• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Trashëgimia e Angela Merkelit në politikën e jashtme

2 Shtator, 2021
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Christoph Hasselbach

Në 16 vitet si kancelare, Angela Merkel i ka vënë vulën politikës së jashtme gjermane. Roli i Gjermanisë në botë është rritur, bashkë me të edhe sfidat e politikës së jashtme.

Angela kushi? Pothuajse askush nuk e njihte Merkelin jashtë Gjermanisë, kur ajo u zgjodh kancelare në vitin 2005. Dhe kurrkush nuk do ta ketë imagjinuar çfarë gjurmësh do të linte ajo në botë. Por ajo e kapi veten shpejt, edhe në politikën e jashtme. Polikën e jashtme Merkeli e bëri që në fillim vetë dhe nuk ua la ministrave të Jashtëm ta bënin. Në vitin 2007, duke qenë mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-8 në Heiligendamm, vend turistik në Detin Baltik, ajo u shfaq sovrane mes drejtuesve të shteteve dhe qeverive më të rëndësishme të botës. Një bote pothuajse të përkryer, kur e sheh me syrin e sotëm.

Gjermania merr rolin drejtues në krizën e euros

Por kancelares iu desh herët të kalonte në modus krize: më 2008 shpërtheu kriza financiare botërore. Euroja, një nga simbolet më të fuqishme të bashkimit europian, u vu nën presion. “Po dështoi euroja, dështon Europa”, paralajmëroi shefja e qeverisë gjermane.

Großbritannien | Antrittsbesuch Angela Merkel bei Tony BlairAngela Merkel dhe Tony Blair, 2005

Nën kryesimin e Merkelit kombi më i fuqishëm ekonomik i BE mori rolin drejtues në Europë, pothuajse pa dëshirë. Qeveria gjermane detyroi nga njëra anë vendet me borxhe të mëdha që të futeshin në kurs reformash dhe kursimesh, aq sa në Greqi disa kritikë e krahasuan me pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë. Nga ana tjetër Merkeli aprovoi ndihma të mëdha europiane. Dhënia e garancisë gjermane për borxhet e vendeve të tjera u shtua në mënyrë masive.

Deutschland | Angela Merkel Rede Bundestag März 2006

Fakti që pjesa tjetër e BE e pranoi në përgjithësi rolin drejtues të Gjermanisë, ka të bëjë edhe me mënyrën delikate të prezantimit të Merkelit. Ajo mishëron „kulturën e përmbajtjes” me „kulturën e mbajtjes së përgjegjësisë”, siç thotë në një intervistë për Deutsche Wellen studiuesi i shkencave politike në Universitetin e Halles, Johannes Varwick.

Jo më partner dhe aq i ngushtë i Francës 

Roli në rritje i Gjermanisë arrin të krijojë edhe një mungesë balancimi forcash me Francën. Merkeli pranon shprehimisht se Franca është partner i ngushtë dhe për bashkëpunimin me presidentin Nicolas Sarkozy, mediat sajojnë madje një emër simbiozë, Merkozy.

Nicolas Sarkozy und Angela Merkel I Merkozy

Por kërkesat e presidentëve të ndryshëm francezë, së fundmi edhe të Emmanuel Macronit, për thellimin e BE-së, për shembull për krijimin e postit të një ministri Financash për eurozonën, Merkeli i la t’i marrë era.

Një „shanc të humbur” e quan këtë Henning Hoff nga Shoqata gjermane për Politikën e Jashtme. Kurse Varwick qe quan në intervistë me Deutsche Wellen një „tjetërsim në rritje” kundrejt Francës; pikërisht për thellimin e BE, Merkel nuk ka treguar „vizione të mëdha”.

Magjepsje nga Kina

Përndryshe kancelarja vazhdon me politikën e jashtme të qeverive të mëparshme: me objektivitet, pa gjeste të mëdha, mundësisht në harmoni me të gjitha palët, duke mbajtur para sysh interesat ekonomike gjermane në gjithë botën.

Kjo gjë jep frutet e veta: këmbimi tregtar me Kinën rritet shumë. Merkel udhëton shpesh në Kinë dhe duket e magjepsur prej saj.

BG Merkel in der ausländische Presse | China Presse

Hoff shikon tek ajo „magjepsje që shkon deri në frikë ndaj fuqisë ekonomike kineze”. Për të drejtat e njeriut ajo flet duke bërë kujdes të madh.

Për anën tjetër të medaljes, atë të rritjes gjithnjë e më shumë të varësisë nga Kina flasin më shumë amerikanët. Hoff mendon se Merkel „për një kohë të gjatë nuk i ka vlerësuar sa duhet ose i ka nënvleftësuar rreziqet që vijnë nga sistemet autokratike, sidomos nga Kina dhe Rusia, që mbështeten tek mjetet gjeo-ekonomike të fuqisë, dezinformimi dhe minimi i Perëndimit.”

Politikë zemërgjerë për azilin 

Nëse Merkeli do të kishte hequr dorë nga posti në fillim të 2015-ës, atëherë drejtimi në përgjithësi i suksesshëm i saj do të ishte harruar shpejt. Por asnjë gjë tjetër nuk e ka bërë atë kaq të njohur për botën, asgjë tjetër nuk është bërë shkak për të krijuar polarizim si brenda dhe jashtë vendit, sa vendimi i marrë vetëm prej saj në fund të verës 2015, për të mbajtur hapur kufijtë për refugjatët dhe migrantët që ishin duke ardhur.

Deutschland Flüchtling macht Selfie mit Merkel in Berlin-Spandau

Ajo e argumentoi këtë me bamirësinë kristiane, por edhe me përvojën e saj me kufijtë e mbyllur, si ish-qytetare e Gjermanisë Lindore. Merkeli fotografohet me dëshirë në selfies me refugjatë sirianë, Gjermania kthehet në vend të dëshiruar për njerëz nga e gjithë bota.

Prej tyre ajo nderohet gati si shenjtore. Revista “Time” e vlerëson në vitin 2015 duke e quajtur “Person të vitit”, madje “kancelare të botës së lirë”. Të tjerët, sidomos qeveritë e lindjes së BE, ia marrin për keq përpjekjet që ajo bën për të detyruar gjithë Bashkimin Europian që të ketë politikë më zemërgjerë në çështjet e azilit. Që nga ajo kohë është shtuar shumë populizmi i djathtë në Europë.

Ftohja e lidhjes me Uashingtonin 

Në fillim Merkel ka qenë mbrojtëse e zjarrtë e marrëdhënieve transatlantike. Që kur ishte politikane në opozitë, ajo mbrojti luftën në Irak të presidentit amerikan George W. Bush, në një kohë kur shumica e popullsisë gjermane ishte kundër.

Deutschland | Madame Tussauds | Angela Merkel mit roter Nelke

Por marrëdhëniet u ftohën, edhe sepse SHBA e drejtuar nga Bush, dhe pasardhësi Barack Obama u orientuan gjithnjë e më shumë drejt Azisë. Në kohën kur president ishte Obama, i cili e quajti më vonë Merkelin partneren më të rëndësishme në politikën e jashtme, bëhet publike më 2013 se shërbimet sekrete amerikane kishin spiunuar për vite me radhë kancelaren. Merkeli është e indinjuar: „Spiunimi mes shokëve, nuk është fare në rregull.”

Re të errëta 

Dhe politika botërore errësohet papritur shumë shpejt: Rusia aneksoi më 2014 gadishullin ukrainas të Krimesë, britanikët votojnë më 2016 në një referendum për daljen nga BE, pak më vonë në SHBA president bëhet Donald Trump. Me slloganin e tij „America first” ai tallet me multilaterizmin, duke vënë madje në pikëpyetje NATO-n.

Më 2017 Merkeli e zhgënjyer nga SHBA thotë: „Një pjesë e kohrave, kur ne mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri-tjetri, ka kaluar.”

Retë e zeza që po afroheshin e bënë Merkelin, që të kandidonte edhe një herë për kancelare në zgjedhjet e 2017, dhe pas zgjedhjeve të drejtonte qeverinë e katërt.

Dështimi në Afganistan

Që atëherë ajo shihet si shkëmb i fortë i politikës botërore. „Gjermania është e varur nga kuadri multilateral,” e shpjegon Varwick motivin e saj.

Hoff i njeh asaj „aftësinë e jashtëzakonshme, për të mbajtur së bashku në bisedë si Evropën, perëndimin ashtu edhe partnerët e konflikteve.”

Kohët e fundit ajo është munduar herë pas here, por pa sukses, për të ndërmjetësuar në konfliktin Ruso- Ukrainas. Megjithatë, ndryshe nga SHBA dhe vendet lindore të BE, ajo vazhdon të jetë e vendosur për projektin gjermano-rus të gazit Nord Stream 2.

Marrëdhëniet me SHBA janë përmirësuar sërish me ardhjen në post të Joseph Bidenit, më 2021.

Bideni e ftoi në korrik Merkelin në Uashington, si kryetaren e parë të një qeverie europiane që ftonte, dhe e vlerësoi punën e saj politike si „historike”.

USA I Angela Merkel und Joe Biden in Washington

Por në fund karierës si kancelare, në mes të muajit gusht, si për Berlinin ashtu edhe për Uashingtonin u shfaqën pasojat e një vlerësimi të gabuar si nga Merkeli ashtu edhe nga Bideni: talibanët morën me shpejtësi të madhe Afganistanin, pas largimit të trupave perëndimore. Gati çdo gjë e arritur për popullsinë civile, rrezikon që të humbasë tani. Qeveria federale reagoi me shumë vonesë dhe diskuton për pranimin e forcave afgane që kanë punuar për perëndimorët, sepse i trembet hakmarrjes së përgjakshme të talibanëve. Që tani shihet se ky dështim do të jetë një nga pikat më të errëta të bilancit qeveritar të Merkelit.

“Asgjë nuk është e vetëkuptueshme” 

Cila është trashëgimia e saj në politikën e jashtme? Mbase ajo çka ajo vetë tha në 2019, në Universitetin amerikan të Harvardit në dhënien e titullit të 16-të të doktorit të nderit: „Asgjë nuk është e vetëkuptueshme. Liritë tona individuale nuk janë të vetëkuptueshme (gjë që sipas mendimit të redaktorit, do të kthehej në një temë delikate gjatë pandemisë së Coronës). Demokracia nuk është e vetëkuptueshme, as paqja dhe as mirëqënia po ashtu.” Momentet vendimtare të Merkelit kanë gjatë situatave të krizës, dhe të tilla ka pasur shumë gjatë periudhës së saj si kancelare. Ajo nuk ka qenë shumë tërheqëse në mbajtjen e fjalimeve, të cilat nuk kanë nxitur entuziazëm. Por sidomos gjatë krizave është shfaqur tek Merkeli ajo që Varwick e quan: „një përzierje pragmatizmi, aftësie për të realizuar synimet, dhe qëndrueshmërie personale”.

USA Bundeskanzlerin Angela Merkel in Harvard

Edhe Hoff sheh tek ajo „manaxheren e palodhur të krizave” ku ajo ka dhënë „kontribut të madh”. Megjithatë tek Merkeli kryesore ka qenë „vazhdimisht ruajtja e atyre gjërave që ekzistojnë”. Ajo „nuk i ka parë krizat si shance për diçka të re dhe për të bërë ndryshime themelore”, për shembull për të hedhur hapa më të mëdha në integrimin e BE-së.

Varwick e përmbledh kështu politikën e jashtme të Merkelit: Ajo e ka kuptuar „që Gjermania ka interesa globale dhe Gjermania, është nga njëra anë e vogël që të jetë në gjendje t’i arrijë e vetme synimet, dhe nga ana tjetër për shkak të madhësisë dhe rolit që ka është e detyruar të marrë drejtimin e Europës”.

Tags: EUGjermaniMerkel

Related- Posts

NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
NGJARJE

Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

24 Shtator, 2026
Bota

Trump pret Xi-n në Uashington, tregtia, teknologjia dhe Irani në qendër të tensioneve

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.