• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Bruksel, “ma belle”!

7 Maj, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ose në  origjinal «Bruxelles, ma belle»  d.m.th. «Bruksel e bukura ime»  është titulli i këngës së kompozuar në vitin 1974 nga kantautori 67 vjeçar holandez Dick Annegarn. Pas studimeve në Liezh për agronomi, ai banoi 15 vjet në Bruksel, përpara se të vendosej në Francë. Në vitin  2005 u shpall Qytetar nderi i Brukselit. Kjo këngë po dëgjohet më shpesh, sidomos tani në Ditën e Evropës dhe në prag të zgjedhjeve të trefishta rajonale, federale dhe evropiane.

Në fakt, me «Bruksel, ma bel»  filluan të përkëdhelin kryeqytetin belg dhe evropian kur atë e mbuloi dhimbja dhe tronditja e madhe pas atentateve terroriste të 22 marsit 2016. Jehona e kësaj kënge shpjegohet dhe me fjalët prekëse/emocionuese « do të sulmohem, do të sfilitem, do të luftohem dhe prapë  do të kthehem aty te ti»  një himn i vërtetë për «Madmauzel Bruksel». Kjo është magjia e muzikës, se hyn menjëherë dhe «pushton» zemrat dhe imazhin njerëzor. Ky hit emblematik  «mori dheun» brenda natës në ato ditë/ muaj sfidues për belgët, evropianët etj., sepse dhe viktimat e atentateve ishin nga gjithë bota.

Ato ditë dhe disa muaj më vonë, « blindimi » i tij bashkë me praninë masive ushtarake e policore në çdo pëllëmbë të Brukselit krijuan frikë dhe pasiguri dhe te  vizitorët e huaj, numri i të cilëve u pakësua dyfish. Dhjetëra hotele e restaurante mbeten bosh, ndërsa imazhi i kryeqytetit belg dhe evropian kishte rënë për tokë.

Megjithatë, ashtu si gjatë historisë së  vet 2000 vjeçare, Brukseli nuk mund të mbyllej, të trembej, të humbiste vlerat dhe ca më pak të dorëzohej. Veç solidaritetit ndërkombëtar, u morën masa të fuqishme kudo, duke filluar nga siguria dhe imazhi.

Kësisoj, shumë shpejt, Brukselit iu rikthye  nuri dhe bukuria e mëparshme. Nën tingujt frymëzues të kësaj kënge, shteti, qeveria,  media, TV, shoqëria civile, rinia treguan më të mirat elitare të imazhit të tyre rrezatues. Ja, disa ditë më parë Brukseli festoi me shumë veprimtari 150 vjetorin e Tramvajit të parë! Ekipi i tij doli i pari mes 21 vendesh konkurrente në Kampionatin e Shoferëve të Tramvajit që e shtoi më shumë atmosferën festive në Sheshin Mbretëror.

Bukuria e Brukselit fillon padyshim te «Grand Place», ndër sheshet më karakteristike të botës, ndërtuar mbi 600 vjet më parë; me gjithë zjarret dhe shkatërrimet e kaluara ai është rindërtuar e përshtatur si në origjinal. Pelegrinët nga gjithë bota filluan të rikthehen e të soditin këtë mrekulli e sidomos «burrin e vogël» të Brukselit, siç njihet Manneken Pis, 61 cm të lartë, i vendosur qysh në vitin 1450 aty pranë. Ka disa legjenda që tregojnë se si Brukseli shpëtoi nga zjarri dhe armiku falë atij djali të vogël që urinonte mbi kokat e ushtarëve për t’u dhënë alarmin. Manneken Pis simbolizon humorin dhe shpirtin e pavarur të Brukselit. Është grabitur dhe dëmtuar  disa herë, për herë të fundit në vitin 1965, por brukselasit nuk kanë lenë vend pa e kërkuar dhe e   kanë gjetur, e kanë «mjekuar» dhe e kanë vendosur në muzeun aty pranë. Në muzeun e tij janë dhe tre kostumet popullore shqiptare  me të cilat  ai është veshur atë gjatë tre viteve të fundit në Ditën tonë të Flamurit.

Padyshim që pika tjetër tërheqëse është Sheshi «Shuman» ku ndodhet trinomi evropian – Komisioni,  Këshilli dhe Shërbimi i Jashtëm bashkë me shumë filiale, përfaqësi diplomatike pranë BE-së, think tanke, institutet, etj. Pak më poshtë, në Place Luxembourg ndodhet selia e Parlamentit Evropian. Brukseli ia ka kaluar dhe Washigtonit për nga madhësia e përfaqësimit diplomatik dhe mediatik ; aty ka rreth  500 ambasada e misione dypalëshe të BE-së dhe NATO-s,  organizatave të tjera ndërkombëtare me mbi 70.000 punonjës, mbi 2000 gazetarë, 286 firma lobiste, grupe interesi nga gjithë bota, think tanke, OJQ e të tjera. Ndaj thuhet se «  Brussels is the place to be » d.m.th. Brukseli është vendi ku duhet të jesh sepse, “nëse do të dëgjohesh, flit në Bruksel”.
Shenja tjetër simbolike dalluese e Brukselit është Atomiumi  102 metra i lartë i ndërtuar në vitin 1958. Ndonëse u projektua vetëm për gjashtë muaj, aq sa zgjati Expo Botërore Bruksel, me disa riparime, ai vazhdon të qëndrojë stoik aty, simbol i zhvillimit të shkencës, teknologjisë dhe arkitekturës  belge e botërore. Me 9 sferat  prej alumini, secila  me diametër 18 m dhe peshë 250 ton përfaqësojnë grimcat e atomit të zmadhuara plot 165 miliardë herë. Gjithë konstruksioni metalik prej çeliku inoksidabël peshon  2400 tonë!

Pas stadiumit të famshëm «Heizel», rruga të çon mes gjelbërimit te  Pallati Mbretëror në Laeken. Aty ndodhen serrat  legjendare marramendëse, të krijuara në vitin 1873 me nismën e Mbretit Leopold II; galeritë e ndryshme dhe rrugët mes lulesh shumëngjyrëshe nga gjithë bota janë  të mbuluara me xham dhe metal. Çdo muaj prill – maj, serrat çelen për tre javë për publikun e gjerë.

Brukselin e bëjnë më të bukur lulishtet, parqet dhe pyjet që zenë gjysmën e sipërfaqes së tij; zë vendin e parë në botë për gjelbërim për frymë të popullsisë. Në juglindje të tij  deri në  Waterlonë e famshme shtrihet pylli më i madh «Forêt de Soignes» 43 km katror që si Grand Place është trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Por, Brukseli është i bukur dhe nga brenda, falë diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor, etj. Pavarësisht nga atentatet terroriste në Paris dhe Bruksel, ca më tepër se disa prej terroristëve më të rrezikshëm ishin rritur dhe përgatitur  në  2 – 3 komuna të tij, multikulturalizmi nuk ra dhe nuk dështoi. Në fakt, Brukseli po dëshmon me qindra fakte se ai paraqet mundësi të pashtershme dhe avantazhe të mëdha. Kështu, Brukseli vjen i dyti në botë pas Dubait për nga numri i shtetasve me origjinë të huaj; aty bashkëjetojnë 184 nga 200 kombësi që ka bota ose 60 për qind e popullsisë së tij; aty fliten detyrimisht dy gjuhë, me kushte dhe për  gjuhët e tjera, përfshi dhe shqipen; së shpejti fillon zbatimi i programit për një shkollë tri gjuhësh, pjesë e projektit madhor «Një Bruksel» (One Brussels.)

Brukselasit shquhen  për mirëkuptim, tolerancë, bashkëjetesë dhe integrim kudo. Shumë prej të huajve, përfshirë dhe shqiptarë të çdo treve janë të zgjedhur në këshillat komunale, rajonale, në Parlamentin Federal, në institucionet evropiane e gjetkë. Komuna Scharbeek ishte selia e parë për qindra shqiptarë që emigruan nga viti 1956 e në vijim. Në një prej shesheve të tij kryesore është vendosur qysh më 1968 busti i Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu. Ne kemi deputetin e parë në Bruksel, Ahmet Gjanaj që disa muaj më parë është zgjedhur dhe zv. Kryetar i Komunës Molenbeek dhe tani kandidon për Parlamentin Evropian. Në Bruksel  mbi 10 kandidatët tanë konkurojnë për Parlamentin e Brukselit, atë belg dhe evropian.

Ndaj, Brukseli ka qenë dhe mbetet pengesa kryesore e pakapërcyeshme për nacionalistët dhe separatistët nga jugu dhe veriu. Sepse  banorët e tij nuk janë valonë apo flamandë, por thjesht brukselas nga e gjithë bota!

Brukselin e zbukurojnë shumë dhe jashtë vendit kulinaria me të pesë delikatesat, kryemarka  të njohura në botë si fritet, çokollatat, midhjet, vaferat dhe 800 llojet e birrës së famshme, 80 për qind e të cilës eksportohet.

Gjithsesi, Brukseli nuk do të ishte « zonjushë » e bukur pa artin, letërsinë, pikturën, pa artistët, shkrimtarët dhe këngëtarët e tij legjendarë. Në këtë gjerdan të artë brukselian shkëlqen bukuria e yllit të shquar hollividuan të viteve 50/60, aktores britanike që ka lindur në Bruksel, ku ka dhe shtëpinë muze, Audrey Hepburn, ndër tre artistet me të mëdha të Hollivudit  të të gjithë kohërave. E la shpejt karrierën si aktore për t’iu përkushtuar si misionare po aq e madhe luftës për zhvillim kundër varfërisë, mjerimit dhe skamjes  në vendet afrikane, si Ambasadore e  OKB-së, derisa vdiq para kohe gati tri dekada më parë.

Plot 90 vjet më parë, i famshmi dizenjator i bandave të animuara Hergè botoi albumin e parë «Tin Tin» me skica e vizatime nga shkenca, fiksioni dhe aventura të ndryshme që kanë arritur rekordin me mbi 230 milionë albume të shitura dhe të përkthyera në mbi 100 gjuhë të botës.

Për të ardhur te piktori futurist me famë ndërkombëtare Renė Magritte që lindi, vdiq dhe u varros në Komunën Scharbeek. Avioni që çoi Kombëtaren belge të futbollit në Botërorin e Rusisë vitin e kaluar kishte portretin e tij. Arkitekti më i madh me amë botërore Victor Horta që ka projektuar shumicën e kryeveprave të Brukselit. Për të vizituar Muzeun e tij në qendër të qytetit duhet pritur gjatë në radhë….  Më i madhi legjendë i këngës moderne franceze Jacques Brel ishte me origjinë nga Brukseli te cilit i ka thurur dhe këngën. Vijmë pastaj te «Elvisi» i Francës, rokeri frankofon më madh i të gjithë kohërave, brukselasi Jonny Halliday që u nda dy vjet më parë nga jeta e që e thoshte përherë me krenari se ishte belg. Po Anni Cordy, artistja e famshme e të gjitha roleve që dominoi skenat gjigande franceze dhe ato amerikane nga vitet 50 e deri vonë, e nderuar «Damë» nga Mbreti i Belgjikës; për të ardhur te  Salvadore Adamo, Frederic François, dhe Morana me zërin  e ëmbël plot mirësi, që u nda papritur e në mënyrë të parakohshme nga jeta vitin e kaluar atje në Scharbeek që nuk e « tradhtoi» asnjëherë.    Nga Brukseli është dhe diva e këngës frangofone Lara Fabian, e njohur me himnin e saj për dashurinë «Je t’aime» e deri te Stromae, me origjinë nga Rwanda, i lindur këtu pas gjenocidit të atjeshëm me «Formidabël» dhe hite të tjera planetare dhe plot aktorë e kineastë të njohur.

Stoli po aq të çmuara për Brukselin janë çmimet dhe medaljet e shumta të sportistëve të tij që janë në elitën  botërore dhe evropiane. Emblema e madhe e sportit belg  është çiklisti 75 vjeçar, Eddy Mercx; veç qindrave fitoreve te paarritshme nga asnjë çiklist tjetër deri tani në botë, ai ka fituar pesë turet e Francës, pesë të Italisë dhe një të Spanjës. Eshtë dhe tre herë  kampion bote, etj. I vlerësuar si çiklisti mw i madh i Shekullit XX dhe i lauruar me titujt më të lartë kalorsiakë nga Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja. Më 1 korrik, me rastin e 50 vjetorit të fitores së tij të parë, « Tour de Francë 2019 » do të startojë pikërisht në Brukselin e tij, ku ka rrugë, stacione metroje, me emrin e tij legjendar. Sapo kanë filluar festimet për këtë datë të madhe.

Margaritari tjetër i sportit belg është atletja 25 vjeçare me origjinë senegaleze por e lindur në Bruksel   Nafissatou Thiam;  në tre viteve të fundit ajo rrëmbeu trofeun evropian, olimpik dhe botëror në shtatëgarësh, duke u cilësuar «  mbretëresha e atletikës botërore » Veç hokeit, basketbollit, etj. Belgjika shkëlqen dhe në tenisin botëror. Ndërsa David Goffin tenditet në ajkën e botës, vajzat e Brukselit, Justine Henin,  Kim Klijsters dhe Flipkens janë laureuar  disa herë me trofetë më prestigjiozë në turne botërorë.

Padyshim në krye të vendit qëndron prej dekadash futbolli me «Diablat Rouge» të famshëm; por kulmin ata e shënuan në Rusi vitin e kaluar kur dolën të tretët në botë e për fare pak gjë Kupa e Botës shkoi në Paris. Superyjet e tij, Courtois, De Bryn, Hazard, Witsel, De Munier, Kompani, Lukaku, etj po bëjnë historinë në klubet më të mira të Evropës. Futbolli magjik i  mban belgët fort «tous ensemble»

Gjithsesi, për shkak dhe të vendndodhjes, ka dhe dukuri që ia zbehin disi bukurinë Brukselit; ka dhe aty korrupsion, raste racizmi, anti-semitizmi, diskriminimi, deri te droga, krimi dhe prostitucioni. Trafiku është shqetësim tjetër jo i vogël për ata që vijnë në Bruksel, por dhe për këtë po punohet. Vetëm se Brukseli nuk fshihet si struci, por i gjurmon, i njeh dhe i lufton përditë e më shumë këto të këqija.

Së fundi, imazhi i tij po rrezikohet nga forcat populiste, ekstremiste dhe euroskeptike të cilat tregojnë gishtin, denoncojnë dhe akuzojnë për të gjitha të këqijat e botës « Brukselin ». Aq sa duket sikur shpëtimi prej tyre varet nga dalja prej tij. Edhe pse kjo në fakt nuk ka të bëjë me të, por me institucionet dhe kryesisht Komisionin Evropian dhe burokracinë e vendosur në Bruksel. Pra si të thuash Brukseli është bërë në një farë mënyre «viktimë e suksesit të tij».

Ja pse imazhi i Brukselit belg dhe evropian do të jetë në vartësi dhe të rezultatit të forcave të moderuara  në zgjedhjet evropiane më 23/ 26 Maj. Gjithsesi, «Bruksel, ma bele» tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës dhe imazhit të tij./gsh

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.