Qendra e gërmimeve në Apolloni, në afërsi të Fierit, është një vend ku sot takohen arkeologe dhe arkeologë nga shtete të ndryshme.
Gjatë një vizite me studiuese dhe studiues të ndryshëm Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak dhe ajo greke Sophia Philippidou vizituan qendrën e gërmimeve në Apolloni.
“Në kuadrin e një takimi ndërkombëtar në kontekstin e muajit të frankofonisë ekipe të ndryshme kishin patur mundësi të prezantonin paraprakisht në Tiranë rezultatet e punës së tyre”, shton ambasada e Gjermanisë në Tiranë.