• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ekskluzive/ Themeluesi i Radios në gjuhën shqipe në Bruksel, Sakip Skepi: 34 vjet që “Jehona e Shqipes” vazhdon të flasë në Bruksel

20 Maj, 2020
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë ekskluzive për ARGUMENTUM me Zotin Sakip SKEPI, themelues dhe Drejtues i Radios në gjuhën shqipe “ JEHONA E SHQIPES” në Bruksel.

Radio “ Jehona e Shqipes”, ndonëse i dhanë vetem 6 muaj jetëgjatësi…Ajo më 20 Shkurt 2020 mbushi plot 34 vjet.

Drejtuesi dhe themeluesi i saj, Z.Sakip Skepi, tregon eskluzivisht për argumentum.al rrugëtimin e Radions që flet shqip në Bruksel. “Jehona e Shqipes” lindi, si një mundësi për të rigjetur veten, shprehet Skepi.

Pas Hapjes sê Shqipërisë e deri sot, them se tê gjithë personalitetet, të Artit e të Politikës kanë kaluar sa në studio, ose nëpërmjet telefonit. Veçoj : Ismail KADARE ; Dom SIMON JUBANI, Dom LUSH GJERGJI ( Prift dhe themelues i shoqatës bamirëse në fund të viteve 80” Nanë Tereza” në Kosovë ). Timo Flloko, Mirush Kabashi, Arif Vladi, Liri Rasha, Merita Halili, Zef Dede, Tefta Radi. Saimir Kumbaro, Isa Qosje, regjisor nga Kosova dhe shumë e shumë të tjerë. “Kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi Radio jo Politike por Kombëtare” – thekson Z.Skepi në intervistën vijuese:

Intervistoi: Marjana DODA

I nderuar Zoti Skepi! Më lejoni fillimisht t’iu falenderoj që pranuat të jepni këtë intervistë ekskluzive për ARGUMENTUM. Është vërtet privilegj i veçantë të bisedosh me një personalitet të spikatur dibran të komunitetit shqiptaro-belg në Bruksel, themelues dhe drejtues i radios në gjuhën shqipe “ Jehona e Shqipes” që nga viti 1986.

Siç e keni pohuar në disa raste të tjera në median tonë dhe atë belge, megjithë ndryshimet e mëdha ndodhura në të gjitha fushat, “Jehona e Shqipes” vazhdon të flasë me të njëjtën gjallëri dhe vitalitet si 34 vite më parë; si kronikane besnike e paanshme, pikë e besueshme referimi dhe bashkimi për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Belgjikë dhe vende të tjera pa dallim. Ndaj, kjo intervistë me ju, i nderuar Zoti Skepi, si themelues dhe promotor i saj besnik është me shumë interes. Atëhere, le të fillojmë.

***

–Për prezantim, a mund të na tregoni shkurt kur, pse dhe si emigruat në Belgjikë si fëmijë dhe për rininë tuaj atje?

Në Belgjikë, kam ardhur me prindërit aty nga Nëntori i vitit 1967. Ndonëse jemi larguar nga Shqipëria që më 12 Maj 1958 ( Babai organizoji arratisjen ma të madhe që ka ndodhur në Veri të Shipërisë.7 familje , plot 26 veta. Pas kësaj, kemi qëndruar në rrethin e Shkupit, aso kohe ishte pjesë e Jugosllavisë, plot 9 vjet.

Në Belgjikë, rinia ishte, si të gjithë të tjerët. Në shkollë, në sport dhe me shokë. Në shtëpi flitnim veç shqip, me prindërit. Bisedat e shumta i bënim për vendlindjen. Në fakt, kur u arratisëm lamë dy motrat e mia atje, se ishin të martuara dhe nuk i merrnim dot. Kështu, malli për vendlindjen ishte shumë i madh. Mbarova studimet, për ekonomi –fiskalitet dhe punoja.

Në vitin 2005 fillova punën time duke u marrë me imobilare dhe Sigurimin e Kredive Bankare ( jam diplomuar dhe për sigurimin e kredive ).

– Kur dhe si ju lindi ideja e rubrikës “ Jehona…”në shqip?

Idea e Radios lindi, si një mundësi për të rigjetur veten tonë. Ne si emigrantë politikë nuk kishim asnjë kontakt me Shtetin amë. Ishte një epokë shumë e vështirë. Si të rinj që ishim, kishim nevojë të dinim se nga jemi nga vinim e kështu e më rradhë.., i bënim shumë pyetje vetes tonë. E vetmja mënyrë me e gjet pak a shumë veten ishte që të shpreheshim. Radio ishte mënyra më e mirë me u shpreh dhe me u interesu nga afër për vendin tonë, dhe mbi të gjitha, për identintetin dhe kulturën tonë. Kështu lindi idea e krijimit tê Radio “Jehona e Shqipes” në Bruksel.

Falë mirëkuptimit që gjeta në Ministrinë e Kulturës Frankofone të Belgjikës, ky vullnet u realizua me 20 Shkurt 1986 e që vazhdon edhe sot.

-Me siguri që ky rrugtim “ shqip” në Bruksel ka qenë një përvojë e vështirë dhe plot sfida për ju, pse jo dhe me pengesa si nga autoritetet belge ashtu dhe nga ndoshta pjesë të komunitetit shqiptar; përpara viteve 90 por sidomos pas valëve të reja emigruese më 1992, 1997 e më tej? A mund të na tregoni diçka më konkrete në këtë drejtim?

Si u thashë më sipër autoritetët belge, na përkrahën. Komuniteti Shqiptarë, këtu në atë kohë ishte shumë i përçarë. Në fakt duhet kuptuar se si funksiononte ai komunitet para viteve 90 këtu në Belgjikë. Ai përbëhej nga Shqiptarë ( anti – komunistë ) refugjatë politikë nga Shqipëria. Po ashtu, ishin puntorët e ardhur nga Kosova (nën ombrellen e Ambasadës Jugosllave dhe nuk merreshin me politikë ) dhe shqiptarë nga Kosova që kishin ardhur në Belgjikë nga Turqia. Këta ishin nën ombrellën e Ambasadës Shqiptare në Paris. Me ta ne kishim problem, sepse ata i diktonte Sigurimi i Shtetit i Shqipërisë. Kujtoj një episod kur Sigurimi ka tentuar në vitin 1987 të prishte radion me antenat e tyre që i kishin vendosur këtu ).

Çdo gjë u normalizua, vetëm kur ra Muri i Berlinit, dhe u shemb diktatura në Shqipëri.

Ardhja e mërgimtarëve të rinj pas viteve 90 solli brumë të ri mes nesh. Solli gjuhën dhe kulturën për të cilat kishim aq shumë nevojë. Kështu, dhe komuniteti ynë u shtua dhe pasurua.

–Vetëkuptohet se në këtë histori sfiduese keni plot për të thënë dhe për bashkëpuntorët tuaj më të afërt, nga fillimi e deri tani? Disa fjalë për ta?

Në fillim të hapjes së Radios, ishim një grup prej 7 vetave : I ndjeri Idriz Basha, Gani Sheta, Ali Islamaj, Durak Duraku, Avni Islamaj, Naim Likaj dhe unë. Gjithashtu, na u bashkua dhe bashkëshortja e Idriz Bashës, Kimete Basha –Mitrovica.

Grupi filloj me kohë të reduktuar, pasi secili kishte nevojat e veta të jetës private. Më jetëgjati në radio është pa dyshim politologu i njohur Kolë Gjeloshaj, i cili iu bashkua Radios në Shtator të vitit 2000 dhe vazhdon të jetë i pranishëm dhe sot. Ai merret ekskluzivisht me rubrikën letrare dhe prezanton, njëherë nê muaj, libra që shkruajnë shrimtarë të huaj për Shqipërinë dhe Shqiptarët në përgjithësi. Kjo rubrikë ndiqet shumë nga nxënësit që studjojnë këtu. Kam pas shumë bashkëpuntorë që kanë kaluar në këtë radio. Më e reja me të cilën bashkëpunoj rregullisht prej 3 vitesh është gazetarja Ledja Canaj.

Kujtoj gjithashtu se kur u hapën telefonat me Shqipërinë pata angazhuar një Gazetare nga Tirana, që raportonte, çdo të diele, Zonja Edimra Rrumbullaku. Po ashtu edhe një gazetar nga Prishtina, Shaban Arifi. Kur na erdhi interneti, u ndava nga këta të dy.

– Nisur dhe nga pozicioni gjeopolitik i Brukselit, si kryqyteti i Belgjikës por dhe i Europës, në emisionet tuaja çdo të diel keni patur shumë bashkëatdhetarë dhe të huaj, njerëz të thjeshtë dhe personalitete në të gjitha fushat që janë shprehur te mikrofoni juaj, për politikën, artin, kulturën, etj. A mund të përmendni disa prej tyre, ndër më të spikaturit?

Në radion “Jehona e Shqipês” , mund të them se kanë folur shumë përsonalitete. Para vitit 90, sigurisht që ishim pak të kufizuar. Ka folë, atëherë Pretendenti i fronit Shqiptar Leka ZOGU I .

Po ashtu, personalitete shumë të respektuar, si Mentor ÇOKU dhe Sami Repishti.

Radio “Jehona e Shqipës” bashkëpunoi me Regjisoren Liria Begeja në realizimin e filmit të parë, me tematik shqiptare jashtë vendit “ Prill i Thyer” në Korsikë, me artistë të ardhur nga Kosova dhe Franca. Gjithashtu, Radioja jonë siguroi 110 Figurantë nga Belgjika dhe Franca.

Me shembjen e Murit të Berlinit, në studion e “ Jehona e Shqipes” kanë ardhur përfaqësues të televizioneve të njohur perendimore, si Televizioni kryesor belg “RTBF”. Gjithashtu veprimtaria jonë është pasqyruar disa herë në edicionin e lajmeve qëndrore.

Nder shumë të madh na ka bërë edhe Televizioni francez “TF1 “( Talevizioni Numër 1 nê Europë ) Ata na erdhën në studio dhe dhanë kronikën mbi radion tonë në edicionin qëndror të lajmeve në orën 20h dhe 23h.

Radio ishte i vetmi burim, për ta që të sillnin lajme nga Shqipëria pêr zhvillimet politike. ( Mos të harrojmë se Shqipëria ishte e fundit që ra nga blloku komunist ).

Pas Hapjes sê Shqipërisë e deri sot, them se tê gjithë personalitetet, të Artit e Politikës kanë kaluar sa në studio, ose nëpermjet telefonit. Veçoj : Ismail KADARE ; Dom SIMON JUBANI, Dom LUSH GJERGJI ( Prift dhe themelues i Shoqatës bamirëse në fund të viteve 80 “Nanë Tereza” në Kosovë ) Timo Flloko, Mirush Kabashi, Arif Vladi, Liri Rasha, Merita Halilia, Zef Dede, Tefta Radi, Saimir Kumbaro, Isa Qosje, rregjisor nga Kosova dhe shumë e shumë të tjerë..

–Jemi kureshtarë të dimë diçka dhe mbi mbështetjen nga autoritetet përkatëse belge dhe sidomos ato shqiptare, më konkretisht Ministria e Diasporës e sidomos Përfaqësia jonë Diplomatike në Bruksel?

Autoritetet Belge e kanë respektuar dhe e respektojnë Radion. Për çdo fushatë zgjedhjesh ( sepse dhe nê Belgjikë ka shpesh zgjedhje ) vijnë politikanë të rangut të lartë për të promovuar politikën e tyre.

Nê Belgjikë tani ka një diasporë të madhe shqiptare dhe ata kanë nevojë për votat e tyre.

Për sa i përket Ministrisë së Diasporës, të them të drejten, nuk kemi kontakte direkte . Ambasadorët tanë këtu i ftojmë me raste të veçanta. Si për shembull ne rastin e tërmetit ose për Festat tona Kombëtare.

Theksoj se kemi qenë, jemi dhe do te jemi Radio jo politike, por Kombëtare.

–Së fundi, si e shihni të ardhmen e ”Jehonës Shqipe” në kushtet e përshkallëzimit të virtualitetit në media dhe cili është mesazhi juaj për të gjithë ndjekësit e shumtë të ARGUMENTUM?

Ne si Radio, për të qëndruar në kohën e internetit dhe të virtualitetit njëkohësisht kemi faqen tone në Facebook, Instagram dhe kanalin në Youtube.

Po punohet për Televizionin….Në Shqipëri jemi të pranishëm në Vlorë me Radio – Televizionin 6+1 Vlorë dhe në Gjirokastër me Radio- Televizionin” ALPO”.

Për ARGUMENTUM, ju përgëzoj për çeljen e këtij portali dhe urimi im është që të ketë një jetë shumë të gjatê. Kjo ju bën dhe më të fortë! Këtë jua uroj!

Kur hapa radion me 20 Shkurt 1986, shumë dashamirës i dhanë asaj një jetëgjatësi 6 mujore…Por, ja që më 20 Shkurt 2020 mbushi plot 34 vjet.

-Zoti Skepi, ju falenderojmë dhe njëherë për këtë intervistë shteruese; urojmë që të jetë e para por jo e fundit dhe pse jo fillimi i një bashkëpunimi të vazhdueshëm midis “Jehona e Shqipes dhe ARGUMENTUM”.

www.argumentum.al

© Argumentum.

Related- Posts

INTERVISTË

Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

26 Prill, 2026
INTERVISTË

Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

14 Mars, 2026
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.