Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po negociohet me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit të kontraktuar nga kompanitë tona.
Gjatë një takimi me punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi, Rama tha se falë nismës “Ballkani i hapur” mund të arrihet zhbllokimi i eksportit të grurit nga Serbia.
“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është i kontraktuar nga kompanitë tona dhe besoj se do ta bëjmë falë “Ballkanit të hapur”. Me faktet nuk mund të luftojmë, faktet janë këto”, tha ai.
Në mesin e kësaj jave Serbia bllokoi të gjitha eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit. Shqipëria importon nga Serbia rreth 36 % të totalit të importit të drithërave



























































