Më 6 gusht, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me 81-vjetorin e bombardimit atomik në Hiroshimë.
Një gazetar pyeti: Më 6 gusht 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima të Japonisë, duke përshpejtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. 81 vjet më vonë, forcat e krahut të djathtë në Japoni po përpiqen të ringjallin militarizmin dhe autoritetet japoneze në pushtet po zgjerojnë ushtrinë e tyre, duke u përpjekur të rishikojnë “Tre Parimet Jo-Bërthamore”, duke kërkuar ndarjen e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, ose edhe blerjen në mënyrë të pavarur të armëve bërthamore, gjë që bie ndesh me aspiratat paqësore të popullit japonez që vuajti bombardimin atomik. Cili është komenti i Kinës për këtë?
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian u përgjigj: Fatkeqësitë dhe tragjeditë e shkaktuara nga armët bërthamore, nuk duhet të përsëriten. Konteksti specifik i bombardimit atomik, duhet të reflektohet dhe të mbahet mend. Mësimet e agresionit dhe zgjerimit ushtarak japonez, duhet të shërbejnë si një paralajmërim i vazhdueshëm. Për një kohë të gjatë, forcat e krahut të djathtë në Japoni kanë shtrembëruar faktet historike, duke shfrytëzuar politikisht etiketën “viktimë e bombardimeve atomike” për të fituar simpati ndërkombëtare, duke minimizuar qëllimisht dhjetëra miliona viktima të shkaktuara nga agresioni i Japonisë kundër vendeve fqinje dhe duke u përpjekur të shfajësohen nga agresioni i tyre.
Ironikisht, autoritetet japoneze në pushtet, kohët e fundit janë përpjekur të zgjerojnë ushtrinë e tyre, të kërkojnë mbrojtje më të fortë bërthamore të SHBA-së dhe të shkelin “Tre Parimet Jo-Bërthamore”. Një zyrtar i lartë në Zyrën e Kryeministrit madje ka kërkuar me ngulm që Japonia të sigurojë në mënyrë të pavarur armë bërthamore, duke mos e fshehur ambicien e saj për “rimilitarizim”. Kjo sjellje hipokrite është një provokim kundër popujve paqedashës në mbarë botën dhe një përdhosje e drejtësisë historike.
Ky vit shënon 80-vjetorin e Gjyqeve të Tokios. Gjykimi i historisë nuk ka mbaruar ende. Japonia duhet të ketë nderim për historinë, të përballet me shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare, të përmbushë me zell detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe të shmangë përsëri qëndrimin në bankën e të akuzuarve të historisë./cgtn




























































