• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Irani, Katari dhe Pakistani janë mbledhur më 21 qershor në samitin e liqenit të Lucernit, duke nisur përpjekjen më domethënëse diplomatike deri më tani për stabilizimin e Lindjes së Mesme pas javësh lufë.

Bisedimet formale, që përqendrohen në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran, që solli një armëpushim 60-ditor, pritet të nisi brenda orësh, mëson Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarë nga të gjitha palët pranojnë se procesi mund të zgjasë deri në ditën tjetër, duke nënvizuar kompleksitetin e agjendës dhe brishtësinë e vetë armëpushimit.

Struktura e samitit pasqyron koalicionin e pazakontë pas marrëveshjes: flamujt e SHBA-së dhe Iranit të vendosur krah për krah me ata të Katarit dhe Pakistanit, dy shtetet që kanë luajtur rol kyç ndërmjetësues në arritjen e marrëveshjes.

Ndërsa fokusi kryesor mbetet programi bërthamor i Iranit dhe mekanizmat e uljes së tensioneve, bisedimet pritet të zhvillohen në disa pista paralele, me sesione që trajtojnë vatra të tjera tensioni rajonal, përfshirë Libanin dhe sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit.

As Izraeli dhe as Libani nuk janë të përfaqësuar drejtpërdrejt në samit, por të dyja konfliktet ndikojnë fuqishëm mbi diskutimet.

Të gjitha delegacionet janë tashmë në Zvicër, me Pakistanin që ka mbërritur i fundit. Kryeministri Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë së Pakistanit, Field Marshal Asim Munir, zbarkuan në Zvicër më 21 qershor dhe pritet të marrin pjesë në negociata.

Koha është kritike. Armëpushimi Izrael-Liban, që u arrit dy ditë më parë, veçse është nën presion të dukshëm. Autoritetet libaneze thanë se sulmet izraelite kanë vrarë 67 persona gjatë 48 orëve të fundit, ndërkaq sulmet e Hezbollahut kanë vrarë të paktën pesë ushtarë izraelitë. Që atëherë, Izraeli ka ndaluar operacionet, por kryeministri Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të hakmerret ndaj çdo kërcënimi të ri.

Hezbollahu është edhe grup militant edhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të tij.

Kjo rrit mundësinë që edhe teksa Uashingtoni dhe Teherani negociojnë, përshkallëzimi rajonal mund të minojë procesin diplomatik.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një tjetër pikë kyç e përplasjes. Zyrtarët amerikanë dhe iranianë vazhdojnë të mos bien dakord nëse kjo rrugë detare – jetike për tregjet globale të energjisë – është plotësisht e hapur, një mosmarrëveshje që analistët thonë se Teherani mund ta përdorë si levë gjatë bisedimeve.

“Është një kartë që iranianët ka gjasa ta luajnë vazhdimisht”, tha një analist rajonal që është i afërt me negociatat.

Megjithatë, zyrtarët që kanë mbërritur në Lucernë po sinjalizojnë optimizëm të kujdesshëm. Si Uashingtoni ashtu edhe Teherani janë akuzuar për shkelje të elementeve të armëpushimit, por diplomatët thonë se të dy palët ruajnë interes të fortë për të shmangur rikthimin në luftë në shkallë të plotë.

“Ky është vetëm fillimi”, tha një zyrtar i lartë amerikan për Radion Evropa e Lirë. “Mos harroni, na kanë mbetur edhe 58 ditë.”

Ky afat – pjesa e mbetur e periudhës 60-ditore të zbatimit – mund të përcaktojë nëse bisedimet në Lucernë shndërrohen në një rikonfigurim më të gjerë rajonal ose dështojnë në dritë të realiteteve të pazgjidhura në fushëbetejë.

Përpjekja e ripërtërirë diplomatike erdhi pas ndërhyrjes urgjente të zyrtarëve nga Zvicra dhe Katari, pasi pasiguria rreth pjesëmarrjes së Iranit kishte shkaktuar përkohësisht ndërprerje të takimeve një ditë më parë.

Këshilltari federal zviceran, Ignazio Cassis, zhvilloi konsultime me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, në Burgenstok, teksa Radio Evropa e Lirë mësoi se ndërmjetësues pakistanezë dhe ndihmës të lartë nga Uashingtoni dhe Teherani u përfshinë gjithashtu në përpjekjet për ta shpëtuar procesin.

Më 20 qershor, ekspertët teknikë kishin rifilluar takimet përgatitore në resortin zviceran, ndërsa Zvicra konfirmoi publikisht se bisedimet ishin aktive.

“Zvicra vazhdon të ofrojë një mjedis diskret dhe të besueshëm për të lehtësuar bisedimet në Burgenstok mbi zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit”, tha Qeveria zvicerane, duke refuzuar të japë hollësi të tjera.

Më vonë, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani konfirmuan se negociatorët e tyre do të udhëtonin drejt Zvicrës.

Bisedimet rinisin nën presion

Mbrëmjen e 20 qershorit, delegacioni i nivelit të lartë i Iranit arriti në Cyrih.

Ekipi udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, dhe përfshin ministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi, zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, si dhe zyrtarë të lartë të sektorëve bankar dhe të naftës – duke vënë në pah se lehtësimi i sanksioneve dhe rimëkëmbja ekonomike mbeten në qendër të llogaritjeve të Teheranit.

Nga ana amerikane, nënpresidenti JD Vance, është në Zvicër, duke iu bashkuar të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, dhe këshilltarit presidencial Jared Kushner, të cilët veçse ndodheshin në terren duke punuar mbi detajet teknike të negociatave.

Duke folur me gazetarët përpara nisjes nga baza ajrore Andrews më 20 qershor, nënpresidenti amerikan Vance, tha se bisedimet do të përqendrohen në dy prioritete: programin bërthamor të Iranit dhe stabilizimin e Libanit.

“Mendoj se shpresojmë të bëjmë përparim në çështjen bërthamore dhe të bëjmë përparim në çështjen e armëpushimit në Liban. Këto janë dy çështjet kryesore te të cilat besoj se do të përqendrohemi”, tha Vance.

Ai shtoi se pret që negociatat të zgjasin “disa ditë”.

Deklaratat e tij vënë në pah se sa ngushtë është ndërlidhur fronti i Libanit – dhe përballja e Izraelit me Hezbollahun – me procesin më të gjerë diplomatik ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Libani mbetet pika kyç e mosmarrëveshjeve

Victor J. Willi, drejtor ekzekutiv i Institutit e Zvicrës për Lindjen e Mesme, tha se vetë fakti që bisedimet rifilluan pas ndërprerjeve tregon një realitet themelor strategjik: si Uashingtoni, ashtu edhe Teherani duan t’i japin fund luftës, që nisi në fund të shkurtit.

“Unë mendoj se administrata e [presidentit amerikan Donald] Trumpit është serioze në përpjekjen për të dalë nga kjo luftë”, tha Willi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. “Nuk është një luftë popullore. Ajo e dëmton Trumpin. Potencialisht mund ta dëmtojë edhe në zgjedhjet e mesmandatit”.

Ai tha se edhe Teherani duket po aq i motivuar për t’i dhënë fund luftës.

“Mendoj gjithashtu se iranianët duan të dalin nga kjo luftë”.

Megjithatë, Willi paralajmëroi se struktura e çdo marrëveshjeje mbetet e brishtë për shkak të asaj që ai e quajti “çështja libaneze”.

“Çështja kyç është Libani, çështja kyç është Izraeli”, tha ai.

Sipas tij, Teherani tani po teston në mënyrë efektive nëse Uashingtoni është i gatshëm – dhe i aftë – të frenojë operacionet ushtarake izraelite mjaftueshëm sa për të ruajtur kornizën më të gjerë të paqes.

Ky vlerësim përputhet ngushtë me deklaratat e vetë nënpresidentit amerikan, JD Vance. I pyetur nëse rifillimi i luftimeve në Liban mund të pengonte procesin diplomatik, Vance këmbënguli se situata po përmirësohej.

“Në fakt, gjërat po përmirësohen atje dhe po qetësohen disi”, tha Vance duke shtuar se armëpushimi do të kërkojë menaxhim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Për Willin, kjo mbivendosje e çështjeve është e rëndësishme, sepse: sugjeron se të dyja palët e kuptojnë që Libani mund të jetë faktori më i menjëhershëm që do të përcaktojë nëse afati 60-ditor për zbatimin e marrëveshjes do të mbijetojë.

Ai po ashtu paralajmëroi se politika e brendshme në Izrael mund ta ndërlikojë procesin.

“Brenda Izraelit ekziston mbështetje e gjerë. Izraelitët duan që regjimi iranian të largohet” nga pushteti, tha Willi.

Sipas tij, kjo krijon ato që ai e përshkroi si realitete politike konkurruese – një në Uashington, një në Teheran dhe një tjetër në Jerusalem – të cilat mund të mos përputhen lehtësisht me njëra-tjetrën.

Inspektime, lehtësim sanksionesh

Bisedimet teknike pritet të përqendrohen po në rikthimin e inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) në objektet bërthamore të Iranit, përfshirë në centralin për pasurim të karburantit në Fordo, në centralin bërthamor të Natanzit dhe në qendrën për teknologji bërthamore të Isfahanit.

Një qasje e tillë do të shënonte rikthimin e parë të inspektorëve që nga lufta 12-ditore e qershorit 2025.

Në këmbim, Uashingtoni është i gatshëm të lirojë disa miliardë dollarë nga asetet iraniane që janë të ngrira në Katar, të cilat do të përdoreshin për blerje për çështje humanitare, përfshirë ushqime dhe ilaçe.

Sipas Willit, kjo shtresë teknike e negociatave mund të përcaktojë në fund nëse memorandumi do të shndërrohet në një marrëveshje të mirëfilltë.

“Nëse duhet të ketë një përfundim të besueshëm të programit bërthamor, duhet të ekzistojë një regjim inspektimi”, tha ai.

Ai paralajmëroi se memorandumi i nënshkruar nga udhëheqësit e SHBA-së dhe Iranit në fillim të javës mbetet vetëm një kornizë e gjerë politike.

“Është një tekst i thjeshtë për tituj mediash”, tha ai. “Kjo është diçka shumë e ndryshme nga një marrëveshje e vërtetë”.

Willi gjithashtu paralajmëroi se vetë lehtësimi i sanksioneve do të jetë një nga pjesët më të vështira të zbatimit.

“Nuk mund të jetë thjesht një dekret presidencial”, tha ai, duke argumentuar se për rikthimin e investimeve perëndimore mund të nevojiten ndryshime më të gjera ligjore dhe në fund, edhe veprim nga Kongresi.

Ai theksoi se pikërisht kjo boshllëk – mes deklaratave politike dhe zbatimit teknik – është hapësira ku shumë marrëveshje të mëparshme SHBA-Iran kanë dështuar.

Ngushtica e Hormuzit shfaqet si test

Rifillimi i përpjekjeve diplomatike vjen po ashtu në një moment tensionesh të reja rreth Ngushticës së Hormuzit, pasi Teherani ka bërë hapa sërish për të kufizuar trafikun detar në këtë rrugë strategjike.

Presidenti Trump tha se Irani nuk duhet të vendosë tarifa për anijet tregtare që kalojnë nëpër ngushticë dhe paralajmëroi se Uashingtoni mund të reagojë nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Për Willin, Hormuzi mund të ofrojë treguesin më të qartë dhe të matshëm nëse Teherani po ndryshon sjelljen e tij.

“Ngushtica e Hormuzit është ndryshimi më i matshëm i sjelljes”, u shpreh ai.

Ai shtoi se nëse sulmet ndaj transportit detar ndalen dhe vendoset një regjim i besueshëm që rregullon kalimin detar, kjo mund të jetë një nga shenjat e para konkrete se diplomacia po funksionon.

Kjo do të kishte po ashtu ndikim të menjëhershëm për tregjet globale të energjisë, duke pasur parasysh se rreth një e katërta e naftës dhe gazit botëror kalon përmes këtij korridori të ngushtë ujor.

Evropa vëzhgon me kujdes

Rifillimi i bisedimeve e vendos sërish Evropën – dhe veçanërisht Zvicrën – në rolin e mikpritëses, më shumë sesa të ndërmjetëses.

Zvicra, sipas Willit, vazhdon të luajë rolin e ofrimit të “zyrave të mira”, duke ofruar vendin, logjistikën dhe sigurinë, ndërsa Katari dhe Pakistani mbajnë peshën më të madhe të ndërmjetësimit diplomatik.

Megjithatë, ai argumentoi se lufta më e gjerë 110-ditore ka dhënë një mësim strategjik për Evropën: ka nevojë që të jetë më e vetëqëndrueshme.

“Evropianët duhet të mbështeten më shumë te vetja”, tha ai duke iu referuar një shtyse më të gjerë për riarmatim dhe rënie të besimit në garancitë afatgjata të sigurisë nga SHBA-ja.

Ai shtoi se ky mësim mund të zgjasë përtej negociatave aktuale.

Për momentin, pyetja me të cilën po përballet diplomacia në Burgenstok është më e ngushtë, por jo më pak vendimtare: a mundet që 60 ditët e ardhshme ta shndërrojnë një memorandum, të arritur në kohë lufte, në një arkitekturë të qëndrueshme paqeje?

Si Uashingtoni ashtu edhe Teherani duket se besojnë se hyjnë në këto bisedime nga pozita e forcës.

Por, teksa delegacionet mblidhen në Zvicër, sfida për të dyja palët mbetet e njëjtë: shndërrimi i avantazhit ushtarak në paqe afatgjatë politike.REL

Related- Posts

Bota

Konfuzion në Ngushticën e Hormuzit mes raportimeve se Irani ka mbyllur rrugën ujore

19 Qershor, 2026
Bota

Zvicra thotë se bisedimet SHBA-Iran janë shtyrë

19 Qershor, 2026
Bota

Izraeli sulmon sërish Libanin, pavarësisht marrëveshjes SHBA–Iran

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026

Protestë historike në Tiranë: Diaspora dhe qytetarët bashkohen për “një Shqipëri të re”

20 Qershor, 2026

Një gamë e larmishme filmash shfaqet në kinematë kineze për Festën e Varkave të Dragoit

20 Qershor, 2026

Mianmari gati të thellojë miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën

20 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.