Zoran Meter geopolitika.news[i]
- Ky skenar i Trumpit kërcënohet plotësisht nga fiaskoja e papritur ushtarake në Iran (megjithëse Trumpi nuk e tregon të tillë). Por po ashtu edhe me mossuksesin e marrëveshjes me Putinin rreth Ukrainës dhe shndërrimin e Rusisë, në konfliktin e ardhshëm global amerikan me Kinën, le ta themi, sëpaku në vëzhgues neutral.
- Nuk do të befasohesha sikur, nëse Trumpi nuk gjen shumë shpejt një zgjidhje për këta dy probleme gjeopolitike, domethënë faktit se ShBA-të tani po zhvillojnë de facto luftëra të shtrenjta me dy shtete – në mënyrë direkte me Iranin dhe indirekte me Rusinë në Ukrainë – mund t’a përmbyllë mandatin e tij edhe para përfundimit zyrtar (nëse shteti i thellë vlerëson se kjo është e nevojshme për shkak të interesave kombëtare amerikane). Atëherë ndoshta përsëri në skenë do të vijë një president paqesor amerikan, i gatshëm të ndreqë raportet me aleatët europianë, dhe i predispozuar për dialog konstruktiv me Kinën dhe Rusinë. Por kjo nuk do të thotë se me këtë “loja” ka përfunduar.
Me largimin e kryeministrit britanik Keir Starmer dhe me largimin, së shpejti, të Emannuel Macronit nga posti i zyrtarit më të lartë të Francës, krahas zëvendësimit të tij relativisht të lehtë në formën e një populisteje patriote dhe euroskeptike Marine Le Pen – mund të krijohet një vakuum në udhëheqjen e të ashtuquajturit “Koalicion i vullnetarëve”, njëlloj si dhe udhëheqjen europiane në përgjithësi. Sepse ishte Macroni ai që e inicoi, ndërsa Starmeri e pranoi krijimin e koalicionit të lartpërmendur për të ndihmuar Ukrainën, e ai (koalicioni) sëshpejti mund të mbetet pa dy antarët burimorë, ose themeluesit.
Nëse mendoni se po e teproj, ky është pak a shumë thelbi i tekstit të The Telegraf-it britanik i cili paralajmëron shpërbërjen e mundshme të “Koalicionit të vullnetarëve” pas largimit të dyshes franceze (2027-ën) dhe tandemit të tij britanik (ky i dyti është zëvendësuar tashmë me Andy Burnhamin)
Dueti franko-britanik në largim e sipër ka përgatitur koalicionin e mësipërm më shumë për të qënë të gatshëm për vendosjen e forcave ushtarake në Ukrainë pas ndërprerjes së luftimeve – dhe zaten ky ishte edhe synimi i tij. Megjithatë, intensiteti i detyrave të vendosura ka ndryshuar në përputhje me forcimin e dëshirave ose rezistencës për realizimin e tij nga ana e antarëve kryesorë.
Media britanike e mësipërme kujton se Andy Burnhami “nuk ka eksperiencë serioze në politikën e jashtme” dhe se Macroni nuk mund të kandidojë për një mandat tjetër. Do të shtoja këtu se në këtë rast ai është me fat, sepse –sipas nivelit të (jo)popullaritetit të tij ndoshta do të përjetonte fiasko të plotë. Pothuajse gjatë tërë mandatit të tij të dytë nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri stabël për shkak të rezistencës së fortë kundër politikës së tij të brendshme dhe reformave të planifikuara.
Ndërkohë, Marine Le Pen, e cila njëherë e një kohë mbështeste heqjen e sanskioneve antiruse, tërheqjen e Francës nga NATO-ja dhe marrëveshje paqesore për Ukrianën nën kushtet e Moskës, momentalisht konsiderohet favoritja kryesore në zgjedhjet presidenciale franceze në vitin e ardhshëm.
Enigma e Merzit
Është interesante se media britanike e emëron kancelarin gjerman Friedrich Merz, si udhëheqësi i ri i Europës, por nënvizon se pozita e tij brenda vendit mbetet e paqëndrueshme. Do të shtoja këtu- shumë e paqëndrueshme! Sepse, sikurse shkruan Bild-i gjerman, Merzi ndoshta mund të largohet nga posti i kancelarit pas zgjedhjeve rajonale të cilat do të mbahen në muajin shtator, në të cilat CDU-ja në pushtet kërcënohet me mossukses.
Për më shumë! Pothuajse askush në udhëheqjen e CDU-së nuk beson se Merzi do të qëndrojë në detyrë deri në Krishtlindje. Nëj antar me ndikim i kësaj partie tha për Der Spiegel-in se kancelari do të duhet të largohet më së voni deri me 21 shtator- një ditë pas zgjedhjeve në Berlin dhe nmë Mecklenburg-Vorpommern. Shqyrtohet skenari në të cili disa kryeministra rajonalë nga CDU-ja të propozojnë njëkohësisht që ai të largohet nga detryra “për interesin e partisë dhe të vendit”.
Si zëvendës i Merzit të lodhur gjithnjë e më shumë po përmendet kryeministri i Rajne – Vestfalisë Veriore Hendrik Wüst, ndërsa udhëheqja e partisë mendon se humbja e autoritetit të Merzit është e pakthyeshme. Në takimin e para pak kohëve të grupit parlamentar, rreth 20 antarë e kanë kritikuar, dhe askush nuk është ngritur publikisht në mbrojtje të tij – shkruan Bildi.
Qeveria e Merzit ka reputacion të keq, ndërkohë që në CDU e tij ka shumë pak arësye për optizmizëm. Në Sashka-Anhalt, AfD-ja ka 41% mbështetje, ndërsa CDU-ja vetëm 24% (anketimi i MDR dhe Welt-it). Në Mecklenburg-Vorpommern, AfD ka 36%, SPD 29%, a CDU samo 9% (anketim i Infratest dimap).
Në anketimet në shkallë kombëtare AfD-ja e ka kaluar bllokun CDU/CSU me 27% ndaj 21%, dhe vetëm 15% e gjermanëve është e kënaqur me efektin e Merzit (Reuters-i)
Diplomatët eutopianë frikësohen nga “vakuumi i udhëheqjes” i cili mund të dobësojë mbështetjen për Ukrainën dhe të ndryshojë ekulibrin e forcave në Europë.
Me një fjalë, optimizmi i ligësht dhe besimi i Telegraphit te Merzi si “mbartës i stafetës” për Ukrainën për largimit të Macronit dhe Starmerit vështiorë se mund të realizohet në praktikë.
E gjithë kjo tregon dobësimin e kohezionit perëndimor në lidhje me çështjen e vazhdimit të luftës ukraianse – më saktë, ndihmën e gjithanëshme për Kievin “derisa të jetë nevoja” – sipas devizës së njohur të ish presidentit amerikan Joe Biden dhe të ringjallur së fundmi, pas krijimit të përshtypjes mediatike mbi fitoren e mundshme të Ukrainës në luftë për shkak të sulmeve të saj me dronë në thellësi të territorit rus e cila po zgjat prej disa muajsh.
Megjithatë, shtyhet në prapaskenë realiteti se sa është çmimi i këtyre sulmeve për vetë Ukrainën duke patur parasysh se Moska që nga fundi i qershorit ka ndryshuar plotësisht taktikën e luftimeve dhe ka nisur sulmet sistematike masive me raketa balistike dhe hipersonike e dronë në Kiev, po kështu edhe në mbarë vendin. Por, krahas sulmeve në Kiev po realizon edhe atë më të rëndësishmen – ka nisur të asgjësojë portet ukrainase të Deti të Zi, si dhe portet ne deltën e Danubit – gjë me të cilën de facto ka ndëprerë eksportin e këtij vendi për edhe importin e armëve mbi të gjitha duke sulmuar anijet tregtare. Për këtë transportuesit e mëdhenj detarë (si puna e MAERSK-ut danez) tashmë kanë ndërprerë lundrimet në drejtim të Ukrainës, dhe anijet i kanë ririentuar dret portit rumun të Konstancës në të cilin është formuar një radhë e gjatë anijesh që presin lejen për vazhdimin e lundrimit drejt porteve ukrainase.
Çfarë ka mbetur nga uniteti Perëndimor
Pavarësisht nga momenti i ri i mësipërm me kreun politik francez dhe britanik, ka më shumë se një vit e gjysëm që konstatohen “çarje” në unitetin perëndimor në lidhje me çështjen e Ukrainës – gjë e cila ka degjeneruar me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet në fillim të vitit të kaluar. Ndodhi formimi i taborëve të ndryshëm brenda strukturave të vendimmarrjes – më së shpeshti të ndarë sipas linjës së globalizmit liberal nga njëra anë dhe forcave tradicionale të djathta (konservatorët) në anën tjetër. Megjithatë, një ndarje e tillë ekziston që nga fundi i Luftës së Ftohtë e kësaj ane, me siguri nuk është shkaku kryesor i mosunitetit të përmendur. Për një kohë të gjatë problemet në ekonomitë perëndimore dhe kundërshtitë politikë janë zgjidhur me dhënien e parave, por deri në vitin 2025 kjo arriti kufirin e sipërm, soje vazhdimi i një politike të tillë zgjidhjeve të problemeve dhe ruajtjes së unitetit shpuri në shkatërrimin e sistemit financiar. Sidoqë të jetë problemi ekziston dhe forcohet, ndërsa ilaç të saktë pë të momentalisht nuk ka.
Ekzistojnë tre probleme kryesore të cilët ndikojnë në mosunitetin në rritje brenda qelizës politike perëndimore:
- Këndvështrime të ndryshme në politikën zyrtare perëndimore në lidhje me luftën ukrainase e cila gjithnjë e më shumë po cfilit mbi të gjitha Europën, dhe ende nuk po i duket fundi, ndërsa nga Moska dërgohen mesazhe të qarta se Rusia nuk ka ndërmend të përfundojë luftën derisa të sendërtojë synimet e saj fillestare (minimumi ishin ata që u paraqitën në marrëveshjen gojore në takimin e vitit të kaluar. Me 15 gusht, në Alaskë nga e cili Trumpi ndërkohë ka hequr dorë), gjë që para pak kohësh e pohoi edhe sekretari i shtetit Marco Rubio në takimin me shefin rus të diplomacisë Sergej Lavrov në Manila në samitin e ASEAN-it, kur tha se ajo marrëveshje atëbotë nuk i pati pëlqyer Kievit (Trumpi, sipas versionit rus, i ka premtuar atëherë Putinit se do t’a bindte Zelenskin për të pranuar atë plan i cili kërkonte tërheqjen e forcave ukrainase nga pjesa e mbetur e Donbasit), e për më tepër sot nuk i pëlqen akoma më shumë (në kontekstin e sulmeve ukrainase me dronë në thellësi të Rusisë);
- Mosdakordësim rreth asaj nëse Ukraina, si zëvendësim për Europën, për shkak të Rusisë së humbur, është e mjaftueshme për kompensiomin e dëmeve për ekonominë europiane për shkak të sanskioneve reciproke, para së gjithash në sektorin energjetik por edhe investimeve dhe tregtisë;
- Këndvështrime të ndryshme në lidhje me Kinën dhe vazhdimin e partneritetit strategjik ekonomik të Europës me këtë vend, gjë për të cilën ShBA-të kërkon nga BE-ja zvoglim të ndjeshëm të tij në përfitim të bashkëpunimit mes aleatëve për shkak të gjoja rrezikut nga veprimet qëlllimkëqija kineze; subvencionet shtetërore, spiunazhi…
- Mosrënie dakord me politikën e Trumpit të hegjemonisë së re amerikane, e cila kërkon nga Europa, në vend të partnerit të barabartë, pozitë të nënshtruar në kuptimin e pranimit të udhëheqjes amerikane në Hemisferën Perëndimore domethënë nënshtrimin ndaj strategjive globale amerikane, gjë e cila Europën e eleminon jo vetëm nga mundësia e formimit të saj si pol gjeopolitik i pavarur, por edhe dobëson konkurencën e saj globale (teknologjia e lartë, përfshirë edhe inteligjencën artificiale, sektorin IT – në të gjithë këto momentalisht Europa është e imponuar prej Amerikës);
- Mosrënie dakord me mënyrën me të cilën Trumpi nënshtroi Venezuelën (këtë mund t’a zbatojë atëherë në cilindo vend, përfshirë edhe Europën sepse precedenti ekziston), por edhe me sulmin në Iran gjë e cila nuk ishte në interesin e Europës, as edhe sepse për këtë sulm ajo (aleatët brenda NATO-s) nuk ishin konsultuar dhe as paralajmëruar për nisjen e sulmit;
- Dhe e fundit, por jo më pak e reëndësishme, – mospajtimi me shndërrimin e Europës në kështjellë, gjë e cila do të thotë militarizim të pandërprerë dhe të shtrenjtë, krahas anashkalimit të sektorëve të tjerë ekonomikë – më së shpeshti nëpërmjet blerjes së sistemeve moderne amerikane të armatimit, krahas mundësisë eventuale të fillimit të prodhimit të përbashkët amerikano-europian në truallin e Europës për disa lloje të këtyre armëve (si puna e raketës Tomahwk) dhe e gjitha kjo ekskluzivisht në çadrën bërthamore mbrojtës amerikane mbi Europën – si mbrojtje strategjike. Janë të njohura synimet e Macronit që të jetë Franca ajo që ia siguron Europës këtë çadër, gjë me të cilën është marrë vesh edhe për lëvizje konkrete me kryeministrin britanik, në ikje e sipër Starmer dhe kancelarin Merz. Por Uashingtoni me siguri nuk do ta pëlqejë një gjë të tillë, gjë për të cilën flet edjhe synimi i tij për rirreshtimin e NATO-s nëpërmjet planit NATO 3.0 për të cilin kemi shkruar më parë.
Rirreshtimi i Trumpit
Është e dukshme sesi Trumpi ka kthyer përmbys retorikën e tij parazgjedhore ku fliste për adoptimin e nevojshëm amerikan me kushtet e reja të krijuara në botë e cila kalon në mënyrë të pandalshme në multipolarizm. Kësisoj ndërkohë, pasi në vjeshtën e vitit të kaluar miratoi Stretegjinë e re të sigurisë kombëtare ku haptazi theksohet rikthimi në doktrinën disi të rishikuar Monro mbi ShBA-të si hegjemon në Hemisferën Perëndimore gjë që e vërtetoi me përmbysjen në ditën e vitit të ri të Nicolas Maduros në Venezuelë. Megjithatë, i inkurajuar nga suksesi dhe mungesa e reaksineve gë forta në botë – para së gjithash nga Kina dhe Rusia si rivalët kryesorë amerikanë – vendosi të ecë më tej. Kundër Iranit!
Pra, jo vetëm të ruajë ndikimin dominues të ShBA-ve në Hemisferën Perëndimore, por edhe të nisë me realizimin e strategjisë së re të “hegjemonisë globale” amerikane. Trumpi këtë e bën në mënyrë që ShBA-të të asgjësojnë rendin e vjetër botëror duke eleminuar themelet e komponentëve të tij: tregtinë e lirë dhe respektimin e sovranitetit – duke patur parasysh sesi e konsideron ai dhe arësyeja kryesore e cila Kinës dhe Rusisë i mundësoi “rilindje” të re dhe kthimin në kreun e ndikimit global – gjithnjë e më shumë duke shtyrë ShBA-të, gjë që ishte qartësisht e dukshme gjatë kohës ë administratës Biden e cila në fund pësoi fiasko të vërtetë, ndërsa në zgjedhje u mund nga Trumpi.
Përfundimisht mendoj se është pikërisht kjo – rikthimi i hegjemonisë globale amerikane – ishte edhe roli rkyesor që i’u ngarkua Trumpit me ndihmën e shtetit të thellë amerikan, i cili paraprakisht e ngriti nga vdekja politike, i’a hoqi nga rruga të gjithë proceset dhe barrierat e pakëndshme gjyqësore, i lejoi akses në mediat i vijës së mesme, deri një ditë më parë plotësisht armiqësore ndaj tij (si puna e CNN-së) për paraqitjen e programit politik pasi një gjë e tillë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, i ishte ndaluar plotësisht.
Ky skenar i Trumpit kërcënohet plotësisht nga fiaskoja e papritur ushtarake në Iran (megjithëse Trumpi nuk e tregon të tillë). Por po ashtu edhe me mossuksesin e marrëveshjes me Putinin rreth Ukrainës dhe shndërrimin e Rusisë, sëpaku në vëzhgues neutral, në konfliktin e ardhshëm global amerikan me Kinën.
Konkluzion
Kjo lojë ende nuk ka përfunduar, por tashmë është e qartë se as Moska dhe as Pekini nuk kanë ndërmend të ulin armët para Trumpit. Vendimi i cili vazhdon të jetë ekskluzivisht në duart e Uashingtonit: edhe në lidhje me luftën ukrainase edhe në lidhje me Iranin.
Nuk do të befasohesha sikur, nëse Trumpi nuk gjen shumë shpejt një zgjidhje për këta dy probleme gjeopolitike, domethënë faktit se ShBA-të tani po zhvillojnë de facto luftëra të shtrenjta me dy shtete njëherësh – në mënyrë direkte me Iranin dhe indirekte me Rusinë në Ukrainë – ai mund ta përmbyllë mandatin e tij edhe para përfundimit zyrtar (nëse shteti i thellë vlerëson se kjo është e nevojshme për shkak të interesave kombëtare amerikane). Atëherë ndoshta përsëri në skenë do të vijë një president paqesor amerikan, i gatshëm të ndreqë raportet me aleatët europianë, dhe i predispozuar për dialog konstruktiv me Kinën dhe Rusinë. Por kjo nuk do të thotë se “loja” ka përfunduar.
Kështu është përherë në skenën e politikës së jashtme amerikane. Qëllimet jepen, armiqtë përcaktohen qartazi. Nëse nuk arrihet sot, mund të arrihet nesër- kështu janë punët që prej një shekulli.
Por sot kohët janë krejtësisht ndryshe, dhe gjërat ndryshojnë me shpjetësi të pabesueshme, njëlloj edhe teknologjia. Nëse ka ndonjë gjë të keqe këtu, atëherë gjithsesi ky është planifikimi jo vetëm i strategjive afatgjata, por edhe atyre afatmesme. Më parë themi se ka ardhur koha për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjeve ad hoc. Lëvizje në ecje e sipër, të cilat adopotohen sipas lëvizjeve të kundërshtarit të cilët gjithashtu bëhen të paparashikueshëm. Po ashtu edhe për shakun se as ata nuk kanë më kohë për stategji të reja e soje edhe atë vetë i përshtaten rrethanave.
Me fjalë të tjera, ka lindur shtëpia e çmendur gobale, e kësisoj nuk të çuditin aspak të çarat e formuara në unitetin e kampit perëndimor.
Për më shumë! Mua më duket se, si po zhvillohen gjërat – të çarat do të jenë akoma më të mëdha. Ndër to (qëllimisht) kam harruar të përmend edhe problematikën e emigracionit e cila në këtë moment po shkund Europën. Por gjithsesi kjo temë meriton një analizë të veçantë, dhe jo paraqitje me disa fraza.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/blic-analiza-zorana-metera-spora-smrt-koalicije-voljnih-europski-bunt-i-trump-u-problemu/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































