• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026
in FOKUS, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Fadil Maloku,

Sociolog

Demokracia mediale si “kolonizatori” më sofistikuar e politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve dhe përmbajtjeve të reja informative në mënyrë radikale po e ndryshon si rolin ashtu dhe amanetin tradicional të ofertave dhe joshjeve publike politike.

2. Në fakt, në kohën tonë mediet kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej zakonisht; mes “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”! Partitë politike dhe politikanët e kotit, përmes doktrinës së njohur të spinë doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo; manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” aktive të opinionit publik të shoqërive transitive. 

3. Sa më shumë që mediet publike e reduktojnë diskursin politik (p.sh. për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në një prezantim të thjesht argëtues, aq më shumë i realizojnë pritjet e publikut të gjerë. Sepse, ato në periudhën e transicionit, kur ende nuk janë stabilizuar as “përgjegjësia”, e as “sundimi i ligjit”, e kanë shumë më lehtë të lozin rolin e “viktimës në sandviç”! Injoranca e programuar dhe e financuar nga disa qarqe; antishtetërore e antishqiptare (padyshim!), ca matrapazëve lokal medial e ca mercenarëve tanë politik (që janë bërë “kockë e asht”), kohëve të fundit në gjitha shoqëritë shqiptare në Ballkan, është duke iu dhënë hapësirë enorme mediatike! Shtrohet pyetja, se çfarë po ndodhë në fakt, me këto shoqëri (që nga goja e burokratëve të Brukselit identifikohen si: periferike!)?

4. Kjo tendencë mediale, apo “frymë” tipike antikombëtare, që ndryshe në shkencat sociologjike identifikohet dhe shquhet si mënyra dhe metoda më e sofistikuar e “operacionit” pa dhimbje, për publikun e gjerë naiv dhe ende të pa emancipuar sa duhet politikisht dhe ekonomikisht, ka marr një turravrap mjaft interesant?! Më e keqja, e gjithë këtij “pushtimi” të pahetuar nga publiku i gjerë, por jo edhe nga sociologët dhe ekspertët mediatik qëndron në atë; se përveç kurdisjeve tematike që bëhen me të gjitha mjetet propaganduese (rrjetet sociale, Tv-et private, në këtë periudhë të transicionit të stërzgjatur!), ato, janë duke i kontaminuar tmerrësisht dhe qëllimisht, pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë.

5. Duke i “skanuar” disa nga këto “norma e vlera imponuese”, kryesisht në mediet dhe rrjetet sociale mbarëkombëtare nga ana e këtyre matrapazëve dhe injorantëve mercenar, ne me “briskun” tonë sociologjik kemi kuptuar që kjo injorancë e programuar dhe orkestruar nga “qendra kibuci”, nuk janë as të rastësishme, e as të paqëllimshme! Nuk janë të rastësishme, shkaku se përsëritjen e “lajmeve dhe temave” (natyrisht; gjithnjë të përzgjedhura me kujdesin maksimal!) që ata i imponojnë publikut të gjerë, pra masës amorfe dhe deri diku naive, e të pa emancipuar politike sa duhet, ia gatuajnë dhe servojnë me do pretekste dhe elokuenca të një trendi e “produkti”, kinse masovik, e global!? Ajo çfarë fillimisht bie në “syzet” tona pa dioptri, janë forma dhe përmbajtja e veprimit të tyre në union, dhe në situata e tema të karakterit shtetërorë e kombëtar!? 

6. Si ato që vijnë me etiketa lindore; por, të “promovuar”, nga mercenarët “identitar” shqipfolës!, ashtu edhe ato perëndimore; por, të “prodhuara” nga injorantët vetëmohues të identitetit tonë shqiptar!? Tani, shtrohet pyetja një milionëshe nëse, është në pyetje “testimi” i shkallares së atrofimit të gjykimit tonë qytetar për të kaluarën e pakthyeshme dhe përplot dilema identitare, e hamendje historike, e kulturore; apo, është në pyetje përzgjedhja e mënyrës sonë më të shpejt për t’u “arratisur” nga përditshmëria gjithnjë më e zymtë dhe më e pa perspektivë?! 

7. Të njëjtat “qendra kibuci” e gazetar mercenar, (të trajnuar enkas) me metoda shumë të sofistikuara mediale, rrjeteve sociale, etj. po mundohen që publikut të hutuar dhe të frikësuar t’i “amputojnë” heshtazi dhe me aplikativitet sa më masovik, disa; ligje, norma, rregulla e kode gjëja të reja; sociale (duke rritur qëllimisht dozën e histerisë së “terapisë” publike!); politike (duke na imponuar; hipokritët, injorantët, dhe të korruptuarit, si modele lidershipi!); fetare (duke injektuar kontaminimin në tradita e etnopsikologji antifetare, e antikombëtare!); kulturore; (duke përdorur “shpëlarjen e trurit”, për të krijuar huti dhe konfuzion në publikun e pakënaqur indiferent, me rrjedhat e gjertanishme të pasluftës!); 

8. Këshilla ime; Mos bini pre e manipulimit dhe injorancës së tillë mercenare! Debati publik, ka degradua në pothuajse gjitha sferat e jetës aq shumë, sa që të mbushet mendja që jemi në gjendje kolapsimi e kome të thella vlerërore, intelektuale, e kulturore, sa që vetëm “vaksinat e tyre” të reja mendore mediatike, mund të na shpëtojnë si shtendërtimin, ashtu edhe vendin ku po jetojmë! Duke harruar kështu, se në këto hapësira jemi edhe ne do tjerë, që anipse, nuk hyjmë qëllimisht në “konkurrencën” e tyre jo lojale e tejet djallëzore, i përcjellim dhe i kuptojmë taksativisht si “lojërat” e tyre të ndyta, ashtu edhe qëllimet e tyre antishtetërore e antikombëtare.

9. Degradimin e gjuhës së komunikimit publik po e bëjnë kryesisht injorantët dhe tipat mercenar, të cilëve u ka humbur si “busulla” orientuese e kohës dhe humanitetit, ashtu edhe ekuilibri etik publik! Tipat e tillë denigrues, përmes injorancës dhe mercenarizmit të ngjizur më së miri pasqyrojnë si nivelin e emancipimit të tyre, ashtu edhe defektet dhe varfërinë e mendjes së tyre intelektuale e identitare! Por, çfarë është natyrshmëria e varfërisë identitare?

10. Natyrshmëria identitare, ruhet, mbrohet, kultivohet…etj. kryesisht përmes origjinës së vetës sonë sociale e kulturore. Çdo “arratisje” eventuale improvizuese, e qëllimshme, apo qoftë edhe e detyrueshme (sado kudo e përkohshme!), e zbehë dhe e shqetëson identitetin e origjinës sonë fillestare. Pra, duket që “stacionimi” social dhe ai kulturor në origjinë tonë identitare, frymon shumë më natyrshëm, më arsyeshëm, më akomodues, e besa edhe më qëndrueshëm. Nê fazën e parë “emancipuese”, ky njeri i ekzaltuar me modelin e ri identitar…joshet në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha anët e mundshme! Bile, shkohet aq larg me premtime e joshje…sa që (ne fazat e mëvonshme e me një tretman beneficues) atë e trajtojnë edhe si subjekt relevant, ne gjithë jetën sociale, politike e kulturore! 

11. Në mënyre qe ne fazat e mëvonshme, ai (pra ky njeri!) duke qene i shtrënguar nga “kërkesat” dhe joshjet statusore (edhe morbide e skizofrene!) shtesë…ai shndërrohet nga subjekti në objekt….! Tani, realizimi i tij si objekt, duhet ta “mbath” një trajtesë shumëdimensionale; filozofike, sociologjike, psikologjike, sociale, kulturore. Që në kushtet dhe rrethanat e ndërtimit të raporteve të reja, në procesin e transicionit shpeshherë rrëshqet në një model të ri kapitalizmi…pra, një tip kapitalizmi që shumica e sociologëve të sotëm e identifikojnë si (predatory capitalism) kapitalizëm grabitqar!

12. Shoqëria kosovare si një shoqëri akoma tipike e transicionit, duke qenë e hendikepuar me faktin e mungesës së një lloj tradite sado kudo të vogël dhe të natyrshme në ndërtimin e raporteve kapitaliste, pra raporteve dhe logjikave të pamëshirshme tipike konkurruese përmes të cilave pa dyshim do të profilizoheshin, si: shtresat e ndryshme sociale ashtu edhe elitat e reja politike, ato ekonomike, kulturore e sociale. Shoqëria kosovare, duke qenë e privuar nga ky rrugëtim i natyrshëm i ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve demokratike shkaku i fenomenit të“katapultimit” të saj nga një shoqëri tipike postsocialiste(bile edhe fisnore!) në një shoqëri të re demokratike, kujtoj është interesant për çdo eksplorues social të bëjë krahasimet e duhura sociologjike, në mënyrë që të kuptojë si specifikat ashtu edhe përvojën (nëse dëshmohen si të tilla) e ndërtimit të këtyre raporteve deri tani të panjohura.

13. Rrugëtimi i Kosovës në ndërtimin e një kapitalizmi identik me vendet e tjera që tradicionalisht kanë kultivuar një tip të natyrshëm të këtyre raporteve ka dështuar. Dhe se ajo çfarë është duke ndodhur në Kosovë ka të bëjë me një lloj kapitalizmi grabitqar…i cili pamëshirshëm po e rrit dhe zbulon veten e vet përmes ushtrimit të monopolit në politikë dhe gllabërimit të sferave të tjera të jetës ekonomike, në vend që të krijojë parakushte ligjore e ekonomike për një shtresëzim të natyrshëm social që do të duhej të kultivohej sipas logjikës së një konkurrence lojale me rregulla strikte të arritura përmes një konsensusi të gjatë dhe maratonik midis botës së biznesit dhe shtetit si rregullator i këtyre raporteve. 

14. Bartësit e këtij lloji të kapitalizmit të vrazhdë dhe pa dyshim joproduktivë për gjithë shoqërinë kosovare, në fakt janë jo biznesmenët e ngritur në bazë të konditave dhe parametrave ekonomikë, por politikanët e katapultuar dhe rekrutuar, përmes ushtrimit të fuqisë që u mundësoi (fuqia politike) aparati shtetëror dhe mekanizmat e ndryshëm institucionalë që për imperativ ekskluziv e kanë pasurimin brenda natës përmes shitjes së pasurisë shtetërore. Tani shtrohet pyetja bazike, nëse mund të shërbehemi edhe më tej me teorinë marksiste mbi klasat klasike, apo duhet të identifikojmë një proces të shtresëzimit, që strukturalistët bashkëkohor e kanë kogja problem ta identifikojnë.

15. Do të ishte krejt e natyrshme sikur procesi i shtresëzimit social në Kosovë të ushtrohej përmes konkurrencës së tregut, ku nismëtarët e rinj apo pronarët e vegjël në tregun e brendshëm të fuqizoheshin dhe të pasuroheshin sipas kësaj logjike, por procesi i krijimit të shtresës së të pasurve shkoj në një drejtim tjetër interesant. Në realitet rolin e kapitalisteve të rinj, e morën politikanët, të cilët deri dje s‘kishin në pronësi të tyre pothuajse asgjë pranë vetes, ndërsa tani janë bërë pronarë të shumë kompanive shtetërore, apo të paktën kanë aksione në këto kompani të cilat u sollën më parë me “meritat” e tyre në greminën e bankrotit në mënyrë që më vonë të njëjtat përmes procesit të privatizimit të egër (të ndodhur të spinofit të famshëm) t’u shiten kompanive transnacionale. 

16. Dukuria e kooperimit të mafisë politike lokale dhe bosëve të kompanive të mëdha dhe të dyshimtë për fshehje të tatimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë në krijimin e kastës së re kapitaliste në vendet e transicionit është një proces do të thosha tejet i ri edhe nga ekspertët e lëmenjve të tjerë, por esenca është se ky fenomen në fazën e parë të ndërtimit të kapaciteteve kapitaliste, pra akumulimit të parë të kapitalit në një mënyrë apo tjetrën (siç e vlerësojnë ata) ishte në favor dhe funksion të fillimit të krijimit të kapitalit fillestar. Dukuri kjo që për shumicën e sociologeve ishte pa dyshim një shteg i radhës që pak a shumë e ndihmoi procesin tjetër të kriminalizuar dhe të njohur si “shpëlarje të parave” të një vendi që nuk ka ndonjë tradite në konsolidimin e legjislativit dhe të sundimit të ligjit. 

17. Tani kur të kihet parasysh që efektet e privatizimit në rastin e Kosovës akoma nuk janë të prekshme në kuptimin e shifrave të reduktimit të papunësisë për shtresat e gjera të punëtorëve, atëherë bëhet shumë më e qartë se shteti i ri i Kosovës është në rrugë të dështimit në menaxhimin e resurseve dhe pasurisë se gjithëmbarshme nacionale që qe ngritur me djersen e gjeneratave të tera në ish-regjimin e komunizmit. Zakonisht për një përshtypje të këtillë shërbehen parametrat ekonomikë dhe ata socialë, që gjenden jashtë atij vendi apo atij shteti që ndodhin këto keqpërdorime dhe këto manipulime në nivele herë herë aferash e skandalesh sikurse ishte ai i vetëvrasjes së ish-kryetarit të AKP-së dhe aferave të tjera kriminale që në rastin e Kosovës, janë evidentuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë që monitorojnë këtë proces.

18. Shtresëzimi social, që prodhoi ky fenomen i kolapsit të pasurisë shtetërore, në favor të grupeve apo klaneve që ishin afër apo më mirë me thënë menaxhonin procesin e ndërrimit të titullarit të pronës shtetërore, bëri që tani kemi një tipologji interesante dhe do të shtoja specifike të elitave ndër ne këtu në Kosovë.

19. Aktualisht mund në vija të trasha, mund të identifikojmë ca lloje elitash; elitat makrobiznesore që u rekrutuan nga sfera e politikës së pasluftës dhe elitat e tjera biznesore që përpëlitën dhe varën tërësisht nga ajo e lartcekura. Elita e cilësuar si makrobiznisore në rastin tonë menaxhohet kryesisht në parime familjare, fisnore, krahinore, etj. dhe në fakt tani edhe de jure është në proces të pronësisë së shumicës së kompanive dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore. Ndërsa, elita biznesore që realisht është ajo e kompanive të vogla të cilat kane hy me rreziqe në konkurrencës jolojale vendore edhe për shkakun se bosët e makrobizneseve ushtrojnë haraç si përmes taksave të ndryshme që ua shtojnë këtyre të dytëve në cilësinë e shtetarëve, ashtu edhe përmes financimit të dyshimtë të fushatave elektorale gjatë kohës së zgjedhjeve në nivele lokale dhe nacionale.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026
FOKUS

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026
FOKUS

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026

Protestë historike në Tiranë: Diaspora dhe qytetarët bashkohen për “një Shqipëri të re”

20 Qershor, 2026

Një gamë e larmishme filmash shfaqet në kinematë kineze për Festën e Varkave të Dragoit

20 Qershor, 2026

Mianmari gati të thellojë miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën

20 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.