• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home MAGAZINË

Shqiptarët e Rumanisë rikthejnë revistën Albanica

15 Mars, 2019
in MAGAZINË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit ka dalë nga shtypi revista “Albanica”, revistë shkencore dhe kulturore, organ i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë. Emri i revistës ringjallet pas 83 vjetësh. Dr. Anton B.I. Balota, në vitin 1936, botoi revistën „Albanica” në Bukuresht, një revistë që propozonte, atëbotë, të ishte një nismëtare në filologjinë shqiptare.

Autori planifikoi të botonte dhe vëllime të tjera, të cilat, përpos problemeve teorike të filologjisë shqiptare, do të ofronin më shumë informacion në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, në lidhje me të kaluarën dhe të tashmen e tyre si dhe tekste popullore apo nga letërsia e lëvruar, të përkthyera në rumanisht, studime përshkruese estetike të tekstit, gramatikën e dy dialekteve të gjuhës shqipe, të shoqëruar me fjalorë etj. Fatkeqësisht, kjo nismë nuk pati vazhdimësi…

Pas 83 vjetësh, me një frymë të re, rimerret ky projekt i pezulluar në histori. Qëllimi i ringjalljes së “Albanica-s” është botimi i teksteve të rëndësishme, shkruar nga autorë rumunë dhe shqiptarë, por edhe nga studiues të tjerë të huaj, në lidhje me komunitetin shqiptar të Rumanisë dhe personalitetet e tij, rreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, rreth Rumanisë dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy gjuhëve dhe kulturave, duke përfshirë histori, letërsi, gjuhësi, antropologji, spiritualitet, sociologji, filozofi, arte etj. Në peizazhin e shtypit shqiptar të Rumanisë, gjatë gjithë historisë së pasur të këtij shtypi, kanë munguar revistat e profilit shkencor dhe universitar. “Albanica” mbledh rreth vetes të gjitha forcat shkencore universitare si dhe forcat krijuese përfaqësuese të letërsisë dhe artit shqiptar. Ajo u drejtohet elitave të Rumanisë, universitarëve dhe studiuesve të këtij vendi, të gjithë atyre që janë të interesuar për të njohur në mënyrë të thelluar kulturën dhe spiritualitetin shqiptar, përtej Shqipërisë së sotme, me historinë, antropologjinë, artin, gjuhësinë, letërsinë etj.

ANTROPOLOGJI NË REVISTË

Revista starton me artikullin e historianit të famshëm rumun, Nicolae Iorga, „Shqipëria dhe Rumania”, një ligjëratë e mbajtur në Bukuresht në Institutin e Studimeve të Europës Juglindore më 31 janar 1915. Pas 104 vjetësh botojmë këtë artikull të N. Iorga-s, ku shkruhet me simpati për historinë e popullit shqiptar. Përpos të tjerash, Iorga do të shprehej se: „…do të shihen në ligjëratat e ardhshme lidhjet gjakësore të fisërimit që mund të kenë ekzistuar midis nesh (rumunëve sh.y.) dhe shqiptarëve, ata pasardhës autentikë dhe ekskluzivë nga pikëpamja e pastërtisë, të elementit ilir”.

Dr. Lavinia Dumitrașcu, boton artikullin „Shqiptaro-rumuni Ibrahim Themo”. Studiuesja rumune thekson se Dr. Ibrahim Temo dha kontributin e tij në krijimin dhe veprimtarinë e klubeve patriotike shqiptare, në hapjen e shkollave shqipe, në mbështetjen e alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe etc. Gjithashtu, Ibrahim Temo, i cili u bë senator në Senatin e Rumanisë, kontribuoi për emancipimin e zonës së Dobroxhias, për modernizimin e politikës së Turqisë së kohës etj. Historianët Dr. Constantin Scurtu dhe Dr. Liviu Lungu vijnë me studime që i kushtohen 100-vjetorit të bashkimit të trevave rumune, duke sjellë analiza dhe detaje mbi rrethanat historike që mundësuan realizimin e këtij evenimenti historik.

Nga akademiku rumun, Grigore Brâncuș, gjuhëtar dhe albanolog i shquar, botohet studimi „Substrati i gjuhës rumune”. Në argumentimin e tij mbi pjesëmarrjen e elementit trako-dak në formimin e gjuhës rumune, Brancus sjell shembuj të shumtë nga gjuha shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra europiane. Dr. Daniela Carmen Stoica, në studimin e saj „Fusha leksikore e vdekjes në gjuhën rumune dhe shqipe. Përkime leksiko-semantike”, merr në shqyrtim materialin gjuhësor, që është përdorur në studimet sociolinguistike që lidhen me format e të shprehurit të ”vdekjes. Krahasimi në këtë studim bëhet në rrafshin antropologjik dhe në atë gjuhësor.                          Dr. Renata Topciu-Melonashi, në studimin „Besime, doke, supersticione dhe praktika në frazeologjinë rumuno-shqiptare”, evidenton një sërë zakonesh, besimesh e praktikash, të ngjashme tek shqiptarët dhe rumunët, përmes frazeologjisë së krahasuar.

Dr. Ina Arapi, në studimin „Shprehje dhe njësi frazeologjike shqiptaro-rumune” bën një përmbledhje të studimeve kryesore në fushën e frazeologjisë shqiptaro‑rumune dhe të rezultateve të arritura në këtë fushë, duke pasuruar fondin e përbashkët frazeologjik me shembuj dhe vëzhgime të reja. Më tej studiuesja merret me klasifikimin tipologjik të përkimeve frazeologjike, duke nënvizuar mekanizmat paralele të formimit frazeologjik në shqip dhe rumanisht. Studiuesja angleze, Margaret Hasluck, me studimin antropologjik „Oedip mbret në Shqipëri” sjell një optikë tejet interesante të hulumtimit të folklorit shqiptar, i cili shndërrohet në një çelës dekodifikues i tragjedisë antike greke. Nga kjo optikë, studiuesja analizon figurën aq të diskutueshme nga Zigmund Freud, siç është ai i Edipit, si dhe të ashtuquajturin „Kompleksi i Oedipit”. Analizohen edhe një sërë figurash të tjera të folklorit shqiptar si Fati, Ora dhe Zanat etj. Nga Kristo Frashëri botohet një studim mbi përhapjen e krishterimit në territoret shqiptare; Iniciatori: Apostulli Shën Pali, ndërsa nga Faik Konica botohet një ese mbi fenë e shqiptarëve. Dr. Radu-Cosmin Săvulescu, në studimin e tij „Disa konsiderata mbi fillimet e krishterimit në Shqipëri”, duke u bazuar në burime shkencore të huaja, flet për fillimet e krishterimit tek shqiptarët, si një nga popujt e vjetër të Gadishullit Ballkanik.  Dr. Erion Piciri, në shkrimin “Shumë buste, pak modele”, analizon një dukuri historike dhe sociale, atë të sistemit të vlerave dhe të mundësisë së rishqyrtimit të tyre, atë të lënies në hije të personaliteteve të vërteta, që duhet të ishin modele për mbarë shoqërinë. Në revistë botohet një intervistë e panjohur e shkrimtarit rumun, me origjinë shqiptare, Victor Eftimiu, (shtator 1970).

I është kushtuar një hapësirë e madhe figurave më të rëndësishme të letërsisë moderne shqiptare. Kështu, revista përmban një medalion për Migjenin, shoqëruar nga disa poezi të përkthyera në rumanisht. Nga Ernest Koliqi është përkthyer në rumanisht proza e shkurtër “Miku”, një nga perlat e prozës shqiptare. Nga shkrimtari i shquar bashkëkohor, Visar Zhiti, është botuar një kapitull nga romani „Funerali i pafundmë”. Kurse nga shkrimtari Victor Eftimiu botohet një nga tregimet më të njohura të tij “Një dasmë aristokratike”.

Një kapitull me vete i kushtohet historisë së letërsisë shqipe si dhe studimeve letrare. Kështu, Dr. Luan Topçiu trajton letërsinë e arbëreshëve të Italisë, që nga fillimet e saj, duke e titulluar studimin e tij: “Rikrijimi i hartës shpirtërore të humbur”. Letërsia shqiptare e arbëreshëve, përpos faktit që ruan matricën kulturore shqiptare, me motivet arkaike ballkanike, është dhe letërsia që karakterizohet nga trajtat e motivet e letërsisë europiane.

KADAREJA SI PËRHERË

Dr. Gustavo-Adolfo Loria-Rivel na vjen me shkrimin: “Më në fund hapet dosja H.“ Studiuesi poliglot shkruan se nuk ka asnjë dyshim se libri i famshëm „Dosja H” i Ismail Kadaresë është një tekst kaplues, plot imagjinatë e dramatizëm, dhe jo më pak interesante janë informacionet shkencore të ofruara.                                                             Dr.Gustavo Loria ka punuar si përkthyes në një grup-pune, nën kujdesin e Universitetit të Harvardit, dhe ka publikuar tekste në shqip, të mbledhura nga Parry Lord. Kritiku rumun i letërsisë  Marius Chelaru, vjen me trajtesën “Gjakmarrja fryma e përgjakshme e fatit”, një studim mbi veprat e Kadaresë, “Prill i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Lulet e ngrira të marsit”. I njohur për preokupimet e tij për letërsinë shqipe, studiuesi ofron një analizë mbi kanunin në veprën e Kadaresë.  Studimet letrare të revistës mbyllen me studimin Neli Naços “Vendet e kujtesës së Mitrush Kutelit”, një sprovë gjeopoetike e argumentuar me metoda moderne të interpretimit të tekstit.

*   *   *

Revista ka 250 fq. dhe është ilustruar me vepra të piktorëve të mirënjohur, Gentian Zeka dhe Aurel Acasandrei.

Në datën 12 shkurt, në Muzeun e Letërsisë Rumune u përuruar numri i parë i kësaj reviste shkencore dhe kulturore. Shqiptarë dhe rumunë bashkë u ndjenë si në një festë arti. Në datën 14 shkurt – promovimi i dytë i saj në Muzeun e Historisë dhe të Arkeologjisë të qytetit bregdetar të Rumanisë, Konstanca, me pjesëmarrjen e universitarëve dhe të studentëve të Universitetit “Ovidius”, të historianëve, të komunitetit shqiptar dhe të tjerë të interesuar.

Një promovim i tretë në mjediset e Universitetit të Craiova-s duke sjellë në vemëndjen e faktorëve akademikë këtë prurje të re të ALAR.

Kryeredaktor i revistës “Albanica” është studiuesi dhe kritiku Dr. Luan Topçiu, puna e të cilit është më shumë se një mabasadë, më shumë se një akademi në shpalosjen e Shqipërisë letrare e kulturore në Rumani.                   Drejtor i saj është studiuesi Dr. Radu-Cosmin Savulescu dhe Sekretar i Përgjithshëm i Redaksisë është shkrimtari dhe studiuesi Dr. Liviu Lungu, romanet e të cilit janë botuar dhe në Shqipëri.

“Albanica” synon të bëhet një instrument teorik për të gjithë ata që janë të interesuar për Shqipërinë në hapësirën e Europës jug-lindore, për historinë e lashtë të shqiptarëve, për gjuhën shqipe, për letërsinë dhe artin shqiptar, për marrëdhëniet shumëdimensionale me kulturën rumune dhe atë ballkanike etj, për të parë një Shqipëri të lashtë dhe Europiane, me identitet e me vizione për të ardhmen e përbashket./politiko.al

Tags: albanicarevista

Related- Posts

MAGAZINË

Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

10 Gusht, 2024
MAGAZINË

Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

24 Qershor, 2024
MAGAZINË

Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

25 Mars, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.