• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

70-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqiptaro-Kineze/ “Kina, një vështrim shqiptar”

21 Tetor, 2019
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Mlloja

Kam qënë gjithnjë shumë kurioz mbi Kinën që në rininë e hershme. Duke patur parasysh Shqipërinë, qytetin tim ku u rrita deri ne 18 vjec – Shkodrën, pra në një hapësirë të vogël e në numër po të vogël popullsie, habitesha për atë vend me një popullësi prej rreth 1 miliard njerëz që shtohej cdo vit me shpejtësi, me kulturë të lashtë, me një histori të vrullshme dhe zhvillime dinamike deri në ditët e sotme. Zhvillimet në atë vend në  mes të viteve 1960 e vetë Revolucioni Kulturor, i cili zbriti deri në Shqipëri me vecoritë e veta më shtonin kureshtjen, e jo vetëm mua. Nga ana tjetër populli – njeriu kinez, të cilin e kishim parë në Shqipëri me sjelljen e tij gati-gati spartane: punë e banesa, pa asnjë kontakt me shqiptarët vec atyre ku punonin në orarin e punës, të gjitha këto më ngjallnin kureshtje për tërësine e tij njerëzore, kulturore e shpirtërore.

Kam patur një profesor kinez në vitin 1969 në vitin e 4-të të Universitetit në Tiranë, i cili na mësonte anglisht. Kishte studjuar në Londër. Ai më është ngulitur në mëndje për modelin e intelektualit kinez- i veshur jo si ‘Gardistët e Kuq’ të kohës së Revolucionit Kulturor, por elegant, alla perëndimor, me një anglishte të përkryer dhe kulturë të gjërë aq sa ai na lejonte të depërtonim. Në një rast i bëmë një vizitë në shtëpi këtu në Tiranë, dhe më kujtohet se cdo gjë dukej tamam si jeta jonë e asaj kohe. Nuk kam dije për fatin e tij të mëvonshëm se në 1970, në kulmin e Revolucionit Kulturor, u largua; e transferuan në Kinë. 

Puna në Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga 1970 deri më 1980 koincidoi me ngjarje dramatike ndërkombëtare për të cilat mësoja cdo ditë. E pikërisht kthesa- viti 1978, shënoi për atë vend ndryshimin e kursit politik e ekonomik me hapjen drejt perëndimit duke sjellur edhe prishjen e madhe midis Tiranës dhe Pekinit. U  ndanë rrugët ‘socialiste’ dhe sikurse analizohet edhe në librin tim ‘Kina, një vështrim shqiptar’ (China, an Albanian Insight), ajo kineze e drejtoi vendin kah zhvillimi ekonomik e shoqëror, kurse rruga jonë po ngushtohej vazhdimisht deri në fillim të viteve 1990 kohë kur shënoi vendosjen e pluralizmin demokratik dhe një rikthim të lidhjeve shqiptaro-kineze. Pas vitit 1993 me fillimin e shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe pauza – 1978-1990 – nuk kishte prekur marrëdhëniet tradicionale miqësore midis dy vendeve. Në këtë mes,  sikurse e kam vënë në dukje në libër, në shumë raste influenconte mirënjohja e thellë e Kinës, e të gjithë shtresave politike pa dallim, për kontributin e Shqipërisë në pranimin e vendit të tyre OKB, në vendin i cili në fakt i takonte, por që i ishte privuar që nga krijimi I R.P. të Kinës më 1 tetor 1949.

Deri ne  vitin 2012 cdo gjë rreth Kinës ishin për mua cfarë shkruhej dhe shikohej në televizione, dhe vizita e parë atje në maj-qershor tëatij viti ishte ballafaqimi me realitetin, cka jam përpjekur ta pasqyroj sa kam mundur me shkrime prej andej. Koha prej tre javësh e qëndrimit, mundësitë për të takuar elitën politike, akademike e kulturore, por edhe studentë, njerëz të thjeshtë në raste spontane, programi i larmishëm me vizita në pjesë të ndryshme të vendit i hartuar nga Akademia e Zyrtarëve të Biznesit Ndërkombëtar (AIBA) që varej nga Ministria e Tregtisë, më krijuan kushte që të shkruaja. Nga ky tundim arrita të botoj prej Kine rreth 11 shkrime shumica e të cilave janë përfshirë në librin ‘Kina, një Vështrim Shqiptar’,  i cili i ndarë në tre pjesë përmban 44 artikuj, analiza, reportazhe dhe intervista. Ai është botuar në shtator të vitit 2018.

Ndër shumë vizita, takime e biseda gjatë vizitave në Kinë më ka bërë përshtypje  vizita e parë në  maj-qershor 2012 në Akademinë për Zyrtarët Ndërkombëtarë të Biznesit pranë Ministrisë së Tregtisë në Pekin me një grup nga vende të Europës Juglindore.  Programi përfshinte biseda me profesorë e specialistë të fushave të ndryshme dhe të binte në sy objektiviteti i tyre: asnjë pyetje e jona nuk mbeste pa përgjigje. Profesoresha Liu Saili e Universitetit për Politikën e Jashtme më tha më 1 qershor 2012 në një bisedë se në leksionin e saj kishte paraqitur Kinën e vërtetë sikurse është – një vend që ecën përpara, por që ka problem në rrugën e saj të zhvillimit. “Ajo ka akoma rrugë të gjatë për të bërë dhe ne nuk kemi kopjuar modele të vendeve të tjera. Po bëhet cfarë ka nevojë populli kinez. Nëse do të kishim kopjuar dhe zbatuar jo këtë model tonin, por të një vendi tjetër, kjo nuk do të ishte e mirë për vendin dhe popullin tonë”, më tha profesoresh.

Por surpriza që më bëri Znj. Saili ishte e madhe kur gjatë bisedës filloi të këndonte një këngë shqiptare. Brezi i Vitebsk 60-70 intelektualë kishin nostalgji për kulturën shqiptare e tregonin se akoma i pëlqenin filmat shqiptarë, kulturën tonë.  Në këtë mes vura re dëshirën e kësaj shtrese inteluaktualësh për të mbajtur gjallë edhe në brezin e ri kulturën shqiptare, të shkuarën e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ambicjen për ti zhvilluar Aktualisht edhe më tej.

E meqë po flas për brezin e ri në Kinë sikurse e pashë është krijuar një potencial kolosal njerëzor rinie të ditur dhe të apasionuar në fusha të ndryshme te shkencës dhe teknikës e aftë për të përballuar zhvillimet bashkëkohorë në cdo fushë. Por ajo ishte po aq e prirur ndaj cdo pune, përfshi edhe fshatin. Në një bisedë në një TV kinez i vura në dukje bashkëbiseduesit se për mendimin tim një ndër arritjet më të mëdha të Kinës është  krijimi i njeriut të ri kinez. “Te ndërtosh një gratacielë  është e lehtë për një vend si Kina, por të krijosh një brez avangardë e zhvillimit bashkëkohor boteror të vendit është një vepër me përmasa të jashtëzakonshme jetike”, i thashë gazetarit. Kjo arritje është impresionuese!   

Në cdo rast takimesh me figura të larta të fushave të ndryshme një gjë ishte e përbashkët: dëshira për bashkëpunim në të gjitha fushat midis Kinës dhe Shqipërisë. Do të përmënd një rast konkret se është edhe original në vetvete. Në një intervistë me zëvëndës presidentin e Shoqatës Kineze për Mirëkuptim Ndërkombëtar (CAIFU) Ai Ping në 22 mars 2017 në Pekin më bëri përshtypje vëmëndja e tij ndaj burimeve ujore.

“Ju keni një potencial të madh burimesh ujore që mund të përdoren për prodhim energjie dhe vaditje. Por nuk paraqitet kështu situata në Kinë: në jug ne kemi ujë me bollëk ndërsa në veri kemi pak ujë. Cdo vend ka pikat e veta te forta dhe te dobta. Dhe iniciative ‘Një Brez, Një Rruge’ ka ndër të tjera këtë qëllim: komplimentarizmin, bashkërendimin e pikave të dobta dhe të forta të vendeve të ndryshme. Në fushën e energjisë Kina dhe Shqipëria kanë disa mësime nga e kaluara”, tha Z. Ai Ping, i cili e kishte vizituar Shqipërinë para disa vitesh. Dhe Z. Ping nuk ishte i vetmi që shikonte potenciale të pashfrytëzuara midis dy vendeve që kanë patur një të kaluar pozitive bashkëpunimi në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Por nga përvoja ime modeste e pasqyruar edhe në libër vërej se edhe qarqet akademike kineze ndjekin me interes ecurinë e Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit. Konkretisht studjuesja kineze Long Jing, zëvëndësdrejtoreshë e Qëndrës për Studimet Europiane të Instituteve të Shangait për Studimet Ndërkombëtare, vinte në dukje në një intervistë që pata me të më 12 shkurt 2018, duke iu referuar Shqipërisë në kuadrin e mekanizmit ‘16+1’, theksonte se ky vend nuk është një ‘qoshe e harruar’ për Kinën. “Unë kam besim se Shqipëria do të arrij të gjej tiparin dhe pozitën e saj unike në kuadrin e këtij mekanizmi”, Zonjusha Long vuri në dukje.

Do ti mbyll këto shënime me cfarë është e dukshme në librin ‘Kina, një Vështrim Shqiptar’: përpjekja e vendosur e të gjithë ambasadorëve, të cilët kanë qënë në Shqipëri nga 2010 e këtej, për të zgjëruar bashkëpunimin  dypalësh, një dëshirë e shprehur qartësisht në cdo rast që kam patur të kem intervista apo biseda me ta. Këtë mesazh e ka dhënë edhe Ambasadori i tanishëm Zhou Ding dhe do ta citoj një paragraf të një leksioni që ai mbajti në Universitetin Mesdhetar në Tirane në maj të këtij viti: “Si ambasadori i Kinës në Shqipëri, unë pres të bashkëpunoj më ngushtë me Shqipërinë për të ushqyer pemën e miqësisë tradicionale Kinë-Shqipëri, për më shumë fryte të reja. Unë pres që profesorët dhe studentët e pranishëm të bëhen misionarë të miqësisë Kinë-Shqipëri, dhe gjithashtu nxitësit e kontribuesit për prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”.

© Argumentum. 

Tags: genc mllojakinamarredheniet diplomatiekShqiperia

Related- Posts

Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Merz: Dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Kancelari Merz: Gjermania mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.