, por me mënyrën se si ka ndryshuar pozicioni i Iranit në skenën ndërkombëtare. Lufta e ka rikthyer Teheranin në qendër të llogaritjeve strategjike globale, duke e shndërruar atë në një aktor me të cilin fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare nuk mund të shmangin përballjen diplomatike.

Kjo nuk do të thotë se Irani del më i fortë në çdo aspekt. Përkundrazi, konflikti i ka imponuar kosto të konsiderueshme ekonomike dhe ushtarake. Por në politikën ndërkombëtare, rëndësia gjeopolitike nuk matet vetëm me fuqinë materiale. Ajo matet edhe me aftësinë për të ndikuar në zhvillime që shtrihen përtej kufijve kombëtarë.

Dhe pikërisht këtu qëndron ndryshimi. Nëse deri dje debati ndërkombëtar për Iranin përqendrohej kryesisht te programi bërthamor, sanksionet dhe rrjetet e tij të aleatëve në rajon, sot Teherani shihet si një faktor kyç në çështje shumë më të gjera, si sigurinë energjetike globale, lirinë e lundrimit në rrugët detare strategjike, stabilitetin e Gjirit Persik dhe ekuilibrat e rinj të fuqisë në Lindjen e Mesme.

Ky transformim ka ndryshuar edhe natyrën e debatit ndërkombëtar. Tre muaj më parë, pyetja kryesore ishte se si të ushtrohej presion mbi Iranin. Sot, pyetja është se si mund të ndërtohet një rend rajonal i qëndrueshëm pa përfshirjen e Iranit.

Përgjigjja duket gjithnjë e më e qartë. Asnjë formulë afatgjatë stabiliteti nuk mund të funksionojë pa përfshirjen e Teheranit.

Dhe kjo mund të jetë trashëgimia më e qëndrueshme politike e kësaj lufte.

Përfundim: Kufijtë e fuqisë, pesha e gjeografisë

Marrëveshja kornizë për paqen mes SHBA-së dhe Iranit mund të ketë ndalur përplasjen e drejtpërdrejtë, por nuk ka ndryshuar faktin themelor që nxori në pah ky konflikt: kufijtë e fuqisë ushtarake përballë realiteteve gjeopolitike.

Objektivi për të dobësuar Iranin dhe për të transformuar ekuilibrat rajonalë nuk prodhoi rezultatin e parashikuar. Republika Islamike mbijetoi, sistemi politik nuk u shemb dhe Teherani mbetet një faktor i domosdoshëm në çdo diskutim mbi sigurinë e Lindjes së Mesme. Në vend që të margjinalizohej, Irani u rikthye në qendër të llogaritjeve strategjike globale.

Lufta tregoi gjithashtu se teknologjia moderne mund të ndryshojë mënyrën se si zhvillohen konfliktet, por jo logjikën që përcakton rëndësinë e shteteve. Rrugët energjetike, pozicioni gjeografik dhe kontrolli mbi nyjet strategjike vazhdojnë të kenë peshë vendimtare në rendin ndërkombëtar.

Tre muaj pas fillimit të operacionit, mësimi më i madh nuk lidhet me armët që u përdorën, por me kufizimet e vetë fuqisë. Në fund, fituesi më i qëndrueshëm i këtij konflikti mund të mos jetë as një shtet, as një aleancë, as një lider politik.

Mund të jetë vetë gjeografia.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.