Jemi dëshmitarë të ditëve të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët në veçanti por edhe për shqiptarët dhe Shqiptarinë në përgjithësi! Sepse Shqipëria nuk është sa Shqipëria Londineze ajo është sa Shqipëria Etnike(Shqiptaria).
Latinët jo më kot e shpikën thënien “casus belli”(shkas lufte) për vetë shkakun e një lufte. Aq më pak kjo iu duhet shqiptarëve sot. Një e keqe nuk duhet të zëvendësohet me një të keqe tjetër e ciala vetëm formën e ka ndryshe ndërsa epilogun apo përfundimin e ka pasojë të të njëjtit qëllimi të errët-shkatërrimin tënd, timin, të atij ,të neve, të juve, të atyre?!
Quo vadis, Albania et albaniens?
Ku po shkoni, Shqipëria dhe shqiptarët?
Nuk është vetëm dhunimi antikulturor dhe vandal-“LAHUTA E MALCIS”, aty mu në Lissus-in e Besëlidhjes Shqiptare të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti, në Lezhën e njërës ndër shtyllat krzesore të letërsisë shqiptare atë si, At Gjergj Fishta…etj. Ka edhe shumë raste e vende të përdhosjes bishnore të kulturës dhe pronës sonë!
Këta të rinj që bënë këtë veprim vandal, kurrën e kurrës nuk mund të jenë shqiptarë, edhe pse mund të flasin shqip, ata me zemrën e tyre janë argatë të indoktrinimit fetaro-politik ekstrem, para së gjithash të armiqve të shqiptarve, e shumë të dëmshëm për shqiptarizmin.!
Në emër të rrëzimit të një shkatërruesi vendor, po sjellin një shkatërrues perfid të huaj!
O tempora!
O mores!
Me inatin prej “mushke”të një qeverie të kapur institucionalisht, të prishur moralisht, të korruptuar ekonomikisht, të tradhëtuar kombëtarisht, e cila as nuk gjenë dhe moralin më minimal njerëzor për t’u dorëhequr në emër të shtetit që e e drejton, për të mirën e vendit që i takon, që të mos rrezikohet paqja dhe siguria vendore kombëtare dhe më gjerë se kaq … pra kjo kryeneçësi e pajustifikueshme…iracionale.., shkaton efektin e “dominos” ashtu që protestat paqësore disamuajshe të keqpërdoren [(nga kush, si e qysh..? -duhet vetë organizatori t’i analizojë, zbulojë dhe izolojë ata indinividë apo grupe të infiltruara brenda demonstruesëve paqësorë, si dhe hetuesia e pavarur t’i zbulojë në të dyja anët e medaljonit dhe të përgjigjen para ligjit)] asisoj, duke u kthyer jo më kundra qeverisë aktuale por me veprimet e fundit; me djegiet dhe shkatërrimet e pronës publike, përdhosjes së monumenteve kulturore e historike që janë pronë shpirtërore, materiale e trashëguese e tërë popullit shqiptar dhe jo pronë vetëm e klaneve kartelore, fiseve kontrabandiste, shoqatave të “bamirësisë rrënuese” apo partive politike me ideologji të mbarsur .. me veprime praktike të mbrapshta- më shumë në rolin e “kolonës së pestë” sesa në të mirë të atdheut, tashmë të boshatisur dhe të katandisur?!
Dhe kjo nuk mund të lejohet të ndodhë në asnjë shtet që aspiron integrimet evropiane apo demokracinë botërore të tipit perëndimor!
Këtë shkatërrim zhbërës që po i ndodh para syve të vet duhet të mos e lejojë populli shqiptar, i esulluar dhe i urtë, që ka në vete arsyen, moralin, atdhedashurinë dhe përgjegjësinë kombëtare-shtetërore…me përgjegjësi për të ardhmen e vet jetike si individ si shoqëri dhe si komb.
Më se aktuale është thënia epokale e Shekspirit, “be or not to be!”( me kenë a mos me kanë! = të jesh ose të mos jesh! Dhe ne, gjithsesi se, duhet të jemi!
Këtu është e domosdoshme që duhet të “ndodhë populli” e jo turma…, populli duhet të vë rend e qetësi me maturi jo me dhunë… sepse dhuna shkakton dhunë sikurse ligji i fizikës, ai akcionit dhe reakcionit. Popullit Shqiptar nuk i ndihmon dhuna ,atij I duhet paqja, përparimi he forcimi i ekonomisë, konkurrimi me kombet tjera në arenën ndërkombëtare.
© 2026 Argumentum





















































