• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Gusht, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

    Shqipëria, ligj për njohjen dhe ushtrimin e të njëjtit profesion në vendet e BE-së

    Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

    MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

    Autostrada Shkup–Bllacë nis pas më shumë se 20 vitesh: Kurti dhe Mickoski e cilësojnë projekt strategjik për rajonin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Modernizimi i ushtrisë gjermane dhe mbrojtja e Evropës

19 Mars, 2022
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Modernizimi masiv i forcave të armatosura gjermane ka nisur. Koncernet gjermane të armatimit marrin porosi, Gjermania blen avionë amerikanë F-35, francezët të pakënaqur, shkruan Auron Dodi.

Kthesa historike në politikën e mbrojtjes dhe të energjisë të Gjermanisë krijon kushtet për një peizazh të ndryshëm industrial në Gjermani. Një rol më të madh në prodhimin industrial të Gjermanisë pritet të luajnë koncernet gjermane të armatimit. Deri tani Gjermania ka qenë një nga eksportueset e mëdha të armëve në botë. Por në prodhimin e përgjithshëm të Gjermanisë, industria e armatimit ka pasur peshë jo të rëndësishme.

Përfaqësues të industrisë gjermane të armatimit, si të koncernit Rheinmetall u thanë këto ditë mediave perëndimore se jo më larg se disa muaj më parë, në Gjermani ata i shikonin shpesh si industri „të dëmshme”. Reputacioni i industrisë së armatimit në shoqërinë gjermane është goditur shpesh duke kujtuar në media lidhjen e disa koncerneve gjermane me nazistët, në Luftën II Botërore. Kjo shkonte aq larg sa firmat e armatimit ndonjëherë e kishin të vështirë të merrnin kredi në bankat gjermane.

Jörg Vollmer, komandanti i “Allied Joint Forces Command” të NATO-s në Brunssum tha se transformimi i forcave të armatosura gjermane nisi me aneksimin e Krimesë dhe me luftën në Donbass. Por ky transformim”nuk qe i mjaftueshëm”.

„Bum porosish për armatime”

Kurse tani situata është krejtësisht e ndryshme.Vetëm këtë vit Gjermania do të shpenzojë 100 miliardë Euro shtesë për mbrojtjen, kurse prej mot më shumë se 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Gjermania vendosi të kthehet në fuqinë e tretë në botë, pas SHBA dhe Kinës, për investimet për mbrojtjen.

Mitroloz i tipit MG 3, prodhim i koncernit Rheinmetall

Koncerni gjerman i armatimit Rheinmetall, me qendër në Dyseldorf, i tha revistës „Der Spiegel” se pret një bum porosish për armatime e pajisje. Vetëm ky koncern me 24.000 punonjës, pret një rritje prej 20 përqind të porosive. Ai po përgatitet të shtojë 1500 deri 3000 punonjës në fabrikat në Gjermani, në Angli dhe në Australi.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Rheinmetall-i i ofroi qeverisë gjermane një paketë afatgjatë produktesh, me vlerë 42 miliardë Euro. Paketa përmban oferta për tanke, municione, kamionë ushtarakë dhe mallra të tjera. Rheinmetall prodhon edhe armë dhe sisteme kundërajrore.

Oferta qeverisë i kanë bërë edhe koncerne të tjera gjermane të armatimit, si p.sh. specialisti i sensorëve për radarë dhe kamera Hensoldt, si dhe ndërtuesi i nëndeteseve Thyssenkrupp. Por nuk mungojnë as sipërmarrje më të vogla, si p.sh. Jensoptik, që prodhon dylbi për pushkët.

100 miliardë Euro shtesë për mbrojtjen

Sipas medieve, fondet shtesë këtë vit do të përdoren për pasardhësit e avionëve Tornado, për helikopterë transporti dhe për avionë shtesë, Eurofighter. Kështu, 15 miliardë Euro janë parashikuar për avionët F-35 dhe avionë të tjerë, 5 miliardë Euro do të jepen për helikopterët e rinj të transportit të rëndë. 2.5 miliardë Euro do të investohen për zhvillimin e mëtejshëm të avionit Eurofighter. 20 miliardë Euro për municion. 3 miliardë Euro do të përdoren në digjitalizimin e trupave, operacionet e tyre në tokë, dhe për pajisje dhe poste komanduese. 1,1 miliardë do të përdoren për modernizimin e sistemit tokë-ajër Patriot. Do të blihen edhe drona të armatosura, korveta dhe fregata për marinën.

Pse do të blejë Gjermania avionë F-35

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE bashkëpunimi evropian në mbrojtje mori forma më konkrete. Më 2017 Gjermania dhe Franca vendosën ta mbështesin me një bashkëpunim ushtarak në disa fusha idenë e “sovranitetit evropian”.

Në vitin 2019 Gjermania vendosi të blejë avionë amerikanë F-18 të prodhuesit Boeing. Këta avionë, që do të përdoreshin për të transportuar armë bërthamore, do të shërbenin si zgjidhje kalimtare deri sa të niste prodhimi i avionëve luftarakë evropianë të brezit të ri, New Generation Fighter, pjesë e sistemit Future Combat System, që po zhvillohet nga Gjermania, Franca dhe Spanja.

Por për një sërë arsyesh, Gjermania tani hoqi dorë nga ky plan. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht deklaroi se Gjermania do të blejë avionë amerikanë F-35.

Arsyet janë nga njëra anë ushtarake, nga ana tjetër ato kanë bëjnë me ecurinë e bashkëpunimit gjermano-francez për zhvillimin e avionit New Generation Fighter. Një faktor i rëndësishëm është edhe fakti se avioni amerikan F-35 po kthehet në standard të ushtrive evropiane.

Avionë F-35C Lightning II

Arsyet ushtarake janë se avionët amerikanë F-35, të prodhuesit  Lockheed Martin, janë thuajse të padiktueshëm nga radari. Sipas ekspertëve ushtarakë gjermanë, avionët F-35 mund të dallojnë më tej objektiva në largësi dhe t’i asgjësojnë, më mirë se çdo avion tjetër aktualisht në tregun botëror.

Gjermania ka vendosur të blejë 35 avionë F-35 për të transportuar me ta armë bërthamore. Vetë Gjermania nuk ka armë bërthamore. Por në Perëndim të Gjermanisë, në Büchel, janë të vendosura prej dekadash armë bërthamore të SHBA. Në rast rrezikimi, Gjermania mund t’i transportojë këto armë në destinacion.

Me avionët F-35 Gjermania do të zëvendësojë avionët gjermanë Tornado. Gjermania ka 93 avionë të tillë, që janë përdorim që në vitin 1980.

Rakete kunderajrore Stinger

Një pjesë e avionëve Tornadove janë të aftë që të transportojnë armë bërthamore. Të tjerët luftojnë radarët dhe përdoren për zbulim.

Avioni F-35 po kthehet në standard evropian, sepse atë e përdorin shumë vende të NATO-s. Si p.sh. Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika. Edhe Polonia ka vendosur ta blejë këtë avion. Spanja po e shqyrton blerjen. Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Zvicra tashmë e kanë F-35 pjesë të flotës së tyre ajrore. Ky fakt e bën më të lehtë bashkëpunimin evropian.

Kritika franceze: F-35 – simbol i pushtetit të SHBA në NATO

Vendimi i Gjermanisë për ta modernizuar masivisht ushtrinë u mirëprit në mediat franceze. Por vendimin për blerjen F-35, francezët e pritën me zhgënjim. Francezët e shohin F-35 si simbol të pushtetit të SHBA në NATO. Analistë francezë thanë se për të zhvilluar një sovranitet evropian në mbrojtje, Gjermania duhet të ishte përqendruar në politikën evropiane të armatimit. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Gjermania do të blejë tani edhe 15 avionë të prodhimit evropian Eurofighter Typhoon, për t’i përdorur në luftën elektronike. Me ta ajo do të shtojë flotën e 140 avionëve Eurofighter që ka.

Ushtarë të Bundeswehrit, pjesë e njësisë së NATO-s në Lituani

Së dyti, Gjermania nuk po e braktis avionin supermodern luftarak, New Generation Fighter, që do të ndërtohet së bashku me francezët dhe spanjollët. Ky avion është elementi kryesor i Future Combat System, sistemit luftarak të ardhshëm. Në këtë sistem avionët do të komunikojnë me drona dhe satelitë. Ata mund të kenë edhe armë me lazer.

Francezët nuk ofruan qasje teknologjike për gjermanët

Por sipas planeve, ky avion i ri duhet të kalojë në prodhim jo para vitit 2025 ose 2026. I gjithë sistemi Future Combat System vihet në përdorim në vitin 2040. Ndërsa bashkëpunimi me francezët ka pasur fërkime.

Koncerni francez Dassault, që do të zhvillojë dhe administrojë sistemin e drejtimit të avionit të ri evropian, nuk i lejoi gjermanët të kenë qasje në teknologji.

Në shkurt 2021, në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes gjermano-francez, kancelarja Angela Merkel tha se “zhvillimi i avionit është nën drejtimin francez, por industria gjermane duhet të jetë në gjendje të marrë pjesë në një nivel të kënaqshëm.” Gjermania ka premtuar miliarda Euro për këtë projekt dhe është e kuptueshme që kërkoi qasje për industrinë e saj.

Gjermanët qetësojnë francezët

Në qershor 2021, Gjermania dhe Franca bënë një bilanc të zbatimit të Traktatit të Ahenit, të miqësisë midis dy vendeve. Në të Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mosmarrëveshjet ushtarake me Gjermaninë qenë zgjidhur. Por burime të tjera thanë në janar 2022 se përsa i përket avionit të ri, mosmarrëveshjet kanë vazhduar.

Megjithatë, Berlini ka bërë së fundi disa deklarata për ta qetësuar frikën franceze se Gjermanisë tani nuk i nevojitet më Future Combat System. Në fjalimin e kthesës historike në Bundestag, kancelari Scholz e quajti “prioritet absolut” ndërtimin e “brezit tjetër të avionëve dhe tankeve luftarake, bashkë me partnerët tanë evropianë, veçanërisht me Francën”. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se tani buxheti ushtarak i Gjermanisë është i mjaftueshëm që të vazhdojë investimi edhe për projektin me francezët. Edhe për tankun evropian të betejës të brezit të ri, Main Ground Combat System, i cili do të prodhohet nën drejtimin gjerman (me në krye koncernin Rheinmetall), bashkëpunimi me francezët do të vazhdojë sipas planit.

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

31 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Sanksione të Vonuara?? Si e Shfrytëzon Kina Kufizimin Amerikan për të Konsoliduar Praninë e Saj në Gjirin Persik

31 Gusht, 2026
Turkish President Tayyip Erdogan, Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman, and Pakistan's Prime Minister Shehbaz Sharif pose after signing a joint defence agreement in Mecca, Saudi Arabia, August 7, 2026. Saudi Press Agency/Handout via REUTERS
Bota

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nisin zbatimin e paktit të përbashkët të mbrojtjes

30 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin, Xi dhe Modi në Bishkek: Samiti i SCO-së vendos Euroazinë në qendër të diplomacisë globale

31 Gusht, 2026

Islanda i tha “jo” BE-së: Pse një vend europian zgjodhi të ruajë sovranitetin përballë Brukselit?

31 Gusht, 2026

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së me raketa dhe dronë pas sulmit në Larak

31 Gusht, 2026

Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

31 Gusht, 2026
22 January 2026, Ethiopia, Addis Abeba: German Foreign Minister Johann Wadephul speaks during a joint press conference with Ethiopian Foreign Minister Gedion Timothewos Hessebon (not pictured) at the Ethiopian Foreign Ministry. Photo: Sebastian Gollnow/dpa

Gjermania pas refuzimit të Islandës: BE duhet të bëhet më tërheqëse për vendet kandidate

31 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.