• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

  • POLITIKË

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

  • SOCIALE / KULTURË

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

8 Shtator, 2026
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj u bëri thirrje deputetëve, në nisje të sesionit të ri parlamentar, të lënë pas ndarjet politike dhe të përqendrohen te dialogu, bashkëpunimi dhe interesat afatgjata të vendit.

Në mesazhin drejtuar Kuvendit, Begaj theksoi se një demokraci e konsoliduar nuk matet nga mungesa e dallimeve, por nga mënyra se si ato përballohen përmes debatit dhe argumentit. Ai vlerësoi gjithashtu protestën paqësore dhe shprehjen e lirë të mendimit si pjesë të natyrshme të jetës demokratike.

Sipas Presidentit, qytetarët presin nga Kuvendi më shumë cilësi në debat, ligjbërje dhe përfaqësim, ndërsa vendimmarrja parlamentare duhet të sjellë zgjidhje konkrete dhe të forcojë llogaridhënien e institucioneve.

Begaj vendosi në qendër të mesazhit rrugën evropiane të Shqipërisë, duke e cilësuar integrimin në Bashkimin Evropian si një projekt kombëtar që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Rruga evropiane dhe orientimi ynë Euroatlantik janë pjesë e kësaj zgjedhjeje”, u shpreh Begaj, duke nënvizuar se reformat e integrimit duhet të shërbejnë njëkohësisht për ta bërë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më funksionale.

Presidenti kërkoi që mazhoranca të përkthejë angazhimet në rezultate, opozita të ofrojë kontroll dhe alternativë, ndërsa institucionet e pavarura të veprojnë me profesionalizëm, transparencë dhe integritet.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit iu kushtua edhe reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Begaj vlerësoi rezultatet e SPAK-ut si një nga arritjet e rëndësishme të reformës, duke theksuar se synimi duhet të jetë një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe eficiente, që ndihet në jetën e qytetarëve.

Në përmbyllje, kreu i shtetit apeloi për një sesion parlamentar që të forcojë institucionet dhe besimin e qytetarëve te politika dhe shteti.

MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH. T. Z. BAJRAM BEGAJ, NË HAPJEN E SESIONIT TË RI PARLAMENTAR

Shtator 2026

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive ndaj vendit dhe qytetarëve!

Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme.

Shqipëria është sot një vend me ambicie të mëdha dhe me një shoqëri që merr pjesë gjithnjë e më shumë në jetën publike. Qytetarët shprehen më hapur për pritshmëritë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Kjo është pjesë e vitalitetit të një shoqërie demokratike dhe një tregues se demokracia jonë vazhdon të zhvillohet.

Në këtë kuptim, protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesë mund të gjejë të njëjtën përgjigje.

Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Të nderuar deputetë,

Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen me argumente.

Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit. 

Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës.

Interesat afatgjata të Shqipërisë kërkojnë një vizion përtej ndarjeve të ditës.

Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka bërë një zgjedhje të qartë strategjike për të ardhmen e saj. Rruga evropiane dhe orientimi ynë Euroatlantik janë pjesë e kësaj zgjedhjeje. Rrugëtimi evropian është një projekt kombëtar, një proces i thellë ndryshimi shoqëror që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një destinacion diplomatik apo një objektiv politik. Për qytetarët tanë, ai lidhet me besimin te reformat, me cilësinë e institucioneve dhe me sigurinë se ligji zbatohet për të gjithë.

Reformat që na ndihmojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian janë reforma që e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më sociale, më funksionale dhe më krenare për qytetarët e saj.

Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin.

Të nderuar deputetë,

Shqipëria ka përpara saj objektiva të rëndësishme dhe shumë mundësi. Për t’i shfrytëzuar ato, kemi nevojë për bashkëpunim, angazhim, dialog, dhe për besimin se, edhe kur kemi dallime, jemi në gjendje të punojmë së bashku për atë që është në interes të vendit.

Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët.

Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Komisioni Evropian pas varrimit të Mlladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë

8 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

100 ditë “Revolucion Flamingo”: Nga protesta për Zvërnecin te sfida ndaj sistemit politik shqiptar

7 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Soreca: Ballkani Perëndimor duhet të kalojë nga përfitues në kontribues të sigurisë

7 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.