• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Bibloteka e Manastirit, duhet ti bashkojë dhe jo ti përçajë shqiptarët dhe maqedonasit

26 Janar, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana Doda

Javët e fundit në media u trumbetua një lajm shumë domethënës që vinte nga Manastiri.

Ermira Selimi një studente shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka ndërmarrë një inciativë të jashtëzakonshme për Hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit.

Kur e lexova si lajm për herë të parë, nga njëra anë u surprizova me këtë iniciativë të një të reje shqiptare por dhe u zhgënjeva njëkohësisht pasi mendova se Manastiri, ky qytet me rëndësi kaq të madhe kulturoro- historike nuk paska një bibliotekë me libra shqip.

Çfarë ironie! Aty ku u unifikua alfabeti i  gjuhës shqipe, sot nuk paska bibliotekë me libra shqip.

Që në krye të herës e vlerësova këtë iniciativë të kësaj të reje shqiptare e cila guxoi të dalë mbi shoqërinë civile dhe partitë politike në vend duke treguar mbi të gjitha dështimin e tyre.

Padiskutim kjo tregon papërgjegjshmërinë e qeverive në pushtet jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por dhe të Tiranës zyrtare dhe të Prishtinës zyrtare, të cilat e kanë detyrë kushtetuese pmbrotjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Pikërisht ky fakt më bëri ta duartrokas këtë iniciativë të studentës Ermira Selimi.

Megjithatë nga vetë Ermira mbi këtë iniciativë e dëgjova për herë të parë në një emison në TV Kombëtar Top Channel, ku për hirë të së vërtetës drejtuesja e këtij emisoni, znj. Bieta Sulo sëbashku me disa shtëpi botuese në Tiranë kishin siguruar libra shqip duke e mbështetur iniciativën e Ermires,  që në fakt u bën nder të gjithë shqiptarëve këtej dhe andej kufirit.

Ndërsa dëgjoja me vëmendje rrëfimin e Ermires për këtë iniciative dhe për mënyrën se si jetojnë apo ndjehen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Manastir (Bitola) apo në gjithë Maqedoninë e Veriut, me duhet të them se u zhgënjeva.

E theksoj, jo për iniciativën për bibliotekën por për mënyrën se si Ermira e paraqiti  bashkëjetesën shqiptaro-maqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jeta e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është një tmerr tha ajo, ndërsa theksoi se qeveria maqedonase po ndryshonte mbiemrat e shqiptarëve për ti asimiluar ata”.

Një fjali therëse që nga njera anë sipas politikave të marketingut tërheq vëmendjen  por nga ana tjetër është ftuese e një diskursi politik që rrezon poshtë menjëherë këtë iniciative të Ermires.

Është Ermira, që pa këtë nevojë të bashkëqytetarëve të saj për këtë bibliotekë, apo dikush po e “koordinon” Ermiren në pafajësinë e saj përballë kësaj kauze për të hapur plagë të vjetra mes maqedonasve dhe shqiptarëve?!

Ndër të tjera Ermira në këtë minutazh televiziv foli për përndjekje nga maqedonasit, për padrejtësi, për manipulim nga “rraca sllave” ku me të drejtë moderatorja e emisionit e korrigjoi duke e quajtur etni sllave, dhe jo “rracë”.

Panorama që na paraqiti Ermira me një pathos nacionalist gati-gati me nota urrejtje për maqedoansit ishte ajo e 23-viteve më parë, në vitet 2000 ku Ermira ndoshta nuk kishte lindur ende. Por kjo panoramë nuk reflekton atë që është Maqedonia dhe maqedonasit sot.

Këtë nuk them unë, por këtë e thonë ato parti dhe politikanë që ju i keni zgjedhur dhe votuar, e këtu po flas për politikanët shqiptarë. Dhe për çudi ju e dashur Ermira nuk i përmendët aspak si përgjegjës për këtë mangësi kombëtare siç është bibloteka me libra të gjuhës shqipe, pikërisht aty ku u formësua alfabeti ynë shqip.

Por le të qëndrojmë të përgjegjshmëria politike qoftë maqedonase dhe ajo shqiptare.

Ata që e njohin historinë e shqiptarëve në  Maqedoninë e Veriut të 23 viteve më parë janë po ashtu njohës dhe të një marrëveshjeje  të Ohrit, marrëveshje të cilën Kreu i partisë shqiptare me të madhe në Maqedoninë e Veriut z. Ali Ahmeti e ka trumbetuar me të madhe që e ka përmbushur atë.

Kjo u pa qartë edhe me zyrtarizimin e gjuhës shqipe në vitin 2019 ku specifikisht thuhet se :

Ligji për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe si në të shkruar ashtu edhe në folur si në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera. Me këtë ligj drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre, ndërsa të gjitha aktet botohen edhe në gjuhën shqipe. Mbishkrimet në nivel qendror do të jenë në dy gjuhë. Gjithashtu me këtë ligj parashihet që uniformat e policisë, të zjarrfikësve dhe të punonjësve shëndetësorë të jenë edhe në gjuhën shqipe në Shkup dhe komunat, ku mbi 20 për qind e popullatës janë shqiptare.

Pra nuk qenka kaq e tmerrshme sa e thoni ju?

Ju flisni për maqedonasit që bëjnë plane kundër shqiptarëve, që ju nuk gjeni drejtësi, ndërsa keni harruar se dy shqiptarë janë sot në nivelet më të larta drejtuese të vendit tuaj . Pra, Zv/kryeminsiter  dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë apo jo?

Flisni për papunësi, për largime të të rinjve për shkak të maqedonasve,  ndërsa për 22 vite me radhe partitë shqiptare kanë bashkëudhehequr dhe drejtuar vendin tuaj.

Flisni për qeveri maqedoanse…ndërsa është një fakt i patjetërsueshem që partitë shqiptare kanë qenë në koalicione bashkëqeverisëse me partitë maqedoanse.

U nxita të shkruaj disa rrjeshta pasi me erdhi vërtetë keq të shoh një vajzë vetëm 23 vjeçare me kaq mllef për vendin ku jeton dhe për njerëzit me të cilin e ndan këtë vend. Një gjuhë e ashpër dhe e vjetër aspak përbashkuese por përçarëse.

Iniciativa është e shkëlqyer, por më beso edhe në shumë qytete kryesore të Shqipërisë, mungojnë biblotetakat dhe shpresoj që të rinjtë e të rejat të frymëzohen nga kjo ndërmarrje e juaja, por diskursi i vjetër me etiketime për të ashtuquajturen “rracë sllave ”  e sfumon në sytë e mi dëshirën tuaj për të ngritur këtë bibliotekë me libra shqip.

Sot në fakt në kohën ku jetojmë sikunder kudo edhe  në Manastir besoj se të gjithë të e rinjtë e të rejat janë përdorues të internetit dhe aktiv në botën digjitale ku nese ekziston kjo dëshirë e madhe për libra mund ti gjejnë në çdo kohë  pa pengesen e askujt.

Nëse kjo iniciativë është vërtetë për bibliotekën, librat, rrënjët shqiptare, gjuhën dhe historinë e Manastirit por gjatë gjithë kohës drejtoni gishtin tek maqedoansit atëherë padashur po bëheni vegel e retorikave nacionaliste që nuk  ndihmojnë as shqiptarët e manastirit dhe Maqedoninë e Veriut rruga e secilës duhet të jetë vetëm drejt Europës dhe jo të kthehet 23 vite mbrapa.

Është dëshpëruese që sot në shekulin 21 të shoh një vajzë të re që flet me nota urrejtje  kundër një tjetër etnie. Në asnjë moment në këtë mini-intervsite nuk foli për përgjegjshmëri politike të partive shqiptare por vetëm kundër maqedonasve. Po nëse maqedonaseve nuk u interson të mbrojnë interesat tona, pse këtë nuk po e bëjnë shqiptarët.

Detyra kryesore për mbrojtjen e gjuhës kulturës historisë është e jona, dhe e juaja. E atyre politikanëve që  ju i keni zgjedhur dhe votuar që tju përfaqësojnë.

Dua ta di nëse këtë problematikë ua keni parashtruar drejtuesve të  partive politike shqiptare si BDI, ASH, BESA, PDSH, AA, etj

Janë së pari ata, pikë së pari duhet të jenë ata “rojtare” të rrënjëve shqiptare.

E theksoj këtë sepse nëse ne nuk e shohim gabimin tek vetja jonë, tek njerëzit tane, të politikanët shqiptare atëherë duke drejtuar gishtin vetëm tek të tjerët, tek” ata”, kjo nuk është zgjidhje. Te gjitha palët janë përgjegjës qofshin qeveritarët maqedonas dhe ata shqiptarë.

Po ashtu në marrëveshjet e ndryshme që Tirana dhe Shkupi kanë firmosur janë edhe ato kulturore, ku Manastiri fare mire mund të futet në guidat turistike që të vizitohej. Do doja që ju të pyesni partitë politikë shqiptarë për këtë( të paktën ato që po qeverisin),  së paku kur dilni në media duhet tu kërkoni llogari edhe atyre.

Ermira foli po ashtu për pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut ku akuzoi se janë shumë qytetarë me pasaportë bullgare por që nuk ekzistojnë si të tillë duke e paralelizuar kështu me shqiptarët dhe pretendimet e tyre që janë me shumë se sa ekzistojnë në  dokumente.

Mjafton kjo fjalë për të kuptuar ose për tu keqkuptuar nga kushdo, se ju e dashur Ermira po “manipuloheni” nga dikush që ka interes kundër maqedonasve.

Aktualisht duhet ta dini se tensionionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë rritur pas tërheqjes së ambasadorit bullgar nga shkupi, dhe kjo shprehje e juaja çon ujë në “mullirin bullgar”.

Nuk dua te mendoj që jeni influencuar nga pala bullgare pasi do të bija dhe unë në nivelin e “akuzave”  tuaja lidhur me % reale të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Por këto janë disa momente në këtë intervistë që dëmton rëndë iniciativën tuaj për një bibliotekë, për librat në gjuhën shqipe, per atë çfarë përfaqëson Manastiri për Shqiptarët, historia e se cilës nuk është  mohuar dhe as nuk mund të mohohet  as sot e as kurrë.

Një bibliotekë, një liber, duhet të  jetë përbashkuese, unifikuese… nga një e re si ju, përpos kësaj une pres që të ftoni edhe të rinj e të reja maqedoanse që të njihen sa më shumë me kulturën e historinë tonë.

Ju jeni brezi i të rinjve që duhet ta zhveshni petkun e nacionalizmit dhe të shtrini dorën për bashkim në çdo rast në çdo moment nën qiellin etnik të asaj që është sot Republika e Maqedonisë së Veriut.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.