• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Letër e hapur Presidentit Begaj: Të ndalet hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër

5 Gusht, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Letër drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, Prof. Dr. Bajram Begaj!

I nderuar dhe respektuar Shkëlqesia Juaj, President Begaj,

Gjithmonë ka patur arsye për t’ju shkruar Ju me qëllim që të kërkohet ushtrimi i autoritetit Tuaj për të mbrojtur territorin dhe interesat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar! Por rasti i fundit, kur kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë kanë nënshkruar në parim hapjen e konsullatës së Serbisë në Shkodër dhe asaj të Shqipërisë në Bujanovc, është rast i paprecedencë në shkelje të interesit tonë kombëtar e shtetëror. E di se në çdo vendimmarrje gjenden argumente pro dhe kundër. Mbështetësit e kryeministrit po thonë se hapja e konsullatës serbe në Shkodër është një gjest formal, sepse kjo konsullatë vetëm 54 qytetarëve me origjinë serbe do t’u shërbejë. Dhe sipas tyre “nuk ka nevojë që të politizohet marrëveshja e nënshkruar”! Ndërsa hapja e konsullatës shqiptare në Bujanovc, thonë ata, u shërben gati 100 mijë shqiptarëve, duke e pretenduar “si të suksesshëm” vendimin në fjalë. Këta apologjetë po e mbrojnë vendimin në fjalë me të tilla argumente, si ato “të bashkëpunimit e mirëkuptimit rajonal”! Por unë nuk di ndonjë vend tjetër në botë që në shenjë tolerance, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi fal zona ekskluzive influence dhe përligj pretendime territoriale ndaj fqinjit të tij. Aq më pak t’i falë influencë një vendi si Serbia, e cila para dite e mbas dite, madje edhe në mesnatë na sulmon dhe kërcënon, sidomos në Kosovë. Dhe të vjen keq që këtë narrativë e mbrojnë gjithashtu gazetarë të Kosovës, të cilët e njohin Serbinë shumë herë më mirë sesa ne shqiptarët e Shqipërisë.

Më lejoni i nderuar president Begaj të sqaroj sa më poshtë:

1. Marrëveshja për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër dhe të konsullatës shqiptare në Bujanovc është marrë në fshehtësi të plotë, pa konsultime dhe pa transparencë. Nuk e di nëse ministri i Jashtëm, zoti Hoxha, është konsultuar me Ju dhe ka marrë mendimin Tuaj. Por ai nuk është konsultuar as me të vetmin deputet shqiptar në Luginë, zotin Shuaip Kamberi dhe as me ekspertë shqiptarë në Shkodër, Tiranë apo grupe të tjera interesi. Vendimi për këtë është marrë, si në çdo vendimmarrje tjetër, në errësirë të plotë. Madje bërjen publike të tij e mori përsipër pala serbe, përkatësisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, sepse mesa duket ministri ynë Ferit Hoxha kishte frikë të njoftonte vetë publikun shqiptar. Në një vend normal do të mjaftonte kjo sjellje për ta kontestuar marrëveshjen e hapjes së konsullatave në fjalë, sidomos të konsullatës së Serbisë në Shkodër.

2. Ndonëse konsullata jonë në Bujanovc është e justifikuar, hapja e konsullatës serbe në Shkodër është krejt pa vend dhe jo e justifikuar. Prandaj dhe Shkodra nuk mund të justifikohet si gjest reciprociteti në marrëdhëniet me Serbinë, sepse në Shkodër nuk ka serbë zoti President! Për më keq, kjo marrëveshje hap një precedent të rrezikshëm për vendet e shtetet e tjera fqinjë e jo fqinjë. Është krejt e pajustifikuar dhe rast unik i paprecedentë, sepse askund në botë nuk ka ndodhur deri më sot që të hapen konsullata në rajone ku jetojnë vetëm 54 minoritarë të një shteti tjetër. Prandaj e konsideroj këtë hap si nënshtrim të diplomacisë dhe politikës shqiptare ndaj interesit të Serbisë në rajon dhe në Shqipëri. Duhet ditur se kjo marrëveshje i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjeve të tjera p.sh për konsullatë greke në Himarë, apo qarqe të tjera ku janë deklaruar qoftë dhe 100 qytetarë shqiptarë të kombësisë greke, bullgarë, maqedonas, goranë e të tjerë.

3. Kjo që thashë më lart është njëra anë dhe jo më kryesorja. Ky vendim i ka hapur rrugë diversionit dhe provokimeve serbe në territorin shqiptar, sidomos në qarkun e Shkodrës. Historia është ndihmësja më e mirë për të kuptuar të vërtetat që fshihen pas një akti, që na paraqitet si element i bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe “miqësisë” shqiptaro-serbe. Në Shkodër kanë jetuar në një fshat, Vrakë, një numër qytetarësh të minoritetit malazez, të cilët Serbia i ka trajtuar si serbë. Këta dhjetra banorë të Vrakës u arratisën në fund të viteve 1980 dhe shkuan në Jugosllavi. Regjimi i Milosheviçit i përdori ata si kolonë për ndryshimin e strukturës së popullsisë në Kosovë. U ndërtoi një qytezë në lokalocionin midis Gjakovës dhe Deçanit, me qëllim që të jepte mesazhin e asgjësimit të elementit shqiptar në Kosovë. Por fatmirësisht pas Luftës së Vitit 1999 këta banorë kolonë ikën nga Kosova për një jetë më të mirë në rajone tët jera të Serbisë.

Sot, në krye të shtetit të Serbisë janë pasardhësit e Milosheviçit, si psh dy ish-ministrat e tij, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq. Ata kanë shpallur dhe shpallin çdo ditë politikat e tyre anti-shqiptare, deri te provokimet për ndërhyrje ushtarake kundër shtetit të Kosovës.

Ndërkaq ata që i njohin zhvillimet në Ballkan dhe në rajon gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913) e dinë se Shkodra është pretenduar përmes një fushate të rrezikshme nga ana e Beogradit dhe Cetinjës. Kush beson se pasardhësit e Milosheviçit kanë hequr dorë nga ato pretendime, ai gabohet rëndë. Megjithatë, shteti shqiptar, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Jashtëm, nuk pranojnë të marrin në konsideratë rrethana të tilla krejt të pavaforshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar. Janë marrosur në veprimtarinë e tyre pro-interesave të Serbisë dhe nuk duan të kuptojnë se Beogradi ka burgosur psh informatorin serb të varrezës masive të 24 intelektualëve shqiptarë të Mitrovicës në Zubin Potok, ku sot po bëhen kërkime për gjetjen e eshtrave të tyre.

Ndërsa Serbia sillet me Kosovën siç sillej Milosheviçi i Zi ndaj saj, ndërsa mijëra kufoma të genocidit serb në Kosovë fshihen në varreza masive serbe, ndërsa një ministre e qeverisë së Beogradit kritikon Milosheviçin pse ai në vitin 1998 nuk e spastroi Kosovën etnikisht nga shqiptarët, ndërsa në Kosovë zbulohen gjithnjë e më shumë agjentë të BIA-s serbe, kryeministri dhe shefi ynë i diplomacisë e shpërblejnë Beogradin me një konsullatë në Shkodër. Kjo sjellje nuk është e bazuar te reciprociteti, i dashur president, por në një lloj marrëdhënie inferiore dhe madje të dyshimtë e të rrezikshme midis Tiranës Zyrtare dhe Beogradit. Prandaj nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e konsideroj pa asnjë pendesë si tradhti kombëtare të kryeministrit tim e Tuajit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

4. Pak ditë para njoftimit për hapjen e konsullatës një grup studiuesish të Serbisë erdhën në Shkodër dhe folën për trashëgiminë serbe në këtë qytet, përfshirë edhe Kalanë e Rozafës. Mesa duket në Beograd kanë menduar mirë që në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes për konsullatën, të nisin edhe aktet provokative anti-shqiptare. Këto provokime do të shpeshtohen vazhdimisht dhe do të kenë mbrojtjen zyrtare të konsullatës në fjalë. Kjo është më e pakta që ka filluar të ndodhë. Por ajo që më shqetëson lidhet me faktin se kryeministri i Shqipërisë dhe shefi i diplomacisë sonë, zoti Ferit Hoxha, nuk duan të kuptojnë se Serbia investon gjithçka që ta ketë nën influencën dhe sundimin e saj (modern) rajonin e Ballkanit Perendimor dhe vetë Shqipërinë. Nuk deshën ta kuptojnë këtë as kur nxitën dhe mbështetën me fanatizëm nismën e Open Balkan, as kur mbështetën ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës, as edhe në raste të tjera, kur ata mbështetën politikat serbe kundër Kosovës e disa herë edhe kundër Shqipërisë. Nëse kemi shpëtuar nga kthetrat e Serbisë, si Open Balkan, kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së ekuilibrave në marrëdhëniet euro-atlantike, pra ka qenë fati ynë!

Por ne nuk duhet të lejojmë më që fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të vendoset nga fati i këtyre ekuilibrave. Nuk duhet të lejojmë që fati i Shqipërisë të varet nga marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha e të Mesma në Europë. Ne duhet të parashikojmë vetë gjithçka që na sjell dëme ose dobi dhe të veprojmë politikisht e diplomatikisht bazuar në këtë princip. Fatkeqësisht jo rrallë Shqipëria u ka shpëtuar goditjeve fatale për shkak të ekuilibrave rajonalë e jo për shkak të angazhimit politik e doplomatik të lidershipit të saj. Ndërsa lidershipi i sotëm me shumë vendime që merr duket se po mban gjithnjë e më shumë anën e armiqve të kombit shqiptar. Marrëveshja për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër është vendimi i fundit antishqiptar i tij.

5. Kryeministri Rama, i dashur zoti President, gjithnjë në këto dy dekada të qeverisjes së tij ka mbajtur qëndrime pro-serbe dhe anti-Kosovë. Madje edhe në momente shumë të vështira për Kosovën, si në rastin e aktit terrorist të Banjskës, ai nuk e etiketoi atë akt me emrin e saktë, si terrorizëm, ndërkohë që protestuesit shqiptarë sot nuk nguron t’i etiketojë me terma më të ashpër edhe se terrorizmin. Në momente të tilla të një lufte të hapur të Serbisë kundër Kosovës, zoti kryeministër mori në mbrojtje Serbinë, duke kërkuar në një samit të NATO-s që ajo të mirëkuptohet për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Jo vetëm kaq, ai e quajti veriun e Kosovës “Tokë e askujt”, ndërkohë që atë tokë e vaditi me gjakun e tij oficeri i policisë, Afrim Bonjaku. Ndërkaq ju i njihni hakërrimet e kryeministrit tonë kundër lidershipit të Kosovës, kur ata refuzuan t’i bashkohen nismës dhe projektit serb të Open Balkan. Në çdo rast kur ka ndodhur konflikt midis Serbisë dhe Kosovës, zoti Rama ose ka qëndruar “neutral”, ose ka heshtur, ose ka marrë anën e Serbisë kundër Kosovës. Madje ai tentoi të marrë rolin e ndërmjetësit gjithashtu për t’u dhënë serbëve në Kosovë autonominë e lidhjes së tyre ligjore, kushtetuese dhe të përhershme me Beogradin. E kam fjalën për projektin që ai hartoi për të ashtuquajturin “Asosacion i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”

Kjo sjellje e tij e çuditshme në pajtim me politikat serbe të Aleksandër Vuçiq tani u shoqërua me marrëveshjen për hapjen e konsullatës së Serbisë në Shkodër. Kjo konsullatë do të jetë një trashëgimi anti-shqiptare e kryeministrit dhe ministrit tonë të Jashtëm. Prandaj ju lutem zoti President Begaj që me autoritetin Tuaj si kryetar i shtetit shqiptar të ndërhyni dhe ta ndaloni zbatimin e marrëveshjes së sipërpërmendur. Në emër të së drejtës, në emër të së mirës së përbashkët të Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit, në emër të së vërtetës, në emër të paqes e sigurisë dhe në emër të të madhit Zot, pengojeni i nderuar President hapjen e kësaj konsullate, e cila do të jetë si gozhda e Nastradinit në hapësirën tonë shqiptare për Serbinë. Do t’u nxihet jeta shkodranëve me intrigat dhe djallëzitë e Beogradit dhe do ia shohim sherrin të gjithë ne shqiptarët një vendimi të tillë. Kujtoni se çfarë po ndodh në Himarë nga viti 2001 dhe do ta kuptoni se sa e rrezikshme është që në Shkodër të jetë prezente Serbia, qoftë dhe përmes një konsullate. Asnjë vend në botë nuk ka interes që të hapë një konsullatë për t’u shërbyer 54 minoritarëve në një qytet ose rajon të caktuar. Serbia e dëshiron këtë jo për ata 54 banorë me origjinë serbe, por për të lokalizuar gjithashtu një “Betejë të re si ajo e Fushë-Kosovës”!

Me besim të padiskutueshëm në ndërgjegjën Tuaj kombëtare dhe me shpresë se Ju do të bëni gjënë e duhur,

Me falenderimet e mia për mirëkuptimin Tuaj

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore

​​​​​​​​​Tiranë, më 03.08.2026

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.