Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski theksoi në intervistën për ABC News se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në çështjet e brendshme të Maqedonisë.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mënyrë direkte, përzihet në zhvillimet politike në Maqedoni që nga viti 2016 kur është hartuar e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, kur i ka ftuar partitë politike shqiptare në Tiranë. Mendojmë se kjo është e pandershme dhe jo korrekte. Përderisa qytetarët që jetojnë në Maqedoni zgjedhin përfaqësuesit e tyre, mendoj se ata duhet që politikat e tyre ti bëjnë këtu dhe çdo gjë tjetër është përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër që është më e keqja që mund të ndodhë”, theksoi Nikollovski.
Ai përmendi relacionet e kryeministrit Rama me politikanë në Shkup, duke aluduar në kryeministrin e deritanishëm Zoran Zaev. “Më duket se ai ka një mik, preferencë në Maqedoni por shpresojmë se do ta kuptojë se duhet të bashkëpunoje edhe me qeveri tjetër dhe se për zhvillimet në Maqedoni vendosin qytetarët e Maqedonisë.”, theksoi nënkryetari i VMRO-së.