• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

    Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Zëvendësndihmësi i sekretarit i NATO-s: Raportet Kosovë-Serbi, ndër sfidat më thelbësore për rajonin

19 Nëntor, 2019
in FOKUS, INTERVISTË, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, James Appathurai, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se raporti midis Kosovës dhe Serbisë, mbase paraqet sfidën më thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai konfirmon se NATO-ja do të bëjë çmos për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përderisa thekson angazhimin e saj për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë.

Lidhur me masat e paralajmëruara nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për bashkëpunimin e ardhshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi institiconet e Kosovës miratuan ligjet për transformimin e saj në ushtri, Appathurai thotë se kjo çështje ende po diskutohet brenda NATO-s, mirëpo shpreh sigurinë se pasoja do të ketë.

Zyrtari i lartë i NATO-s në këtë intervistë flet edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO përderisa për Serbinë thotë se paanshmëria politike ose mospërfshirja e saj ushtarake nuk e pengon Aleancën që të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Appathurai, shumë shpejt bëhet një vit që kur NATO-ja i ka ftuar autoritetet e Bosnje e Hercegovinës të paraqesin Programin Vjetor Kombëtar (ANP). Asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. A ekziston ndonjë mekanizëm përmes të cilit mund të obligonit autoritetet në Sarajevë që ta bëjnë këtë?

James Appathurai: Natyrisht se nuk ka. Ne u kemi ofruar atyre një ftesë, që të themi se jemi të hapur për të pranuar Programin Vjetor Kombëtar dhe jemi ende të hapur për këtë. Nga këndvështrimi ynë, ne duam që të dorëzojnë planin sepse kjo na jep mundësinë më shumë për të përkrahur reformat në Bosnje dhe Hercegovinë. Mendoj se të gjithë, në gjitha segmentet e qeverisë, por edhe qytetarët duan që reformat të zbatohen dhe kjo na mundëson që t’i ndihmojmë ata. Natyrisht se aty ka jehonë politike, por në të vërtetë është një mjet praktik për ne. Pra, ne jemi shumë të hapur që autoritetet e atjeshme të na dërgojnë planin, por sigurisht ne nuk i detyrojmë ata, ne nuk imponojmë asgjë. Kjo varet nga institucionet dhe qytetarët e vendit.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për qeverinë, çështja e NATO-s është një pengesë për formimin e qeverisë. Si e shihni rolin e NATO-s në të ardhmen politike të vendit?

James Appathurai: Është e rëndësishme të sqarohet se NATO-ja kurrë nuk e ka vendosur si kusht që formimi i qeverisë është në njëfarë forme i ndërlidhur me ANP-në. Ne nuk kemi nevojë që qeveria ta bëjë këtë një çështje që përcakton nëse arrijnë ose jo ta formojnë atë. Sa na përket neve, sigurisht se ajo na duhet nga qeveria dhe jo nga një pjesë e saj. Kjo është shumë e rëndësishme. Por, ky është diskutim i brendshëm në Bosnje për formimin e qeverisë. Ne nuk i kemi ndërlidhur këto dy çështje.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë afat kohor për paraqitjen e Programit Vjetor? Thirrja e juaj e vitit 2018, a po qëndron pezull derisa ata të lëvizin përpara apo ekziston një kufi kur do të thuhet “mjaft më”?

James Appathurai: Nuk ka afat kohor. Ne mund të vazhdojmë bashkëpunimin në kuadër të programit ekzistues dhe kjo është ajo që bëjmë. Ne kemi një zyrë në Bosnje që ndihmon dhe mbështet reformën në mbrojtje. Reforma në mbrojtje është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të përgjithshëm të reformës në vend, sepse mbrojtja duhet të jetë një çështje kombëtare në çdo vend të botës. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e Forcave të Armatosura, Ministrinë e Mbrojtjes, ne kemi një program për këtë, në marrëveshje me qeverinë. ANP-ja do ta ngriste këtë në një nivel më të lartë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të hapur për të, por nuk ka ndonjë afat kohor dhe ne nuk u imponojmë asgjë.

Radio Evropa e Lirë: A është Bosnja një bombë e kurdisur?

James Appathurai: Më lejoni ta them këtë, ne bashkëpunojmë për një kohë të gjatë me Bosnjën. Shqetësimi ynë më i madh është formimi i qeverisë sepse formimi i qeverisë do të na lejojë të zbatojmë reformat që ne besojmë se janë të rëndësishme për vendin dhe të cilat ne i mbështesim. Dhe, sigurisht, ne jemi të hapur dhe do të dëshironim ta shohim ANP-në sepse mund të zbatojmë më shumë reforma. Te çështja e sigurisë mendoj se është e rëndësishme të dihet se pothuajse çdo vend në Evropë përballet me çështjen e radikalizmit, çështjen e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria. Unë dhe ti tani po flasim në Belgjikë. Me sa di unë, Belgjika ka numrin më të madh të luftëtarëve për kokë banori, që kanë shkuar në Siri për të luftuar me Shtetin Islamik. Këto i thash, jo për të thënë se Bosnja nuk ka problem – ka një problem – të gjithë ne kemi sfida në një masë të madhe ose më të vogël. Të kthehem aty ku e fillova. Një nga mënyrat më efektive për t’u marrë me radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve nga frontet e huaja është të kesh institucione efektive të sigurisë, kontrolle kufitare dhe programe për përballje me radikalizmin, të gjitha këto kërkojnë reforma. Formimi i qeverisë, vendosja e një programi efektiv të cilin NATO-ja dhe BE-ja mund të mbështesin në njëfarë mënyre, është mënyra më e mirë për të trajtuar këtë problem, i cili është një problem si në Bosnje ashtu dhe në të gjithë Evropën.

Radio Evropa e Lirë: NATO-ja ka qenë dhe është faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjysma e vendeve tashmë janë anëtare derisa gjysma tjetër po pret t’i bashkohet NATO-s. E kemi çështjen e Maqedonisë së Veriut. Cili është afati kohor, a do ta respektoni atë të vitit të kaluar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, apo do ta shpejtoni procesin, për të riparuar, në njëfarë mënyre dëmin që e shkaktoi BE-ja kur mbylli dyert për këtë vend?

Radio Evropa e Lirë: Por kjo nuk është vënë në pyetje asnjëherë?

James Appathurai: Nuk është vënë në pyetje, por disa kanë pyetur nëse nënkuptohet edhe roli i KFOR-it. Por, ne nuk e menduam këtë. Pra, njerëzit mund të sigurohen që operacioni ushtarak do të mbetet dhe do të vazhdojë të bëjë punën e tij, që është të ofrojë siguri dhe një ambient të sigurt. Kur bëhet fjalë se çfarë lloj ndihme për reformë do t’i ofrojë NATO-ja Forcës së Sigurisë së Kosovës ose potencialisht një Ushtrie të ardhshme të Kosovës, tani jemi duke e shqyrtuar nga brenda se çfarë nënkupton ajo. Ky është një debat praktik, por edhe politik mbi ndikimet në Kosovë dhe në marrëdhëniet e saja me fqinjët. Por, gjithashtu nuk është fshehtësi që ne në Aleancë kemi edhe problemin e shteteve që e njohin dhe nuk e njohin Kosovën. Për ta kjo është një çështje e ndërlikuar. Ne duhet ta diskutojmë këtë pak më shumë dhe unë jam pothuajse i sigurt se do të ketë disa pasoja, por ende nuk kemi arritur deri aty.

Radio Evropa e Lirë: Por, këto pasoja kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe jo Kosovën. Sepse në disa paraqitje të mëparshme, Sekretari i Përgjithshëm u është referuar marrëdhënieve midis NATO-s dhe Kosovës?

James Appathurai: Nga mënyra sesi i shikoj gjërat, pasojat e vërteta kanë të bëjnë me mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ose Ushtrisë së Kosovës. Sigurisht, ka edhe çështje më të mëdha politike që lidhen me mbështetjen tonë, për shembull mbështetjen tonë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Por, NATO-ja është e përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt, por edhe për të kontribuar në marrëdhënie më të mira midis Kosovës dhe fqinjëve të saj. Ne gjithashtu kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Serbinë. Nuk kanë mbetur shumë sfida thelbësore në Ballkanin Perëndimor, por një prej tyre është marrëdhënia midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zgjidhje e kësaj çështjeje. Prandaj, ne duam të bëjmë çmos për të kontribuar në këtë.

Radio Evropa e Lirë: Por, kjo ndoshta nuk ndikon në marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, duke pasur parasysh se është i vetmi vend që nuk e dëshiron anëtarësimin e plotë në NATO. A shpresoni se në një moment ky neutralitet do të ndryshojë dhe se Serbia do të bëhet një nga vendet e rajonit që me të vërtetë të përpiqet të bëhet anëtare e NATO-s?

James Appathurai: Sinqerisht, ne nuk jemi në kërkim të anëtarëve të rinj. Qasja jonë është që ta lëmë derën e hapur për vendet që plotësojnë standardet dhe duan të bashkohen. Serbia e ka bërë të qartë 100 për qind se nuk është e interesuar për anëtarësim as tani, as në të ardhmen e afërt. Ne e respektojmë atë. Ne e respektojmë paanshmërinë e tyre. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Austrinë, Suedinë, Zvicrën, Finlandën, Irlandën. Paanshmëria politike ose mospërfshirja ushtarake nuk është problem për ne që të kemi marrëdhënie të mira praktike dhe politike me vendet që kanë një qasje të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Duke pasur parasysh rolin e NATO-s në ndërtimin e paqes jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në pjesë të tjera të botës, si ndihen zyrtarët e Aleancës kur dëgjojnë se ky institucion thuhet se është në një gjendje të “vdekjes së trurit”?

James Appathurai: Truri im dhe truri jonë janë shumë mirë dhe ne jemi gjallë. Më duhet të flas në emrin tim sepse nuk kemi asnjë pozicion zyrtar për këtë çështje. Nga njëra anë, ka tensione midis aleatëve rreth veriut të Sirisë apo mosmarrëveshje për mjedisin jetësor…unë e kuptoj që ka një debat politik rreth kësaj. Nga ana tjetër, ajo që unë mendoj se takimi i NATO-s në fillim të dhjetorit në Londër do të tregojë se është një angazhim madh i NATO-s. Mbrojtja kolektive është shumë e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë. Ne kemi marrëdhënie politike me 40 vende të botës. Kemi të bëjmë me sfida të reja si universi, apo teknologjitë e reja dhe po i përshtatemi këtyre llojeve të reja të problemeve, përfshirë edhe kërcënimeve që vijnë nga Rusia, të cilat ne i quajmë hibride: sulme kibernetike ose dezinformata. Ne po bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë me BE-në. Në fakt, në fund të fundit thelbësore është fakti se aleanca po përshtatet. Kjo do të bëhet e qartë në samitin e udhëheqësve. Sidoqoftë, është e nevojshme që udhëheqësit tanë të sqarojnë disa çështje rreth të cilave duhet të diskutojnë së bashku.

Radio Evropa e Lirë: Njëri nga udhëheqësit madje është duke vënë në dyshim nenin 5 të NATO-s. Në Samitin e Londrës nuk ishte planifikuar të diskutohej për nenin 5 ose për të ardhmen e NATO-s. A do të shndërrohen papritmas këto pyetje në qendër të diskutimeve në Londër muajin tjetër?

James Appathurai: Unë nuk mendoj se neni 5 është vënë në dyshim. Ajo që tha presidenti (i Francës, Emmanuel) Macron kishte të bënte me angazhimin e SHBA-së në NATO. Ajo që unë e shoh është se gjatë mandatit të presidentit (të SHBA-së, Donald) Trump, SHBA-ja ka rritur numrat e trupave të saj në Evropë më shumë sesa presidenti (Barack) Obama; numrin e ushtrimeve ushtarake në Evropë, ka rritur sasinë e pajisjeve ushtarake në Evropë, por sjell gjithashtu në tryezë çështje politike që shqetësojnë Shtetet e Bashkuara. Për shembull, diskutimi i Kinës si një sfidë, por edhe një mundësi e re. Ajo që unë shoh, por edhe shumica e vendeve, nëse jo të gjithë, është një angazhim më i madh i SHBA-së ndaj NATO-s, si në sigurinë evropiane, ashtu edhe në aspektin ushtarak dhe politik. Dhe kjo do të jetë plotësisht e qartë./REL

Related- Posts

FOKUS

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026
FOKUS

Pakistani, vendi kyç për parandalimin e kaosit rajonal

1 Qershor, 2026
FOKUS

Protektorati Digjital: Si e Konsolidoi Akti i BE-së për AI Monopolin e Silicon Valley

30 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026

Të paktën 1 i vrarë dhe 63 të plagosur në sulmin e Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.