Prof. Dr. Enver Bytyçi
Kur ditën e tretë të protestës vajza dhe djali më ftuan që të shkoj në shesh, ende kisha pikëpyetjet e mia rreth saj. Ata më ngacmuan “Apo nuk vjen se protestuesit thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”! U thashë jo, nuk po hezitoj për këtë, por se kjo lojë e barazisë së fajeve midis Ramës dhe Berishës është përpjekje për ta shpëtuar pikërisht atë që sot është e keqja më e madhe e këtij vendi. Megjithatë unë e mirëkuptoj këtë parullë në kuadër të qëllimit për të ndryshuar tashmë sistemin politik në Shqipëri. Dhe shkova në protestë. Më mjaftonte parulla kryesore “Shqipëria nuk është në shitje”, e cila sa vjen e më rrallë po duket në protëstat e sotme.
Kështu iu bashkova protestës, të cilën unë vetë e kam filluar me parullën e lartpërmendur që ditën kur Edi Rama shkeli në Beograd atë nëntor të vitit 2014. Duke shkruar vazhdimisht dhe pa ndërprerje për aktet dhe politikat anti-kombëtare të Ramës kam paralajmëruar gjithnjë për rrezikun serioz të këtyre politikave. Isha një zë gati si në shkretëtirë. Nuk u mërzita. Prandaj dhe kur plasi protesta nuk u befasova. Por shkova ditën e tretë në protestë, pashë grupe heterogjene të pjesmarrësve. Pashë njerëz që flistnin për interesin dhe ngjarjet personale. Pashë fjalime të mira e shumë të mira, por edhe nga ato vulgaret, të cilat nuk i bëjnë nder një lëvizje që synon vlerat. Pashë një organizim të çorganizuar. Dhe asnjëherë, në shumë raste që shkova, në protrestë nuk iu afrova mikrofonit. Më mjaftonte parulla “Shqipëria nuk është në shitje”!
Ditët kalonin dhe parulla “Rama në burg, Berisha në burg”, filloi të transformohej në atë tingullin e zgjatur: “Rama në burg, Berisha në buuuurg”! Ishte kjo një sjellje e intonimit të zërit të zakonshëm në një intonim baritori, apo ishte diçka e brendshme?! Pashë që ata që e intonuan burgun për Berishën ishin grup relativisht i madh dhe të gjithë bashkë, të organizuar thërrisnin me urrejtje kundër liderit të opozitës! Kuptohet, majtisë ekstremë dhe sorosistë fanatikë! A mund të presësh diçka tjetër nga ky lloj samuni?! Sigurisht që jo! Por ajo që më bën përshtypje lidhet me diçka tjetër. Me historinë e dekadës së fundit të Sali Berishës.
Sali Berishën e deshi në burg pikërisht Sorosi. Para pesë vitesh atë e shpalli non grata soorosisti i njohur, Antony Blinken. Pastaj janë të njohura presionet e sorosistëve të tjerë si Juri Kim, Escobar e të tjerë për ta burgosur Sali Berishën. E burgosën! Fillimisht në arrest shtëpie për 333 ditë radhazi, pastaj me paraqitje dy herë në muaj para togës së soros-gjyqtarëve. Kryesorosisti në krye të qeverisë së Tiranës, Edi Rama, pagoi dhe korruptoi deri njerëzit e famshëm të FBI-së për të përgatit dosjen e shpalljes non-grata dhe penalizimit të Sali Berishës. Tri vite e kusur vazhdon saga e “burgosjes” së liderit demokrat dhe këta në boulevard përsërisin ende “Berisha në buuuurg”! Duket se nuk janë të kënaqur nga pafajësia e tij! Kaq të verbër janë. Ka prej tyre që e bëjnë këtë për interes të turmës. Por grupimi që e ushqen diçka të tillë është i porositur prej Sorosit. Në këtë grupim bëjnë pjesë e janë të zellshëm dhe ish-demokratët e Sorosit, që kanë krijuar partinë e tyre, deri te Salijani!
Megjithëse tri vite në proces hetimi dhe gjyqësor, Sali Berisha duket se për çeshtjen që akuzohet del më pak fajtor sesa Edi Rama. Shikoni! Në gjyq është Berisha, por më shumë se emri I tij aty lakohet emri i Edi Ramës. Berishën nuk mundi ta akuzojë as kundërshtari i tij, “horri i Bulevardit”, Bamir Topi, kur dëshmoi në gjykatë. Asnjë akuzë! Asnjë fakt penal! Asnjë provë e dëshmi penalizuese! Thjesht hamendësime, si ato të dosjes për shpalljen non-grata. Por turma e grupuar e sorosistëve vazhdon ta penalizojë publikisht: “Rama në burg, Berisha në buuuurg”! Çfarë ironie e paskrupullt! Dhe këta na shesin moralin e Republikës së Re! E bëjnë këtë duke mbrojtur Edi Ramën në mënyrën më mashtruese të mundshme! Asnjë efekt tjetër nuk ka ajo parullë, përveçse mbrojtjes së pamundshme të Edi Ramës. Këtë e provon edhe mënyra sesi e kanë përdorur këtë parullë kriminelët në pushtet dhe papagallët e tyre. Këta papagallë thonë se “Nuk ka ndodhur kurrë të protestohet kundër opozitës”! Dmth janë ky grupim protestuesish që ia dha kriminelëve e tradhtarëve të kombit armën e mbrojtjes. “Me ne, ose si ne, është edhe Sali Berisha”! Në fakt me këtë akt Edi Rama, Taulant Balla e deri te Spiropali, po përpiqen të dalin nga sikleti i etiketës “tradhtar” e “zullumqar”! Sepse nëse në këtë grupim hyn Sali Berisha, atëherë ata marrin një lloj garancie se nuk janë të tillë. A mund t’i thotë dikush Sali Berishës “tradhtar”?! Kurrë jo! Atëherë për Ramën dhe të tijët është një mrekulli që ai futet në rrethin e ferrit të burgut, njësoj si kryemafiozi, kryekrimineli dhe kryetradhtari, Edi Rama!
Kaq ka mjaftuar që protesta gradualisht të marrë tiparet e Sorosit. Megjithatë Sali Berisha nuk u kompleksua nga kjo. Për dy muaj radhazi ai vazhdoi ta mbështesë protestën e të rinjve dhe po e bën këtë me dinjitet të padiskutueshëm. Madje po shfrytëzon me mjeshtri parlamentin që t’i japë sa më shumë zë protestës. Asaj proteste ku thirret “Rama në burg, Berisha në burrrg”! Eshtë kjo një sjellje unikale! Prandaj Berisha nuk barazohet me askënd e jo më me Edi Ramën. Ai është unik në sjelljet dhe qëndrimet e tij politike! Si gjithmonë, sfiidues i pamposhtur!
© 2026 Argumentum





























































