• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Mbrëmje homazh për nder të diplomatit dhe gazetarit Hajdar Muneka

15 Shtator, 2022
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një mbrëmje homazh u mbajt për nder të kujtimit të diplomatit shqiptar Hajdar Muneka, nga familjarë, miq, ambasadorë dhe të ftuar ku gjithashtu u promovuan dy librat e tij “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën” dhe “Guanxi, Leva magjike që lëvizi Kinën”, libër i cili mundi të botohej vetëm pas ndarjes nga jeta të tij.

Me organizim të veçantë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë,  në mjediset e RadioTelevzionit Shqiptarë u ndezën edhe njëherë prozhektoret për Hajdar Muneken, ish-gazetarin e saj që i dha kaq shumë medias, diplomacisë dhe vetë Shqipërisë.

Në të vërtetë kjo mbrëmje e dedikuar Ish- Ambasadorit Muneka, ishte një amanet i plotësuar nga familja dhe miqtë e tij, kështu thotë miku dhe kolegu i tij Gëzim Podgorica ndërsa tregonte për bisedën e fundit me Hajdar Muneken.

Hajdar Muneka ishte njeri i rrallë i cili la gjurmë miresie  por dhe me profesionalzimin e tij tek secili prej atyre që e njohën.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding ka vlerësuar punën e diplomatit Muneka:

“Ambasadori Muneka ishte një diplomat i shquar dhe një ekspert i marrëdhënieve Kinë-Shqipëri. Një mik i popullit kinez dhe një mik i dashur për mua,” tha ai.

Ambasadori kinez Zhou Ding gjatë fjalës së tij në nder të Z. Hajdar Muneka.

“Ambasadori Muneka ishte një diplomat i shquar, një sinolog i aftë dhe ekspert i marrëdhënieve Kino-Shqiptare. Ai ishte gjithashtu një mik i ngushtë i popullit kinez dhe një mik i dashur për mua. Në vitet 70 të shkullit te kalluar, ambasadori Muneka shkoi në Kinë për të studiuar dhe që atëherë krijoi një lidhje të ngushtë me Kinën. Jam i nderuar që ai u diplomua në të njëjtin universitet me mua, në Universitetin e Gjuhëve të Pekinit. Përpara ndarjes së tij nga jeta, ai fliste shpesh me mua për ndjenjën e tij te thelle për universitetin, gjë që ma shtoi respektin për të.

Gjatë kohës së tij në Kinë si biznesmen dhe ambasador, ai bëri miq kinezë nga të gjitha sferat e jetës dhe udhëtoi në të gjithë vendin, duke fituar kështu një kuptim dhe dashuri të thellë për Kinën. Ai ka botuar librat në të cilat kujton hollësisht përvoja të tij të studimit, punës dhe jetës në Kinë dhe na prezanton marrëdhëniet kino-shqiptare dhe kulturën kineze. Ai shkroi në librin e tij,“Problemi më i madh, që ka bota aktualisht me Kinën, qëndron pikërisht te mungesa e njohjes. Pasi nuk mjafton vetëm të trokasësh në derën kineze, por duhet të dish ta hapësh atë, të jetosh me ata njerëz, me hallet dhe qejfet e tyre. Unë e kam pasur atë fat.”

Ambasadori Muneka kishte një vullnet të fortë dhe një personalitet optimist. Në dy vitet e fundit të jetës së tij, ai luftoi me guxim dhe këmbëngulje kundër sëmundjes. Gjatë sëmundjes së tij, ne ende shkëmbenim mendime mbi situatën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet Kino-Shqiptare përmes WhatsApp-it. Jam prekur nga sinqeriteti dhe kam mësuar nga mençuria dhe largpamësia e tij. Unë dhe kolegët e mi u tronditëm thellësisht kur mësuam për ndarjen nga jeta te ambasadorit Muneka majin e kaluar. Njeriu largohet nga kjo botë, libri mbetet gjallë. Kur i rilexoj të dy librat e ambasadorit Muneka, gjithmonë më merr malli.

Nderojmë bashkërisht kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Muneka në miqësisë kino-shqiptare. Shpresoj gjithashtu që më shumë miq shqiptarë si ambasadori Muneka, të cilët e duan atdheun e tyre dhe e njohin Kinën dhe botën, për të zhvilluar trashëgiminë e tij, si dhe për të injektuar forcën e re në miqësinë kino-shqiptare. Ambasadori Muneka do mbetet gjithmonë miku im dhe i popullit kinez. Do të na mungojë përgjithmonë“, u shpreh Ambasadori Zhou Ding gjatë fjales që mbajti për mikun dhe homologun e tij z. Hajdar Muneka

E pranishme ishte edhe ish-ministrja e jashtme dhe ish-deputetja Arta Dade.

“Hajdar Munekën e shtynte vullneti për ta bërë Shqipërinë të njohur e të pranishme në këto vende.

Sigurisht ai e dinte që përfaqësonte një vend të vogël, por kjo nuk e ka kompleksuar. Ishte serioz dhe përfaqësoi deri në nivelet më të larta vendin dhe shtetin e tij,” tha ajo.

Bashkeshortja e tij, znj. Donika Muneka, bashkëudhëtare  e jetës së Hajdar Munekës tregon vullnetin e bashkëshortit të saj për të lënë gjumë me shkrimet e tij pavarësisht sëmundjes ndaj së cilës nuk mundi të mbijetojë.

“Unë dhe familja do ta kemi gjithmonë pranë jo vetëm në kujtimet tona më të shtrenjta, por dhe përmes shkrimeve të tij e veçanërisht këtyre dy librave që po i promovojmë sot me ju miq të Hajdarit,” tha ajo.

Ndonëse u përpoqën t’ia mbyllnin karrieren e tij si diplomat, në rrefimin e Hajdarit-autor nuk vihet re asnjë shenjë pezmatimi. Ai përpiqet ta shohë me sy kritik realitetin dhe në vend të pesimizmit, spikat gjuha e mprehtë, ironia e sarkazmi. Pikërisht në atë kohë dhe situatë të turbullt, në ato momente të vështira për të dhe familjen, Hajdari nuk mendon asnjëherë të rrijë duarkryq.”Në kushte e rrethana krejt të imponuara, u detyrova ta zgjidhja atë vend “për të hyrë në det”. E dija se nuk isha notar i zoti, i dija edhe të papriturat e detit. Prandaj zgjodha detin e Kinës. Pasi e kisha të sigurt se aty nuk do mbytesha.” Kështu vendosi të çante në Detin e Kinës, metafore e përdorur si titull kapitulli, por që tregon realitetin e kohës dhe njëkohësisht guximin e një diplomati për të eksploruar një terren të panjohur.

Një rrefim  emocionues në këtë mbrëmje homazh ishte ajo e mikut dhe kolegut të tij, gazetarit të njohur, Grigor Banushi:

Më ke treguar për Kinën që ditët e para kur u njohëm bashkë në zyrën tonë në Radio Tirana. Erdhe nga Pekini, mik i shtrenjtë, ku sapo kishe mbaruar studimet në kryeqytetin e Perandorisë së Mesit, ashtu siç shpesh citoje kinezët ta quanin vendin e tyre.

Djalë i ri, pothuajse i vogël le vendlindjen e largët dhe erdhe në Tiranë në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Pastaj fluturove në Pekin, i cili me kalimin e kohës u bë si vendlindja jote e dytë, sepse e njohe aq mirë, hyre brenda labirinteve të tij, mrekullive dhe shpirtit të qytetit të madh.

Erdhe i ri në Radio-Tirana. Sytë e tu të kaltër ishin kureshtarë për të mësuar e për të përvetësuar mjeshtërinë e gazetarit.

E përvetësove, u bëre gazetar e publicist, diplomat i shquar, ambasador në Kinë e Malajzi, ku e përfaqësove denjësisht vendin tënd. 

Drita jote mbeti, atë e ka Donika që të qendroi natë e ditë tek koka, e mban fort Dritani që emrin e ka dritë, Linda që simbolizon ripërtëritjen e jetës, e kanë mbesat e tua të vogla që e panë gjyshin e dashur dhe janë pikëprisht ato Yuki Rei dhe Avery Dari që do të mbartin dritën e përjetësisë, ashtu siç e le ti kushtimin në librin e fundit që do të dalë së shpejti në dritë.

I dashur Hajdar, ndjej dhimbje të madhe për ty, por jam krenar. Që në fillim spikati talenti yt si gazetar e publicist i cili u finalizua me librin më të bukur shkruar për Kinën, “Dritëhjijet e e një miqësie që tronditi botën” dhe të librit tjetër “Leva që lëvizi Kinën.

Lamtumirë mik i dashur. Të qoftë dheu i lehtë. U prehsh në paqe!

Hajdar Muneka kontribuoi për vite me radhë në shërbimin diplomatik shqiptar .Ai ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kinë dhe Malajzi, dhe jo resident në Singapor, Korenë e Jugut Bangladesh, Japoni, Australi, Zelandën e re e të tjerë.

Hajdar Muneka do të mbahet mend edhe i si një gazetar i njohur i problemeve ndërkombëtare.

Ai për shumë vite ka qenë gazetar në “Radio Tirana”, në seksionin e Radios së Jashtme, duke dhënë një kontribut të spikatur.

Hajdar Muneka ishte edhe anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, ku kontribuoi me eksperiencën tij te gjatë në fushën e diplomacisë.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026
FOKUS

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
FOKUS

Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina?

12 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026

Dita e 14-të e protestave qytetare, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: “Shqipëri e re”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”

13 Qershor, 2026

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
The Japanese flag atop the Liberal Democratic Party (LDP) headquarters in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2025. Japan’s ruling party faces a tough decision over its future as it searches for a new leader to replace outgoing Prime Minister Shigeru Ishiba, stop the slide in its support at the polls and reassure investors. Photographer: Kiyoshi Ota/Bloomberg

CMG: Po jepet një tjetër sinjal i rrezikshëm për “rimilitarizimin” e Japonisë

13 Qershor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës kritikon dredhitë politike të Sekretarit të Mbrojtjes së Filipineve

13 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.