Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet.
Ndërsa informoi se ku mund të gjendet ky libër, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “The Albanian Files” sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi.
“Libri i mallkuar së shpejti në “Adrion”, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, u shpreh Rama.
Një grup qytetarësh, pjesë e protestës kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, librin “The Albanian Files”.
Sipas tyre, libri është “përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Edi Rama”. Qytetarët pretendojnë se libri “The Albanian Files”, përmban 523 projekte që shmangin konsultimin./CGTN





























































