Kryeministri Kurti përmes rrjetit social Twitter njoftoi se ka dhënë intervistë për gazetën spanjolle ‘El Pais’, ku, siç u shpreh ai, ftoi Spanjën që t’i bashkohet vendeve të BE-së dhe të NATO-s, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Spanja duhet t’i bashkohet vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s, të cilët kanë njohur pavarësinë tonë. Ne jemi storje suksesi i luftës për liri, ndërhyrjes humanitare të NATO-s dhe vlerave demokratike të BE-së”, ka shkruar, mes tjerash, kryeministri Kurti në Twitter./rtk