• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

A po e transferon në jug pasurinë e veriut Banka Qendrore Evropiane?

2 Nëntor, 2019
in EKONOMI, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Valë zemërimi e revolte po kalojnë në Gjermani ndaj Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Njëherë ato ngrihen në tabloiden Bild-Zeitung, që e nxjerr si vampir që thith kursimet e gjermanëve Presidentin e fundit të Bankës, italianin Mario Draghi. Shtrihen pastaj në protesta politikanësh, ekonomistësh dhe të mediave, se politikat e Bankës po i shpronësojnë gjermanët. Dhe përfshijnë në vorbull edhe bankierë të njohur të bankave qendrore evropiane: ata protestojnë publikisht se Banka Qendrore Evropiane ka kaluar kufirin: me blerjen e borxheve ajo po financon shtetet e jugut të Evropës.

Revolta e gjermanëve ndaj një institucioni të pavarur qendror evropian është më e madhja në BE. Ajo është e pazakontë për Gjermaninë, aq sa vëzhgues të shqetësuar kujtojnë madje fillimin e armiqësisë 30 vjeçare të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian.
Draghi ndez valën aktuale të protestave

Montim fotografik i gazetës bulevardeske gjermane Bild-Zeitung

Montim fotografik i gazetës bulevardeske gjermane Bild-Zeitung

Nga njëra anë revolta nxitet nga pasiguria se ku do ta çojnë Eurozonën politikat e “përmbytjes së tregut” me para nga Banka Qendrore Evropiane. Për Eurozonën ky instrument përdoret për herë të parë. Nga ana tjetër protesta ndizet nga përvoja reale e dhimbshme e të prekurve, që përjetojnë se kursimet e jetës e humbasin vlerën, sepse interesat bankare janë minimale.

Në 1 nëntor nisi mandatin në Frankfurt mbi Main Presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane, francezja Christine Lagarde. Në disa prononcime ajo ka deklaruar se e mbështet frymën e politikës së paraardhësit Mario Draghi.

Por ashpërsinë aktuale kritikat në Gjermani e morën pas vendimit të fundit të ish-Presidentit Mario Draghi: për të ulur normën orientuese të interesit të Bankës Qendrore Evropiane në negative, në 0,5 përqind; si dhe për të rinisur blerjen e huave shtetërore (të vendeve me probleme ekonomike), në shumën 20 miliardë euro. Pas kësaj, një anëtare gjermane e bordit drejtues të BQE, Sabine Lautenschläger, dha dorëheqjen. Ajo është përfaqësuesja e tretë e Gjermanisë që jep dorëheqjen, në një kohë që dorëheqje nuk ka dhënë askush nga përfaqësuesit e 18 shteteve të tjera të Eurozonës.

Edhe në Gjermani, politika ia njeh Draghit meritën që e stabilizoi Euron në turbullirat pas krizës financiare të vitit 2008. Këtë ai e arriti praktikisht me tre fjalë të një fjalie, thonë në Gjermani, që u bënë të famshme sepse rikthyen besimin e tregjeve te monedha e përbashkët: ato qenë “çfarëdo që të nevojitet”. “Brenda mandatit tonë ne jemi të gatshëm të bëjmë çfarëdo që të nevojitet për të mbrojtur euron. Dhe më besoni, do të jetë mjaft”, tha Draghi (26.07.2012).

Symbolbild Euro Rettungsschirm (picture-alliance/dpa)

Kjo vlerësohet si pikë kthese në shpëtimin e Euros, në krizën më të rrezikshme për monedhën e përbashkët.

Çfarë kritikojnë gjermanët?

Më fort, në Gjermani (dhe në disa shtete të tjera si në Austri e Holandë) ekonomistët dhe media kritikojnë blerjen e huave shtetërore nga Banka Qendrore Evropiane. Ky financim monetar i shteteve në krizë nuk i nxit ato të ndërmarrin reforma të nevojshme, strukturore.

Kritika e dytë vjen për objektivin e Bankës Qendrore Evropiane: për ta ngritur në plan afatmesëm inflacionin në Eurozonë në kuotën 2.0 përqind, nga 0,9 përqind sa është tani.

Inflacioni i ulët i mban edhe çmimet më të ulëta. Banka thotë se kur kjo ndodh për një kohë të gjatë dhe gjerësisht mund ta frenojë ekonominë, sepse sipërmarrjet dhe konsumatorët nuk investojnë.

Prandaj, për t’i nxitur sipërmarrjet për investime, BQE e mban normën orientuese të interesit tek zero përqind.

Por një politikë e nxitjes së inflacionit zgjon sidomos te gjermanët e shkolluar, traumën e hiperinflacionit të tmerrshëm të vitit 1923 në Gjermani. Me interesat minimale bankare, Banka Qendrore Evropiane po i shpronëson sot gjermanët si atëherë shteti, është ankesa më e përhapur.

Weimar, 1924

Weimar, 1924

Ndjesia shumëfishohet nga kujtesa historike, pasi gjermanët kanë edhe sot tendencën të mos i rrezikojnë kursimet (investojnë pak në aksione). Edhe bankat dhe shoqëritë e sigurimeve vuajnë nga interesat negative bankare. Ato kanë nisur t’u kërkojnë njerëzve të paguajnë që t’ua administrojnë paratë – dhe kjo shkakton indinjatë. Sasia e madhe e Eurove në qarkullim, ide e Draghit, shihet më tej si nxitëse për flluskat në tregun e pasurive të paluajtshme në Gjermani.

A po bën BQE shpërndarje të re të pasurisë nga Veriu drejt Jugut të Evropës?

Në njëfarë mënyre po. Bankën Qendrore Evropiane e kritikojnë se në fakt e ka zgjeruar fshehtas mandatin. Ajo po financon praktikisht me para edhe të Veriut shtetet me probleme në jug të Evropës: duke ua blerë atyre borxhet, kryesisht huatë shtetërore. Disa analistë arrijnë në përfundimin se edhe me detyrimet e pafundme që u vë Banka Qendrore Evropiane Bankave Qendrore nacionale, po kryen praktikisht një “transfertë në hije” të kapitalit nga Veriu më i pasur, nga Gjermania, drejt jugut të Evropës.

Mbrojtësit e politikës së Bankës thonë se ulja e interesave bankare nga BQE ka rigjallëruar ekonominë dhe pakësuar kështu papunësinë. Christine Lagarde deklaroi në një intervistë para nisjes së mandatit, se “duhet të jemi më të lumtur të kemi një vend pune, se sa të mbrojmë kursimet”.

Por, këtë logjikë kuptohet se nuk e dëgjojnë me dëshirë ata që kanë pasur p.sh. sigurime të jetës apo kursime për pleqërinë, që tani u ka rënë vlera. “Shpëtimtari i lig”, e cilësoi këto ditë Draghin televizioni publik gjerman ZDF. ZDF tha këto ditë se familjet gjermane kanë humbur prej 2011 deri 2019, për shkak të interesave të ulëta bankare, 344 miliardë Euro neto. Vërtet që kreditë me interesa më të ulëta u kanë kursyer gjermanëve 281 miliardë euro. Por kjo vetëm sa ka zbutur humbjen totale, që në fakt ka qenë 625 miliardë euro humbje bruto.

Euro-Skulptur (picture-alliance/dpa)

Qeveria gjermane: mbështetje në heshtje e politikave të BQE

Politikat e nisura nga Banka Qendrore Evropiane me Draghin janë të diskutueshme edhe për ekonomistë të pavarur.  Por qeveria gjermane i ka mbështetur ato (heshturazi). Kritikat nga politika e lartë gjermane kanë ardhur duke u pakësuar. Kjo në një kohë kur jo më larg se viti 2016, ministri i Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble e akuzoi BQE se po forcon ekstremin e djathtë me politikën e saj .

Konsensusi në politikën gjermane mbetet: që Gjermania nuk duhet të marrë rolin e financuesit të një “unioni të transfertave”. Në këtë kuadër, Gjermania ka pranuar vetëm një buxhet minimal për Eurozonën, jo në përmasat siç e kërkoi atë Emmanuel Macroni. Një buxhet më i madh për 19 shtetet e eurozonës do të kërkonte edhe struktura politike, që do të përcaktonin politikat fiskale.

Por për disa vëzhgues, ky përfundim i ndërtimit të Euros, do t’i ofronte Francës tërthorazi edhe mundësinë që ta lëkundte pozicionin e fortë të Gjermanisë ndaj konkurencës, të cilin Gjermania e ka siguruar që me themelimin e eurozonës.

Me mbështetjen e politikave të Bankës Qendrore Evropiane, qeveria Merkel vazhdon traditën e nisur që kur Gjermania nën Helmut Kohlin ra dakord të braktisë Dojçmarkën për Euron. Megjithëse nuk u deklarua, për ekonomistët që atëherë ishte e qartë se braktisja e Dojçmarkës dhe përqafimi i Euros në Bashkimin Evropian, në një organizatë shtetesh me fuqi të ndryshme ekonomike, do të kërkonte dikur transferta kapitali, në dobi të bashkësisë: nga Gjermania më e fuqishme, tek të tjerët.

François Mitterrand dhe Helmut Kohl - gjest historik (Verdun 1984)

François Mitterrand dhe Helmut Kohl – gjest historik (Verdun, 1984)

Helmut Kohli pranoi të braktiste simbolin e fuqisë ekonomike gjermane, Dojçmarkën, që Franca me François Miterrand-in të jepte dakordimin për ribashkimin e Gjermanisë. Me monedhën e përbashkët në BE, Gjermania do të lidhej me Evropën dhe nuk do të synonte ta kthente atë në Evropë “gjermane”. (Një shije të kësaj të fundit disa shtete të Eurozonës e përjetuan me politikat e kursimit (austerity) të kërkuara nga Gjermania në krizën e Eurozonës.)

Të gjitha qeveritë gjermane që atëherë e kanë të qartë:  për tregtinë e fuqishme të saj, Bashkimi Evropian i ofron Gjermanisë një ambjent të sigurtë dhe stabilitet demokratik të rrallë. Rreth 40 përqind të mallrave Gjermania i eksporton në Eurozonë, ku ka të garantuar një fuqi blerëse të lartë. Monedha e përbashkët i eleminon Gjermanisë humbjet që do të vinin nga kurse jostabile këmbimi të monedhës. Prej kësaj vuajnë shtete me fuqi të ngjashme ekonomike, si p.sh. Japonia, që nuk kanë një kuadër gjeografik e ekonomik kaq të përshtatshëm sa Gjermania.

Këto elemente shpjegojnë faktin se pse edhe qeveria Merkel e mbështet kursin e Bankës Qendrore Evropiane: një shprehje e fortë solidariteti dhe përgjegjësie ndaj shtëpisë së përbashkët evropiane. – DW

Related- Posts

FOKUS

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026
FOKUS

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026
FOKUS

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Një gamë e larmishme filmash shfaqet në kinematë kineze për Festën e Varkave të Dragoit

20 Qershor, 2026

Mianmari gati të thellojë miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën

20 Qershor, 2026

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026

Konfuzion në Ngushticën e Hormuzit mes raportimeve se Irani ka mbyllur rrugën ujore

19 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.