Marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, kryeministri Edi Rama e cilëson si një hap me rëndësi.
Në mesazhin e tij kreu i qeverisë i drejtohet edhe Ramush Haradinajt, duke shkruar se paqja nuk fitohet me mjete lufte.
Postimi në Twitter:
E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit.