• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“The making of Albanians”

26 Janar, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben ANDONI

Titulli anglisht i këtij shkrimi nuk ka sens nëse nuk do mund të shpjegohet realisht qëllimi dhe përqasja e tij. Qëllimi i këtij shkrimi është për të bërë një përsiatje, sesi mund të krijohen kushtet që nevojiten për të ngritur frymëzimin e munguar edukativ të një brezi, Shqipëria e të cilëve është tashmë një koncept i largët dhe nga ana tjetër, një vend që drejtohet nga politikanë të cilët nuk kujtohen më për ta dhe të gjithë brezat e shqiptarëve. Përqasja është marrë nga libri “The Making of Americans” (“Bërja e Amerikanëve”) e D.E. Hirsch botuar në vitin 2009. Sensi: si mund t’i afrohemi brezave të të rinjve me Kurrikulat dhe metodikat në mënyrë që të rritet dashuria për vendin e tyre dhe më shumë akoma për të mbijetuar në atdheun e tyre, që duket se po i përzë masivisht direkt dhe indirekt.

Drejtimi për këtë artikull lidhet me dy emra shumë të njohur bashkëkohorë të filozofisë së edukimit, respektivisht E. D. Hirsch dhe Hoëard Gardner. Në një artikull të Humanities për dy personalitetet, shkruar pak vite më parë, kemi të veçuar epigramin e Hirsch: “Për t’i kuptuar fjalët në një faqe, duhet të dimë shumë më tepër informacione të cilat nuk janë të vendosura në atë faqe”. Kurse nga kolegu i tij Gardner, fjalia epigramatike është disi më bazike: “Unë besoj se qëllimi i arsimit është të zotërojë mënyrat themelore të njohjes”.

…

Shqipëria po përballet me një largim masive të studentëve të saj, të të rinjve, e grupeve të tjera moshore-shoqërore kurse niveli arsimor në të gjitha stadet është gjithnjë e më shumë zhgënjyes. Kushdo profesor, i cili gjendet në një auditor e ka provuar me studentët, që një pjesë jo e vogël kanë mangësi të artikulimit në gjuhën amëtare, një pjesë jo e vogël nuk dinë të shkruajnë fare mirë shqip, apo që kanë vështirësi të theksuara në lexim, e të gjithëve bashkë u mungon kultura bazike. Nëse në rastin amerikan kjo u konsiderua dhe vlerësohet si problem federal dhe angazhohen menjëherë për ta zgjidhur (Hirsch u përfshi vetë në një fushatë federale për të zgjidhur këtë), pasi dëmtohet gjithçka e këtu edhe ekonomia e vendit me krahun e ri të punës, në vendin tonë, kur kujton edhe problemet e mëdha të tranzicionit social, askush nuk po e mendon seriozisht e tashmë kjo përbën një trend të pakorrigjueshëm: Në masë po ikin të rinjtë, kurse niveli i arsimimit po bjerret për ditë, teksa dhe politikat sociale nuk kanë më fare asnjë impakt. Kushdo që mban mend pankartat e protestave të studentëve, një vit  më parë, do të sjellë në mendje shqetësimin e disave syresh për mësimin, metodikat dhe profesorët. Ndërkohë që sërish në grupin e tyre, artikuloheshin dhe kërkesa më ekzistenciale për të vazhduar deri te absurditetet. Ajo që të bënte të trishtoheshe realisht ishte përgjigja që rridhte më pas nga vëzhgimi i tyre: A i kemi humbur vallë të rinjtë tanë?!

…

Kthehemi sërish pas. Hirsch konsiderohet si konservator, kurse Gardner si progresiv, por në artikullin e Peter Gibbon të përgatitur për Humanities në vitin 2016 (Volumi 37, Numri 4) kemi një sintezë qysh në fillim: A duhet t’i trajtojmë ndryshe studentët dhe nxënësit apo duhet të aplikojmë metodika të njëjta për shkollën kombëtare. Mënyra sesi Profesori i Anglishtes në Yale, Hirsch u përfshi në edukim erdhi nga një vëzhgim i rastësishëm: nxënësit e tij nuk kuptonin disa nga termat bazike dhe madje nuk dinin as t’i lexonin ato (Vëzhgimi kishte të bënte me leximin e një pasazhi kushtuar Luftës Civile në SHBA) si duhet. E asokohe ishte botimi i Hirsch “Cultural Literacy: What Every American Needs to Know”, që do të bëjë ndryshimin. I thjeshtë, por me një marifet të këndshëm: Në shtojcën e librit përfshin plot 5000 fjalë, kategori, data, autorë, shpikje, të cilat duhet t’i dinte paskëtaj çdo amerikan. Të mos harrojmë jemi në gjysmën e dytë të viteve ’80 dhe rezultatet federale vazhdonin të ishin të hidhura për amerikanët, që filluan të kuptonin se po humbnin jo thjesht forcën e tyre të aftë të punës, por edhe kulturën më bazike, që e ndih një qenie gjatë jetës së vet.

Po çfarë na thotë Hirsch në përgjithësi për arsimin? Faktet vërtetë janë të këndshme në mësim, edhe thelbësore, por ato duhet t’i paraprijnë dhe ta shoqërojnë hetimin kritik, teksa leximi mbetet thelbësor. Mos harroni, sqaroi Hirsch, se: Mësimi është gjithnjë i ngadaltë dhe i vështirë. Filozofi i edukimit mendonte se ishin tamam njohuritë e përbashkëta, ato që do na lidhnin së bashku. (Ibid)

Fjalë të bukura, por që binin disi ndesh me përfundimin e studimit të autorit të lartpërmendur, sipas të cilit rezultonte se numri i fjalëve të përdorura, ishte minimal nga masa e nxënësve. Në këtë kuptim, autori rekomandoi se për të ndryshuar, të rinjtë duhet të vendoseshin fillimisht për t’u mësuar gjëra të përbashkëta, mënyra më e mirë për të pasur një start.

Po të kthehemi në vendin tonë: Cilido nga profesorët dhe mësuesit tanë të shpreh shqetësimin real për diferencën shumë të madhe të studentëve që vinë nga shkollat e rretheve me ata të Tiranës (por edhe të vetë kryeqytetit) apo pak qyteteve, por edhe honet në formimin e përgjithshëm. Kjo diferencë përcillet direkt, sipas studiuesve, përveç orientimit të gabuar në jetë edhe në konceptimin për të drejtat civile. Të mjafton të dëgjosh sesi flasin të rinjtë tanë dhe kupton se në masë ata nuk i kuptojnë të drejtat e tyre civile. Kjo e shprehur prej leksikut të mangët, por edhe mungesës së njohurive, që në studimin amerikan që përmëndte Hirsch shkonte me një diferencë matematikore prej 30 milion fjalësh (studim i realizuar nga studiuesja Dana Suskind). (Ibid)

***

Sipas mendimit të Hirsch, shkollat ​​duhet të kompensojnë këtë deficit për të zbutur lidhjen midis arritjeve arsimore dhe klasës shoqërore. Kurse Gardner mendonte se aftësitë janë më të rëndësishme sesa faktet, performancat janë më të mira sesa testet, e nga ana tjetër museumet dhe aktivitetet e jashtë klasës janë njësoj të rëndësishme si shkolla, ku mësuesi sipas tij është një guidë që drejton çështje te nxënësit më shumë sesa një ekspert, i cili përcjell vetëm informacione. Pra, veç të tjerave shkolla duhet të mbrunte edhe cilësitë. Disi patetike të gjitha ashtu si edhe ajo që do thoshte dikur eseisti i njohur Emerson: Karakteri është më i lartë se intelekti, referuar po këtu.

Fjalë të bukura por të pamundura për të ndryshuar  sistemin që kemi ngritur me vullnetin tonë për të bërë kinse shkollën kombëtare. Kjo, sepse shkolla, mund të ndryshohej duke ngritur qysh nga fillimi kanonet për një arsim kombëtar të mirë, politikën arsimore së të cilit të mos e bëjnë partitë por filozofët e arsimit, mirëkuptimi i të cilëve duhet të ishte e të jetë ekuivalent prej të gjithëve. Shkollat ​​duhet të ofrojnë modele, të ngulitin zakone dhe të inkurajojnë karakterin, citohet Hirsch nga Gibbon dhe të rikrijohet sërish modeli i profesorit dhe mësuesit të shekullit XXI, që sipas tij duhet të jetë kritik i respektueshëm, por edhe i dashur me nxënësit e tij që të mos i frikësojë me notat dhe staturën e tij pedante. Nuk është e vështirë dhe për ne, e pamundur është vetëm të mos duam të ndryshojmë. Vetëm kështu mbase mund ta bëjmë shqiptarin e ri, apo “The Making Albanian” sërish. (Homo Albanicus)

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.