• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Zgjedhjet evropiane, sondazhet dhe negociatat

14 Mars, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 70 ditë na ndajnë nga 23/26 maji, kur në të 27 vendet anëtare të BE-së do të zhvillohen zgjedhjet e reja për 700 vende në Parlamentin Evropian. Kjo ndodh në 40-vjetorin e zgjedhjeve të tij të para të drejtpërdrejta dhe përvjetorin e 30-të të shembjes së Murit të Berlinit.

Por, vështirë të ishte menduar se për shkak të krizave, konflikteve, Brexit dhe dukurive të tjera serioze të njohura tashmë, këta dy jubile historikë do ta gjenin BE-në dhe vetë Parlamentin Evropian në  gjendjen më të nderë.

Ndërkohë, pavarësisht nga premtimet dhe thirrjet për mobilizim në vende të ndryshme, ende shumë pak lëvizje politike efektive dhe frymëzuese po bëhen nga forcat e moderuara politike përballë ofensivës agresive të partive populiste dhe ekstremiste antievropiane. Dhe projekti i Evropës së Re, që presidenti francez Macron lançoi më 5 mars ka hasur në shumë kundërshtime, duke përfshirë edhe “binjaken”  e tij evropiane, Gjermaninë.

Këtë gjendje të amullt e konfirmojnë edhe disa  sondazhe, të cilat nuk të “ngrohin” aspak dhe tani kur këto zgjedhje po trokasin te portat e BE-së.

Sot po ndalemi me disa komente të shkurtra në  sondazhin e fund javës së kaluar të institutit të specializuar gjerman “INSA” në bashkëpunim me homologë të tij në gjashtë vende kryesore të BE-së. E reja tronditëse që pritet të ndodhë sipas këtij sondazhi më 26 maj, është rritja e ndjeshme e numrit të eurodeputetëve nga forcat populiste, ekstremiste dhe euroskeptike, që po grupohen së bashku në Europarlamentin e ri. Vendin e parë e zë “Lëvizja Evropiane e Kombeve dhe Lirisë”, që pritet të sigurojë 65 ose 37 vende më shumë se në 2014-ën, kur u themelua. Liderja tradicionale këtu është “Bashkimi Kombëtar” i Le Penit, që në zgjedhjet presidenciale 2017 në Francë fitoi 23 për qind të votave.

Po kështu mund të thuhet për pritshmëritë e “Lega  Nord”, që në zgjedhjet një vit më parë në Itali fitoi 33,4 për qind, duke “përzënë” nga qeveria social-demokratët bashkë me Lëvizjen e Majtë “5 Yjet”. Aleatë të tjerë të këtij koalicioni janë FPO-ja austriake me 24 për qind, e cila qeveris prej mbi një viti me konservatorët. Po ashtu, PiS në pushtet në Poloni ka 42 për qind të votave si dhe tri vendet e tjera të Vishegradit.

Kjo Aleancë e ekstremit të djathtë ka fituar në vendet e ndryshme, kryesisht për shkak të gabimeve dhe dështimeve të partive tradicionale në përballimin e krizave të mëdha financiare si në Itali, Spanjë, Greqi, Portugali dhe gjetkë. Duke qenë për një periudhë të gjatë në opozitë, ato e kanë fare të lehtë të bëjnë kritika, denoncime, protesta, ankesa. Ndërkohë, në vend të alternativave bindëse nxitojnë me deklarime dhe premtime joshëse të parealizueshme, por që tingëllojnë “muzikë” në veshët e elektoratit të zhgënjyer me partitë tradicionale.

Por, objektivi i tyre është që në aleancë me grupime të tjera të bëjnë të mundur të fitojnë 1/3 e vendeve në Europarlament, duke ua vështirësuar jo pak jetën dhe punën dy partive tradicionale dhe institucioneve evropiane.

Fituesit e dytë të mëdhenj pritet të jenë liberalë/demokratët evropianë (ALDE), të cilët sipas sondazhit do të sigurojnë 101 eurodeputetë nga 68 që kanë aktualisht. Kjo shpjegohet kryesisht me rolin e partisë centriste “En Marche” të presidentit Macron; gjithsesi, duke pasur parasysh protestat e dhunshme të muajve të fundit në Francë ka vend për dyshime në rezultatin e tyre të pritshëm.

Efekt tjetër pozitiv japin liberalët në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe në vende të tjera, që kanë kapur kuotat 20 për qind. Nisur nga roli dhe profili i tyre i theksuar evropian, ky përbën lajm të mirë për të djathtën e moderuar.

Të Majtët (komunistët e reformuar) parashihet të kenë 29 ose vetëm një eurodeputet më shumë se më 2014, duke pasqyruar “vendnumëro-në” e tyre politike pothuajse kudo ku janë aktivë. Madje, ata kanë humbur pozitat drejtuese edhe në ish-lindjen gjermane, duke ua lënë vendin ekstremistëve të “Aleanca për Gjermaninë” (AfD), që me mbi 10 për qind, parvjet u fut për herë të parë me 93 deputetë edhe në Bundestagun gjerman. Atyre u kanë “hyrë në pjesë” dhe forca të tjera të majta ekstremiste si “5 Yjet” italianë, ata spanjollë, belgë, grekë etj.. Dy javë më parë, këto të fundit vendosën krijimin e një aleance të re majtiste, që do të konkurrojë më 26 maj.

Sipas sondazhit të lartpërmendur, dy humbësit më të mëdhenj do të jenë Grupi i Partive Popullore (EPP) dhe i Social-Demokratëve Evropianë (S&D).

EPP do të humbasë minimumi 43 vende në Europarlament nga 217 që ka tani. Kjo, si pasojë e mungesës së Britanisë së Madhe, konservatorët e së cilës zinin një peshë të madhe, rënies së ndjeshme të CDU/CSU-së gjermane, që gjithsesi është në pushtet e sidomos të atyre italianë, francezë, spanjollë etj.. Qenia për një kohë të gjatë në pushtet dhe mospërballimi efektiv i krizave të njohura dhe skandaleve të ndryshme kanë çuar në gërryerjen e ndjeshme të terrenit të së djathtës tradicionale në politikën e tanishme. Shkak tjetër është largimi i partisë “Fidesz” të Viktor Orban nga EPP, që mund t’i shkaktojë EPP-së humbjen e 13 vendeve të tjera në Europarlament.

24 vende pritet të humbasë edhe Partia e Konservatorëve Reformatore (ECR) nga 75 që ka, kryesisht për shkak të largimit të Britanisë së Madhe.

Edhe Të Gjelbërit do të humbasin 8 nga 52 që kanë aktualisht. Kështu, rritja e tyre në Gjermani dhe në Belgjikë nuk sjell ndonjë ndikim të madh përballë vendeve të tjera ku ata janë në rënie.

Gjithsesi, gjasat më të shumta janë që humbësi më i madh të jetë Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) që mund të humbasin mbi 45 vende, nga 195 që mbajnë aktualisht dhe me vështirësi do ta mbajnë vendin e dytë, nëse nuk do të ketë surpriza edhe më të pakëndshme për ta.

Kjo, për shkak të mungesës së social-demokratëve britanikë dhe gjendjes së tyre katastrofike pa rrugëdalje. As “me gisht nuk numërohen” partitë social-demokrate në pushtet, me përjashtim të Gjermanisë, ku janë prej vitesh në koalicion, por kur kanë rënë në nivelin më të ulët historik me 15 për qind; në Rumani mes skandalesh të shumta, në Suedi me koalicion dhe në ndonjë vend tjetër. Edhe në Spanjë ku ishin për disa muaj në qeveri, pritet të bien në zgjedhjet e reja të parakohshme.

Kurse në Francë, Itali, Poloni, Portugali, Holandë, Greqi dhe gjetkë social-demokratët janë në kufijtë e mbijetesës politike, duke humbur kështu edhe karakterin si “parti popullore” dmth., masive. Dhe forumet e tyre drejtuese evropiane dhe botërore, PSE dhe IS nuk mund të ndihmojnë dot, sepse liderët e tyre të panjohur përfaqësojnë vende humbëse si Bullgaria, Greqia, Holanda, etj.

Ky dështim spektakolar është pasojë e largimit të tyre të skajshëm nga mbrojtja e shtresave sociale tradicionale që përfaqësojnë, rinia dhe studentët, pensionistët dhe të papunët. Ato kanë bërë kauzë të përbashkët me të djathtët kryesisht reformat, shkurtimet dhe kursimet, rritjen ekonomike, por me pabarazi në rritje; për pasojë, barra e krizës ka goditur sa nuk mban më elektoratet dhe simpatizantët e tyre. Së fundi, mungesa e liderëve karizmatikë, vizionarë dhe të besueshëm është dhe më dekurajues për të ardhmen e këtyre partive. Schrőder, Blair, Gonzales, D’Alema, Jospin, Kvansnievski, Rasmussen, A.Papandreu kanë mbetur kujtime të largëta dhe pa pasardhës të denjë si asnjëherë më parë.

Për pasojë, dy partitë e mëdha që tradicionalisht kanë siguruar shumicën e votave me një konsensus të përhershëm rrezikohet të humbasin “hegjemoninë” e tyre. Kështu, ata do të detyrohen t’u luten për ndihmë forcave të tjera, sidomos Liberalëve ose të Gjelbërve, për të vijuar këtë traditë vendimmarrëse. Mirëpo kjo do të ketë pasojat e veta në procedurat e gjata të miratimit të Presidentit të Komisionit Evropian, të Këshillit dhe të Shërbimit të Jashtëm si dhe në gjithë vendimet e tjera.

Në këto kushte, gjatë këtyre 70 ditëve të mbetura, vëmendja e 27 vendeve anëtare të BE-së do të përqendrohet tërësisht në betejën jetike zgjedhore, programet, emrat e kandidatëve, logot, me një katalog tematik të superngarkuar si asnjëherë.

Aty mungon zgjerimi evropian, sepse kjo temë tashmë nuk është “sexy”, nuk frymëzon kënd dhe kryesorja nuk jep vota, por vetëm “dhimbje koke”.

Ndaj, dhe gjasat për vendimin për çeljen e negociatave në qershor janë natyrshëm në minimumin e vet, por jo të pamundura, sidomos nëse më 26 maj do të ketë surpriza të favorshme për partitë tradicionale pro-evropiane dhe mbi të gjitha, të dyja krahët e politikës te ne do të bëjnë ndonjë “mrekulli” për qartësimin dhe qetësimin e gjendjes së brendshme, pa i bërë kurrsesi “kurban” negociatat. Ndryshe, “namin” të bëjë Komisioni dhe Parlamenti Evropian, pa “Po”-në e secilit vend anëtar dhe performancën tonë nuk mund të ketë çelje  negociatash.

Ndonëse në MPJ-në në Tiranë ka stafe të specializuara dhe me përvojë për negociatat, kurse në Bruksel kemi një përfaqësi diplomatike model, tejet e aftë dhe të përkushtuar, me një ambasadore të kudondodhur dhe 100 për qind e stafit diplomatë karriere, që gëzojnë respekt në institucionet evropiane, në Belgjikë dhe Luksemburg, sërish kjo nuk mjafton.

Gjithsesi, edhe nëse na ikën qershori, janë të gjitha gjasat që ky vendim të merret në vjeshtë dhe negociatat të çelen në fund të vitit. Ndaj, me të drejtë, krahas MPJ-së, edhe Kuvendi, Presidenca, edhe dikasteret e linjës po punojnë intensivisht në këtë drejtim; kjo do të bëjë të mundur që kur gjithçka të jetë qartësuar dhe të kenë filluar nga puna institucionet e reja evropiane në vjeshtë, Shqipëria të pohojë me gojën plot “jemi gati” dhe Këshilli i BE-së të na thotë “Mirë se vini”. Aq më tepër që më 1 janar 2020, Shqipëria do të marrë edhe kryesimin e OSBE-së./gsh

Tags: Jorgji Kote

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.