• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Për 10 sfida diplomatike të Kosovës

14 Tetor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të zgjedhjeve me jehonë të madhe pozitive të 6 tetorit në Kosovë, bashkë me krijimin e koalicionit të ri qeveritar, është edhe momenti i duhur për një analizë realiste të gjendjes dhe sfidave madhore për vendin. Krahas arritjeve të pamohueshme, ky “skanim” ndihmon në shpjegimin e “pseve” të dështimeve që kanë shoqëruar Kosovën gjatë gati 12 viteve të pavarësisë së saj dhe kthimin e tyre në histori suksesi. Në vijim të kontributeve të ekspertëve të njohur dhe si diplomat i angazhuar me këtë dosje mbi 20 vitet e fundit, sidomos në Bruksel dhe Berlin, më poshtë jepen, me aq sa e lejon vendi dhe në respekt të kohës së lexuesit disa sugjerime dashamirëse lidhur me 10 sfida kryesore, të vjetra dhe të reja, me të cilat do të ndeshet qeveria e re dhe diplomacia e Kosovës.

Së pari, dihet se në Kosovë janë mbizotëruese mungesa e stabilitetit institucional, për shkak të krizave të vazhdueshme të brendshme; së bashku me dukuritë e shumta negative, sidomos korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, varfëria etj., ato kanë ndikuar në një perceptim dhe imazh jo fort të pëlqyeshëm të saj jashtë vendit, aq i nevojshëm për një diplomaci dhe lobim efikas. Për fat të keq, Kosova ndodhet ende në fazën parapolitike, kur tezat dhe aleancat e përkohshme për përfitime politike të çastit të krerëve politikë janë bërë pengesë për trajtimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve madhore me frymë evropiane. Për pasojë, në vend që të shohin realitetin në sy, politikanët në Prishtinë e kanë pasur më të lehtë të fajësojnë të tjerët, përfshirë dhe aleatët e tyre dhe BE-në. Ndaj ka pritshmëri të larta që qeveria e re, e përbërë nga ish-opozita denoncuese/premtuese dhe LDK-ja, si mishërimi i vazhdimësisë në qeverisje t’u shpallin luftë këtyre dukurive për të bërë ndryshimin e madh. Sfidë jo e lehtë përballë premtimeve të bujshme të ish-opozitës, që do të realizohen mes një trysnie në rritje nga brenda dhe nga jashtë.

Faktori i brendshëm do të jetë përcaktues dhe për sfidat ndërkombëtare, duke filluar nga afrimi me NATO-n dhe liberalizimin e vizave me BE-në, mbi bazën e punës dhe demarsheve të kryera. Këtu do kuptuar drejt se BE-ja përbëhet nga 27 vende anëtare dhe jo vetëm nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian, ndaj duhen realizuar pritshmëritë e të gjithë këtyre aktorëve të rëndësishëm.

Së treti, në politikën e jashtme, Prishtina duhet më në fund të kuptojë dhe shfrytëzojë realitetet e reja ndërkombëtare të 12 viteve të fundit dhe ndryshimet e njohura thelbësore të rolit, interesave, përplasjeve dhe pretendimeve në Ballkan dhe në Kosovë të aktorëve/faktorëve kryesorë – SHBA-ve, BE-së, Rusisë, Kinës, Turqisë etj., ndërkohë që Serbia tashmë është vend demokratik, madje i parapëlqyer prej tyre. Veç kësaj, sot në botë ka më shumë kriza e konflikte dhe më të rënda se ajo e Kosovës 20 vite më parë, të cilat e spostojnë atë nga rendi i përparësive të realpolitikës. Çka do të thotë se sjellja dhe veprimi politik/diplomatik i Kosovës lipset të reflektojë thellë, pa rënë në nxitim, panik dhe aventurizëm. Siç edhe ka ndodhur më parë, kur me veprimet dhe mosveprimet e saj, qoftë edhe në emër të patriotizmit, Prishtina “ka çuar ujë në mullirin” e Beogradit dhe metropoleve të tjera kundërshtare.

Dialogu me Serbinë në vend që të çonte drejt zgjidhjes së problemeve, u kthye pothuajse në bumerang për Kosovën dhe në një luftë të ashpër, ku në vend të arsyes, më shumë janë treguar “dhëmbët dhe muskujt”. Mungesa e përgatitjes serioze të stafeve përkatëse, amatorizmi dhe diletantizmi politik bënë që ai dialog t’i shërbejë më shumë imazhit gjoja evropian të Serbisë. Ndaj, ai mbetet beteja më e madhe politike dhe diplomatike për Kosovën. Veçse kërkohet kujdes ndaj euforisë së pabazuar, meqenëse tanimë veç BE-së, do të futet në lojë SHBA-të, madje me dy emisarë të nivelit të lartë. Po, por do të jetë dhe Rusia me rol dhe peshë të veçantë për interesat e saj gjeopolitike, për të treguar se nuk mund të shkohet gjëkundi pa një “haraç” të madh politik, si për Ukrainën etj.
Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, është i ndërgjegjshëm se politika dhe diplomacia e Kosovës duhet të ulen seriozisht, të thithin mendimin e ekspertëve të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, të dëgjojnë, por pa hyjnizuar ndërkombëtarët dhe të paraqiten me dinjitet, me disa variante minimale dhe maksimale zgjidhjeje që të mos “kapen as mat e as gafil”.

Taksa 100 për qind mbi mallrat serbe ka qenë për gati një vit “mollë sherri”. Ishte masë e drejtë dhe pas paaftësisë dhe njëanshmërisë së pafalshme të Mogherinit si ndërmjetësuese, e cila le ta themi se i erdhi “pas midesë”, madje ia shtoi oreksin palës serbe. Ndonëse e justifikueshme si taktikë e përkohshme, kryeministri Haradinaj gaboi kur këmbënguli “si mushka” për atë taksë, duke injoruar ultimatumet e përsëritura të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës etj.. Kjo “Jo” pa sens realpolitik ishte një “dhuratë” shumë e çmuar për Serbinë në lobimin e saj agresiv kundër Kosovës. Me të drejtë u shpall qysh tani pezullimi i saj gradual, veçse kundrejt reciprocitetit me Serbinë, duke filluar me njohjen e Kosovës. Sepse nuk ka rast tjetër në praktikën ndërkombëtare që dy palë të ulen e të bisedojnë për vite të tëra, kur njëra, Serbia, nuk njeh Kosovën dhe 12 vite pas pavarësimit, madje punon me zell të paparë për çnjohjen e saj!

Sfida e gjashtë e madhe, sidomos për liderin e Vetëvendosjes mbetet qëndrimi dhe distancimi nga idetë, deklarimet dhe prirjet nacionaliste dhe populiste deri te teza e ribashkimit me Shqipërinë, qoftë edhe nën zë apo midis rreshtave, apo edhe ndonjë “Plan B” në rast se ky apo ai… Le ta themi troç se me hallet që ka Kosova, por edhe Shqipëria, aq më tepër në kushtet e tanishme dhe ato të parashikueshme ndërkombëtare, e sidomos me raportin e ri të forcave në botë, ajo tezë mbetet vetëm “dëshirë e mirë” dhe “luks diplomatik”. Deklarime të tilla i shkaktojnë dëme të mëdha përparimit të mëtejshëm të Kosovës dhe u japin “municion” të bollshëm aktorëve dhe faktorëve dashakeqës. Veç faktit që shumë vende të largëta, aq më tepër ato skeptike mund të mendojnë se përderisa mund të bashkohet me Shqipërinë, atëherë përse të nxitojmë ta njohim Kosovën? Apo dhe përse të mos e tërheqim njohjen e mëparshme, sepse nuk janë mbajtur premtimet e palës kosovare për respektimin e planit “Ahttisaari” etj.?

Po aq dëm kanë shkaktuar edhe tezat e rrezikshme për korrigjimin e kufirit me Serbinë, propaganda e së cilës zgjati mbi një vit, duke vonuar dhe devijuar dukshëm axhendën ndërkombëtare të Kosovës. Siç është përmendur hollësisht më parë, tezat e kufirit bien në kundërshtim të hapur me strategjinë e deritanishme të SHBA-ve dhe BE-së për një rajon në paqe, bashkëpunim dhe integrim evropian, por jo mbi bazën e korrigjimit/ndryshimit të kufijve, ca më pak të atyre etnikë. Dështimet dhe problemet e lindura nuk janë për shkak të kësaj strategjie, por largimit prej saj dhe shkaqe të tjera tashmë të njohura. Veç kësaj, këto ndryshime të mundshme kufiri mund të konceptohen ose paragjykohen, sidomos pas lobimit agresiv serb e rus për një bashkim të mundshëm të Kosovës, që do të mbetej pas ndryshimeve të kufirit me Shqipërinë dhe sërish do të vinim te problemet e lartpërmendura. Të mos gënjehemi nga ndonjë vend i madh si Rusia etj., që mund ta mbështesë tezën e kufirit me synimin gjeopolitik që ta kthejë Kosovën nga një rast të veçantë (sui generis), në një precedent universal, për ta zbatuar edhe me Ukrainën apo dhe ndoshta për ta bërë “konflikt të ngrirë”. Edhe pse jo gjithçka, është premtues fakti se Albin Kurti, kundërshtar i vendosur i këtyre tezave që nuk kanë vdekur ende, do ta kryesojë vetë këtë dialog në unison me partneren e koalionit, zonjën Osmani.

Trajtimi i drejtë dhe efikas i aspekteve të lartpërmendura do të ketë ndikim pozitiv edhe në procesin e tërheqjeve dhe shtimin e njohjeve për Kosovën, si sfida e tetë serioze. Kthesa e nevojshme lidhet detyrimisht me një analizë tërësore nga e cila të dalë bilanci i saktë i vendeve që mund të thonë “Po”, ato të lëkundurat dhe ato që nuk ia vlen “barra qiranë” të humbasësh kohë dhe burime. Dihet se ka disa vende jashtë Evropës që vazhdojnë traditën e bashkëpunimit me Serbinë, si aleatë të dikurshëm në “Lëvizja e të Paangazhuarve” të drejtuar nga Tito, Gandi, Naseri etj. Mirëpo, në diplomaci këto lloj aleancash jo vetëm i rezistojnë kohës, por luajnë rol primar në të tilla raste. Vende të tjera shquhen për anti-amerikanizmin dhe anti-evropianizmin e tyre, bashkësisë së interesave me Rusinë, Kinën dhe vetë Serbinë. Ja pse në procesin e njohjeve kërkohet kujdes që të dimë ku të trokasim që të mos na përplasin portën.

E njëjta analizë dhe strategji kërkohet dhe për lobimin për anëtarësimin në UNESCO, INTERPOL dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Në fakt, amatorizmi, nxitimi dhe këmbëngulja jashtë logjikës diplomatike në të dyja këto raste, pa një vizion dhe bilanc të qartë dëshmon se Kosova në këtë proces anëtarësim është nisur “më shumë nga inati se takati”. Konkretisht, ndoshta është momenti i duhur për të shmangur dështimin tjetër të radhës, duke tërhequr kandidaturën e saj për INTERPOL, për ta paraqitur atë më vonë kur gjërat të jenë qartësuar më mirë.

Sfida e dhjetë lidhet me faktin që krahas diplomacisë klasike, ka ardhur momenti i duhur të “futen në lojë” dhe dimensionet e tjera të pazëvendësueshme – parlamentare, ekonomike, publike, kulturore, qytetare etj. Me gjithë mundësitë, në këto fusha Kosova mbetet shumë prapa Serbisë. Nuk është fjala vetëm për rolin e personaliteteve me famë ndërkombëtare që ka Kosova, por edhe të artistëve, sportistëve, gazetarëve, afaristëve, deputetëve e deri tek ata mijëra qytetarë të Kosovës në të gjithë botën, që janë shembuj pozitivë.

Së fundi, siç dëshmuan edhe zgjedhjet e 6 tetorit, qeveria e re e Kosovës lipset të shmangë dukurinë negative që në vend që politika e brendshme me produktet e saj t’i shërbejë politikës së jashtme, kjo e fundit sakrifikohet kryesisht për konsum të brendshëm, ndryshe nga sa thoshte ish-kryeministri britanik, William E. Gladstone se, “parimi i parë i politikës së jashtme është qeverisja e mirë brenda vendit”. Le të shpresojmë se me përballimin e këtyre sfidave, zgjedhjet dhe premtimet e 6 tetorit do t’i japin fund “zgjedhës së izmave” negative dhe do t’i çelin rrugën zgjidhjeve optimale për të ardhmen e merituar të Kosovës./gsh

Tags: BEJorgji KoteKosovaliberalizimi i vizaveRusiasfidat diplomatikeSHBA

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.