• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

    Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kryeministri Rama: Një ngjarje historike!

15 Shkurt, 2022
in JO VETEM LAJM, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, e cila shënon një tjetër gur themeli në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar për ta bërë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një pritje të organizuar të martën në Nju Jork me rastin e mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mes të pranishmëve ishin kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe personalitete të tjera të rëndësishme.

Madje dyshoj se imagjinata më e shfrenuar nuk mund të ishte aq e ndritur sa të kishte ëndërruar këtë ngjarje tre dekada më parë. Në atë kohë Shqipëria ishte një bunker në errësirë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se Këshilli i Sigurimit është krijuar për të ngritur zërin dhe për të ndërhyrë në shërbim të vlerave të të drejtave të njeriut. “Sfida është se si Këshilli mund të ndërhyjë në një mënyrë inteligjente, reflektuese dhe në kohë për të parandaluar masakrat, për të ndalur konfliktet dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme”, tha ai.

Ai përmendi se Shqipëria hapi dyert për hebrenjtë gjatë Holokaustit, gjysmë milioni kosovarë gjatë gjenocidit të Sllobodan Millosheviçit, mijëra anëtarë të MEK-ut, të cilët u strehuan në Shqipëri dhe, së fundi, për mijëra afganë që u larguan nga hakmarrja e talebanëve.

“E ardhmja jonë në këtë vend të vetëm të quajtur Tokë është e lidhur përfundimisht me aftësinë tonë për të kuptuar dhe mësuar të jetojmë me dallimet tona, aspiratat tona të përbashkëta, në paqe dhe dinjitet. Kjo është detyra që ne marrim përsipër, për të ruajtur atë horizont të ndritshëm në themeli i punës së Këshillit të Sigurimit”, tha Rama./Argumentum.al

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurisë së OKB-së

Falemnderit Z. President i Asamblesë së Përgjithshme për fjalët tuaja të mira.

Me ç’kuptoj unë, ju jeni shefi i shumë prej këtyre në këtë sallë që na nderojnë me praninë e tyre.

Zonja e zotërinj,
Të dashur miq,
Mirëmbrëma të gjithë bashkatdhetarëve.

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspirata tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.

Më lini ta nis duke dalë jashtë skenarit dhe duke e thënë troç, përkundër këshillës së ambasadorit dhe të të tjerëve:

Sikur për asgjë tjetër, por vetëm për një tubim si ky, ku kaq shumë miq e të ftuar të shquar janë të pranishëm për të ndarë këtë moment me ne, ma ha mendja se Mandati i Këshillit të Sigurimit ia vlen.

Ju falemnderit që jeni këtu.

Vetëm një imagjinatë pa fre do kish guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë. Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kish qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më pare.

Asokohe, Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës.

Diktatura u shkërmoq falë thirrjes së njerëzve drejt asaj çka për natyrën njerëzore është një nevojë e brendshme: lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Shumë herë, rrota e historisë lëviz në drejtime të çuditshme. Për ne shqiptarët, zgjimi erdhi mjaft vonë, por ne i mbajtëm sytë kah na thërriste drita dhe qysh atëherë kemi ecur në një drejtim të vetëm, atë të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave e dinjitetit të njeriut, zhvillimit dhe reformave.

Që prej kësaj kohe, kërkimi i vendit të merituar në rajon dhe Europë ka mbetur busulla jonë, edhe në momentet më të mundimshme në rrugën tonë të vështirë drejt një shoqërie të lirë e demokratike, drejt familjes me të cilën duam të bashkohemi, familjes europiane së cilës i përkasim.

Bota ka ndryshuar dhe është transformuar gjatë 76 vjetëve të fundit. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem te bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit.
Ky është bilanci ynë, për të cilin jemi krenarë dhe duam ta përmirësojmë më tej.
Në ditët e sotme ne vërejmë se vlerat që dikur i merrnim të mirëqena si aspirata për t’u arritur janë vënë në mëdyshje, por, ne që u kemi mbijetuar kohëve të errëta, këto dyshime nuk i ushqejmë, sepse e dimë se cila është alternativa e këtyre vlerave.
Ne i kemi vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës sonë për mandatin në Këshillin e Sigurimit. Ne i shohim ato si përparësitë e organizmit më të fuqishëm në botë.
Nuk e di sa prej jush në këtë sallë apo jashtë saj do të binin ose jo dakord me mua që kudo ku te drejtat e njeriut zbatohen, kudo ku gratë respektohen dhe fuqizohen, kudo ku nevojat e qytetarëve vendosen të parat, aty ka zhvillim të qëndrueshëm dhe përparim të mirëfilltë, po për ne, të drejtat e njeriut janë në themel të çështjeve kyçe të paqes dhe sigurisë. Njohja e universalizmit të të drejtave kërkon një drejtpeshim të mençur midis parimeve kundërshtuese: sovranitetit të kombeve, që duhet ta respektojmë dhe së drejtës njerëzore për t’u mbrojtur, së cilës duhet t’i qëndrojmë.
Këshilli i Sigurimit është krijuar për te ngritur zërin e për të ndërhyrë në shërbim të këtyre vlerave, kur ndodhin shkelje flagrante. Për ne, sfida është sesi Këshilli mund të ndërhyjë në një mënyrë inteligjente, reflektuese dhe në kohë, për të parandaluar masakrat, për të ndalur konfliktet dhe për të garantuar paqe e siguri të qëndrueshme.
Askush nuk dyshon në fuqinë e Këshillit të Sigurimit. Sfida jonë është ta bëjmë të drejtë atë çka është e fortë dhe ta bëjmë të fortë atë që është e drejtë. Për një organizëm kaq të fuqishëm sa Këshilli, të mos jetë i drejtë nuk mund të jetë alternativë, ndaj duhet të bashkohemi me drejtësinë, pasi nuk do të ketë paqe pa drejtësi.
Siguria nuk mund të vendoset e jo më të zgjatë, pa u vendosur drejtësia. Kështu, mendimi ynë është se Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë, por edhe vendosjen e drejtësisë, llogaridhënies. Përmes llogaridhënies do të mund të shkojmë drejt pajtimit, që çimenton paqen e qëndrueshme.
Kjo është edhe detyra për një vend te vogël si i imi. Ne nuk i sjellim fuqi materiale Këshillit të Sigurimit -së paku, jo tani – por nuk është fuqia ajo çka i mungon Këshillit të Sigurimit. As nuk është vetëm fuqia ajo që i duhet Këshillit për të zgjidhur sfidat më të ngutshme sot ndaj paqes dhe sigurisë në botë.
Ne jemi angazhuar të sjellim zërin, vlerat dhe normat tona në punën e përbashkët të Këshillit të Sigurimit, si kontribut për paqen. Ne dëshirojmë të ndajmë me të tjerët përvojat e jetuara, mësimet e marra.
Mënyra jonë e drejtpërdrejtë për të kontribuar në lehtësimin e vuajtjes së atyre në nevojë ka qenë të japim atë çka kemi, kur kemi mundur, kur është dashur ta bëjmë: u kemi hapur shtëpitë dhe zemrat atyre që kanë nevojë për shpëtim dhe strehë; qofshin ata hebrenjtë gjatë Holokaustit, kur Shqipëria u bë i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj apo për gjysmë milionë kosovarë, që iknin nga spastrimi etnik i regjimit mizor të Sllobodan Milosheviçit; apo mijëra pjesëtarë të MEK-ut, që janë strehuar të sigurt në Shqipëri dhe, me së fundi, mijëra afganë që u arratisën nga reprezaljet e talebanëve.
Ne nuk kërkojmë merita për këtë. Ajo i takojnë dinjitetit çdo qenieje njerëzore, pavarësisht besimeve, fesë, etnisë, gjinisë apo cilitdo orientimi.
Ky nuk është slogan – është praktikë e jetuar. Ne nuk veprojmë sipas këtij kodi nderi sepse mundemi, por thjesht sepse duhet – është pjesë e ndjesisë së asaj që jemi si shqiptarë dhe atë që duam të jenë fëmijët tanë.
Të dashur miq,
Në shtegtimin e gjatë derisa gjetëm rrugën tonë i kemi parë të gjitha: luftën, pushtimin, diktaturën, izolimin e vetimponuar, varfërinë e skajshme.
E vetmja gjë që nuk kemi përjetuar – dhe ka një arsye thelbësore për këtë – është konflikti fetar.
Arsyeja është se e kemi mësuar nga përvoja të vëmë të përbashkëtën në vend të parë dhe individualen me pas. Ne ia kemi dalë të besojmë në dialogun e sinqertë ose, për ta thënë më mirë, në “shkrirjen e horizonteve”. Dialogu, për ne, është një mënyrë për të arritur mirëkuptimin e ndërsjellë, respektin dhe pranimin reciprok, pa të cilat paqja do të mbetej një mirazh, një aspirate e pakapshme.
Ne do të mund të luftojmë shkaqet rrënjësore te konfliktit të dhunshëm duke pranuar tjetrin te vetja dhe veten te të tjerët. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë një bashkësi e fatit.

E ardhmja jonë në këtë vend të vetëm e unik që quhet tokë është e lidhur tekefundit me aftësinë tonë për të kuptuar e për të mësuar të jetojmë me dallimet tona, me aspiratat e përbashkëta, në paqe dhe dinjitet.
Kjo është detyra që marrim përsipër – ta ruajmë atë horizont të shndritshëm në themelin e punës së Këshillit të Sigurimit.
Ju falemnderit që gjendeni këtu me ne sonte, në këtë takim kaq të veçantë dhe ju falemnderit që i dhatë pak nga dashuria e kësaj ditë sot Shqipërisë.

Tags: ALbaniaEdi RamaoKB

Related- Posts

POLITIKË

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026
POLITIKË

Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

3 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026

Të paktën 1 i vrarë dhe 63 të plagosur në sulmin e Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.