Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për përpjekjet për të nxitur Nismën e Kinës së Sigurt në një nivel më të lartë, për të garantuar përparim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në modernizimin kinez.
Gjatë një udhëzimi ditët e fundit, presidenti Xi vuri në dukje se qysh prej Kongresit të 18-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës në vitin 2012, ka pasur rezultate të dukshme në ndërtimin e Kinës së Sigurt dhe si rezultat, banorët kinezë kanë gëzuar qetësi në jetë dhe punë, ndërsa është konsoliduar rendi i mirë shoqëror. Kina është bërë ndër vendet më të sigurta në botë.
Xi Jinping theksoi se në udhëtimin e ardhshëm, nën drejtimin e Mendimit mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re, duhet të zbatohet pa lëkundje koncepti holistik i sigurisë kombëtare, të forcohet mbështetjea ligjore dhe fuqizimi teknologjik, të forcohet sistemi i sigurisë kombëtare dhe ndërtimi i kapaciteteve, të përmirësohet qeverisja e sigurisë publike, të përmirësohet sistemi i qeverisjes sociale, të parandalohen dhe zgjidhen rreziqe të ndryshme dhe të vazhdon përpjekjet drejt një vendi më të sigurt, më të rregullt, qeverisjes më efektive dhe kënaqësisë më të madhe publike./cgtn





















































