Sulmet hibride të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s nuk do ta dobësojnë mbështetjen e Aleancës për Ukrainën, deklaroi të martën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Deklarata e tij erdhi pasi Estonia akuzoi shërbimet sekrete ruse për një “akt sabotazhi” të kryer në gusht.
“Rusia vazhdon fushatën e saj të rrezikshme me akte armiqësore kundër anëtarëve të NATO-s”, tha Rutte në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, Moska po përpiqet të dobësojë vendosmërinë e vendeve të Aleancës dhe t’i japë fund mbështetjes së tyre për Ukrainën.
Rutte deklaroi se këto përpjekje nuk kanë arritur të cenojnë unitetin e NATO-s dhe mbështetjen e saj për Ukrainën.
/Argumentum.al



















































