• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Pse referendumet për territorin, familjen dhe pronën janë jo-legjitime!

13 Shtator, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi

(Refleksione krahasuese rreth idesë dhe përpjekjeve për krijimin e shtetit të Urdhërit Bektashi në Tiranë)

Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në krah të kreut të saj, Edmond Ibrahimaj, ku mbështeti hapur inicativën për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri. Zampolli tha gjatë kësaj vizite në Shqipëri se projekti për një shtet bektashi në Tiranë është “i shkëlqyer”, por se i takon popullit shqiptar të vendosë për të. Ndërkaq këshilltari i Donald Trump bëri shumë takime, njëri prej të cilëve me krerët e Komunitetit Musliman Shqiptar. Por nuk mungoi edhe një takim me të dezajnuarin e  lidhjeve me grupet kriminale dhe mafioze, Taulant Balla, si dhe ministrin e përjashtëm, Ferit Hoxha! Ai pati takime edhe në selinë blu. Si gjithnjë, të përzgjedhurit në këtë takim ishin ata që shfaqen luajalë edhe ndaj tjetërsimit të territorit të Shqipërisë. Por takimi me Taulantin, si kandidat për në burg, ishte qershia mbi tortë.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve zoti Zampolli tha troç: “Mendoj se është një projekt i shkëlqyer. E kam dëgjuar kryeministrin të flasë, dëgjova shenjtërinë e tij, kreun e bektashinjve, dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar respekton vendimin e popullit shqiptar. Zampolli takimet e tij me komunitetet fetare i quajti si “shumë joformale”, me siguri për të mos implikuar adeministratën Trump në këtë mesele. Sepse nuk e kishim dëgjuar asnjëherë më parë përcaktimin “shumë joformale”! Ndërkohë ne kemi mësuar tashmë se takimet joformale ose shumë joformale sjellin pasoja më të rrezikshme sesa takimet formale. Dhe kjo është arsyeja pse takimet joformale janë diskrete, arsyetojnë fshehjen e thelbit, fshehjen e së vërtetës dhe e ve opinionin publik para të papriturës. Nëpërmjet formalizimit të projekteve në fshehtësi mendohet se parandalohet reagimi i qytetarëve. Në fakt metoda të tilla mafiozësh vetëm sa e thellojnë konfliktin midis asaj që duan të bëjnë për përfitimet e veta krerët e organizatës mafioze e kriminale në Shqipëri dhe qytetarëve të vendit tonë.

U bënë dy vite nga koha kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 21 shtator 2024, e prezantoi për herë të parë në gazetën amerikane Neë York Times idenë dhe projektin e një shteti izraelito-bektashi në Tiranë. Lexuesi të më kuptojë kur shkruaj termin “izraelito-bektashi”, sepse ky projekt është propozim i një profesori të Havardit me rrënjë hebreje, i cili shërben edhe si mentor i kryeministrit tonë “të madhërishëm”! Një ditë më pas Rama e përmendi krijimin e këtij shteti në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pastaj nuk u fol më kjo temë. Dhe ne ramë në gjumë. Menduam se ideja e këtij shteti u varros. Në fakt po dalin në dritë shumë aspekte të një veprimtarie nëntokësore për ta arrit zbatimin e projektit në fjalë. Çfarë ka ndodhur?

Kryegjyshata Botërore Bektashiane paska ndërtuar me kohë një rrejt përfaqësimi dhe lobimi jashtë Shqipërisë. Drejtues i këtij rrjeti na qenka caktuar Kreshnik Grezda, i emëruar si ambasador i Përgjithshëm. Grezda po punon në hije, jashtë vëmendjes së opinionit publik. Mesa duket ai është nga ata njerëz që e njeh profesionin e punës në hije e prapaskenë. Por nuk qëndron në hije një tjetër lobues i shtetit bektashi. Ai është amerikano-izraeliti, Christopher Hyland. Kam shkruar një koment të veçantë për këtë dhe kam shpjeguar se çfarë ai përfaqëson. Kam cituar edhe faktin se Hyland ka projektuar gjithashtu një shtet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Sigurisht me rekomandimin e Ramës dhe besoj se krijimi i shtetit bektashi në Shqipëri do të përdoret si precedent për shtetin ortodoks serb në Kosovë. Ndoshta 27 hektarët e manastirit të Deçanit kishin këtë pikësynim. Hyland e ka pranuar se është caktuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane për të lobuar për atë që ai e quan “Shteti Sovran i Urdhërit Bektashi”! Madje thotë se ky shtet është interes i politikës së SHBA-ve. Ndërkaq për Francën dhe Belgjikën është ngarkuar një farë Haziz Vardar. Ai është sipërmarrës në Belgjikë, por me origjinë shqiptare. Ndoshta nga Maqedonia e Veriut.

Në territorin e sotëm të Kryegjyshatës është ndërtuar edhe një spital, i cili është në pronësi të saj. Spitali, i cili po përdoret për promovimin e shtetit bektashi, ka nënshkruar para pak ditësh një marrëveshje me “ImmunityBio”, kjo një kompani amerikane e bioteknologjisë. Zampolli e vizitoi këtë spital dhe vlerësoi shumë bashkëpunimin e tij me kompaninë amerikane të lartpërmendur. Spitali po shërben në këtë rast si një shtysë për krijimin e shtetit bektashi, duke e manipuluar opinionin publik me funksionet “humane” të këtij shteti.

Interesant është fakti se Edmond Ibrahimaj kur pyetet për këto fakte, vazhdimisht thotë se “Unë di vetëm atë çfarë ka thënë kryeministri Rama”! Askush nuk flet për këtë veprimtari anti-kushtetuese në Shqipëri e jashtë saj. Gjithçka mbahet sekret, sepse aktorët e angazhuar në krijimin e këtij shteti e dinë se mund të dënohen penalisht për veprimtari anti-kushtetuese dhe tjetërsim të territorit të Shqipërisë. Po kush ta bëjë këtë? Kush është ai që ngre padi dhe i ndjek penalisht këta shërbëtorë të djallit në dëm të interesave të Shqipërisë? Nuk besoj se në radhët e drejtësisë shqiptare do të ketë prokurorë kaq trima e patriotë! Shpresoj të jem i gabuar.

Edhe në kryeministri po bëhen përpjekje për ta relativizuar faktin se Shqipëria cënohet territorialisht nga krijimi i këtij ose çdo shteti të këtij formati. Në agjencinë për Media dhe Informim të kryeministrisë janë shprehur se bëhet fjalë “për një juridiksion të posaçëm, brenda perimetrit aktual të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, jo për ndonjë shtet paralel brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Ata thonë se “Rendi, siguria, mbrojtja e territorit apo një sërë elementësh të tjerë të arkitekturës shtetërore të Republikës së Shqipërisë, do të mbeten përgjegjësi të Republikës së Shqipërisë dhe karakteri unitar i Republikës mbetet i pacenueshëm”. Kështu raportonte së paku Radio “Europa e Lirë” para pak ditësh. Sipas kësaj agjencie, “Ideja për krijimin e entitetit bektashi synon mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë shpirtërore e kulturore shqiptare”. Ndërkohë trashëgimia e njëjtë shpirtërore e kulturore i përket dhe komuniteteve të tjera fetare, çka do të thotë se arsyetimit është diskriminues.

Mirëpo ne e dimë se çfarë fshihet pas kësaj retorike. E kemi njohur këtë taktikë gjatë përpjekjeve për të tjetërsuar territorin e Kosovës dhe ndarjen e saj. Në fillim thanë “do të shkëmbejmë territoret”! Dhe u pajtuan se “do të ndryshohen kufijtë”! Kur panë reagimet, thanë: “Jo, jo nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh. Thjesht ata do të korrigjohen”! Taktika e relativizimit është taktikë e përligjjes së një akti tradhtie ose jo tradhtie. Pikërisht kjo po ndodh edhe me shtetin bektashi. Tani duhet ta kuptojmë edhe më mirë se si në rastin e ndarjes së Kosovës edhe në rastin e ndarjes së territorit të Shqipërisë arkitekt i alibive të tjetërsimit të territorit shqiptar është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa Hashim Thaçi, sa kohë betohet në kokën e Edi Ramës, dëshmon se nuk ka hequr dorë nga akti e vet tradhtar i përpjekjeve për ndarjen e Kosovës.

Po këshilltari amerikan pse erdhi dhe pse loboi për shtetin baktashi, duke e paraqit atë si interes të politikës së jashtme amerikane? Edhe në këtë rast e kemi të freskët shembullin që solla më lart. Kur nisi fushata e shkëmbimit të territoreve, ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, Rama dhe Thaçi spekulluan me të madhe me “dakordësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”! Por ish-këshilltari i presidentit Trump, John Bolton, ka shpjeguar se si palët e interesuara, përkatësisht ajo e Serbisë (Vuçiq), e Kosovës (Thaçi) dhe e Shqipërisë (Rama) kishin shkuar në Uashington dhe kishin thënë se “Kosova duhet ndarë, sepse për këtë jemi të gjithë dakord”! Në këto kushte Bolton kishte rënë dakord. Falë Zotit që Angela Merkel ishte kundër!

E njëjta histori po na serviret edhe sot. Një amerikan, qoftë ky edhe këshilltar i Donald Trump, vjen në Tiranë, sigurisht i sponsorizuar nga Edmond Ibrahimaj dhe Edi Rama, dhe thotë se “Presidenti Trump dhe sekretari Rubio e duan shumë popullin shqiptar”, duke lobuar që shqiptarët të bëhen bashkë e t’i thonë PO projektit të shtetit bektashi. Zampolli madje e përshëndeti këtë mbështetje të shqiptarëve, por kur dikush i bëri me dije se kjo mbështetje nuk është e konfirmuar, ai tha se për këtë duhet të vendosë populli shqiptar. Dmth, ata që e sollën në Tiranë këshilltarin amerikan e kanë gënjyer, njësoj siç kishin gënjyer Bolton, duke i thënë se shqiptarët nuk kanë asnjë kundërshtim që të formohet një shtet bektashi në Tiranë. Kësisoj po artikulohet ideja e një referendumi. E sigurt është se referendumi do të rezultojë pro shtetit bektashi, sepse përgjigjen e qytetarëve e lexon Edi Rama dhe votën e tyre e paguan Edmond Ibrahimaj. Kjo tregon se këta të dy duhet të rreëzohen nga froni dhe të neutralizohen në përpjekjet e tyre për shkatërrimin e Shqipërisë.

Por ka edhe një arsyetim tjetër: – Në këto raste, pra kur është fjala për atdheun dhe territorin e tij, për familjen dhe mbrojtjen e saj, për pronën dhe mostjetërsimin e saj, referendumet janë të pavlerë. Sepse nuk mundet që një brez qytetarësh që jetojnë në një kohë të caktuar të marrin përgjegjësinë e brezave që vijnë, të cilëve iu ngushtohet hapësira për jetesë dhe mundësia për begati. Referendumet për territorin e atdheut, për familjen dhe për pronën janë të paligjjshme, sepse atdheu, familja dhe prona janë hyjnore, janë institucione që i ka falë Zoti dhe nuk mund t’i zhbëjë robi, as shteti, as feja. Nëse ndodh që të bëhet referendum dhe ky referendum të mbështetet edhe nga Komiteti Musliman, Komuniteti katolik e ortodoks, nga mazhoranca dhe opozita, sërishmi është jolegjitim, sepse e sotmja nuk mund ta shkatërrojë të ardhmen. Kur Edi Rama artikuloi idenë e këtij shteti Komuniteti Musliman, si dhe ai katolik e ortodoks u shprehën kundër kësaj iniciative. Kreu i opozitës, Sali Berisha, disa herë është shprehur kundër krijimit të shtetit bektashi. Megjithatë aktivizimi i njerëzve të Donald Trump ka për qëllim të neutralizojë pikërisht këto faktorë që janë kundër, sidomos opozitën. Por secili duhet ta kuptojë se atdheun as ta jep as ta merr Edi Rama ose Baba Mondi, madje as Donald Trump. Atdheu është i shenjtë dhe i pacënueshëm.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

The Times: Vuçiç hoqi dorë nga skenari i dhunshëm pas humbjes në zgjedhje, pretendojnë burime europiane

29 Tetor, 2026
Bota

Putin në Samitin Rusi–Afrikë: “Bota shumëpolare po bëhet realitet”

28 Tetor, 2026
FOKUS

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026

AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

29 Tetor, 2026

VNA: Kush financoi dy apartamentet dhe investimet mbi 1 milion euro të Faktoje.al? 

29 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.