Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Yuri Kim ofroi mbështetje për SPAK, që prokurorët të përballen me krimin e organizuar.
“Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit“, – thotë Ambasada Amerikane.