Brent Renaud, një regjisor dhe gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në Ukrainë të dielën ndërsa raportonte në një periferi të kryeqytetit, Kiev, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
Z. Renaud, 50 vjeç, kishte punuar për një sërë organizatash të lajmeve dhe mediave amerikane në të kaluarën, duke përfshirë HBO, NBC dhe The New York Times. Autoritetet ukrainase thanë se ai u vra në Irpin, një periferi që ka qenë vendi i bombardimeve intensive nga forcat ruse ditët e fundit, por detajet e vdekjes së tij nuk ishin menjëherë të qarta. Zyrtarët ukrainas thanë se një gazetar tjetër u plagos gjithashtu.
Në kohën e vdekjes së tij, zoti Renaud ishte në detyrë për Time Studios duke punuar në një “projekt të fokusuar në krizën globale të refugjatëve”, sipas një deklarate nga drejtuesit e Time.



























































