• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Doktrina e shkeljes së syrit

11 Prill, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-Politika[i]

Vuçiçi është sot peng i politikës së tij, por meqënëse mori pushtetin, le t’i lejohet që të jetë ai që do të presë nyjen kosovare. Tradhëtarët dhe mercenarët e  huaj do t’ia dinë për nder, megjithëse kjo do të ishte një pohim tjetër i natyrës groteske të politikës serbe.

“Jam i gjatë pothuajse dy metra”, u përpoq Vuçiçi, nëpërmjet konstruksionit të tij shtatlartë, ta argumentojë dyshimin e gazetarit të “Nju Jork Tajmsit” se ai është një “Putin i vogël”. Duket se ka ardhur koha në të cilën, atë që tha në muajin gusht të vitit të kaluar, ta vërtetojë me vendimet e tij politike dhe ta bindë përfundimisht Perëndimin se nuk është vetëm një nxënës i bindur i shefit të madh të Kremlinit.

Gjeneza politike e presidentit serb, nëse ekziston një e tillë, do të ishte më shumë se e mirëseardhur në kohën e ndryshimeve më themelore të Europës, që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara, në konfrontim me Rusinë rreth çështjes së Ukrainës, e rreshtuan në një kolonë Bashkimin Europian duke pritur të njejtën gjë edhe nga vendet që janë jashtë unionit. “Europa e Vjetër”, sikurse i pati quajtur, në mënyrë pezhorative, Gjermaninë dhe Francën, për shkak të reaksionit ndaj invazionit në Irak  në vitin 2003, ish sekretari amerikan i mbrojtjes i asaj kohe, nuk ekziston më.

Nëse ky lloj disiplinimi i europianëve ka përdorim afatgjatë, kjo është temë për një analizë tjetër, por gjithsesi ai nuk zvoglon topografinë politike të kontinentit. Finlanda neutrale është tashmë në NATO. Suedia pret dakordësinë e Ankarasë. Zvicra e cila konsideron si pjesë të integritetit të saj politikën e jashtme që nga vitit 1815, tani i ka vënë sanksione Rusisë dhe tani po shqyrton mundësinë për të dërguar armë në Ukrainë.

Ballkani, që nga koha e bombardimit të NATO-s, është bërë poligon i asaj e cila rajonin mund të vendosë “në vijën e parë të zjarrit”, sikurse e pati emërtuar para tetë vitesh sekretari amerikan Xhon Keri, e tani ka ardhur koha që në këtë rajon të përfundohet puna të cilën Europa pati nisur që në vitin 1989.

Lufta në Lindje të Europës e ka polarizuar në mënyrë dramatike mbarë botën, ndërsa Perëndimi nuk toleron asgjë veçse unitet në mënyrë që t’i kundërvihet “imperializmit të Putinit”. Nga përgjigja ndaj këtyre sfidave do të varet edhe pozicioni i Serbisë, sepse është bërë tashmë e qartë se kontinenti po transformohet në një mënyrë të atillë që nuk lejon kthimin në të vjetrën. Këtu e ka burimin edhe kërkesa këmbëngulëse që Serbia t’i bashkohet rregjimit të sanksioneve ndaj Rusisë, po këtu edhe urgjenca që të zgjidhet problemi kosovar e kësisoj edhe mundësia që Moska të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, e nëpërmjet tij, tërë kontinentin.

Me deklaratën e tij se e pranon konceptin e ri euroamerikan të zgjidhjes së krizës kosovare, gjë që është pjesë e përpjekjeve të tij për të mos njohur faktin se Kosova është njohur, ka dallgëzuar seriozisht diplomacinë ruse e cila frikësohet se mos ajo hidhet plotësisht jashtë procesit të zgjidhjes së konfliktit i cili përbënte një trampolinë të ndikimit në rritje të Rusisë në rajon. Ndërsa ministri Sergej Lavrov kësaj jave bëri qartë me dije se Moska do t’i përgjigjet “ashpër” armiqësisë së BE-së e cila “për fajin e saj e humbi Rusinë”, Vuçiçit tani sëbashku me rusët,  i duhet të luftojë për kontrollin e një pjese të opozitës ekstreme proruse, së djathtës antiperëndimore të cilën vetë e ka krijuar. Në radhët e serbëve në Kosovë nuk është se do të ketë ndonjë problem, sepse Lista Srpska të jep përshtyojen se mbetet një filial i besnik i Partisë përparimtare serbe. Por, nganjëherë sjellja sipas kokës së saj të Listës Srpska, siç ishte rasti me ngritjen e barrikadave, bëhet test me të cilin Perëndimi mat gatishmërinë e Vuçiçit për të nisur implementimin e atyre për të cilat është rënë dakord kohët e fundit në Bruskel dhe në Ohër.

Sfida është serioze sepse serbët në Veëri të Kosovës kërcënojnë se do të fillojnë kryengritje mbarëpopullore nëse nuk ndërpritet terrori i Albin Kurtit.

Përgjigja e pyetjes se çfarë është terori varet nga ajo se cilin pyet. Arrestimi i serbëve është terror në vetvete, pohojnë liderët e Listës Srpska. Terror është djegia e automobilëve të serbëve të Kosovës të cilët kanë ndërruar targat e lëshuara në Serbi dhe kanë vënë ato që lëshon pushteti kosovar, do të thoshte dikush tjetër.

Shkak për ashpërsimin e fundit është bërë arrestimi i njëfarë Millovan Bozhoviçit. A është fajtor serbi që akuzohet për djegien e automobilëve, rrahjen e qytetarëve serbë, fyerjen e pjestarëve të policisë kosovare, dëmtimin e infrastrukturës, kalim të paligjshëm të kufirit dhe vrasjen e pjestarit të misionit EULEKS, këtë le ta vërtetojë gjykata.

Pushteti në Prishtinë ka shansin që të mbrojë të drejtat dhe pronën e serbëve, gjë që nuk është rast i shpeshtë. Por është pikërisht kjo që Lista Srpska nuk dëshiron sepse me këtë shkatërrohet monopoli i saj i kontrollit.

Nuk ka dyshim se arrestimet e serbëve dinë të jenë nganjëherë edhe të motivuara etnikisht, por përse të bllokohen aksionet kundër piromanisë qëllimi i qartë i të cilëve është frikësimi i serbëve? Siç është e qartë se pas djegieve nuk qëndrojnë shqiptarët.

Por për Listën Srpska është e mjaftueshme që Bozhoviçi është arrestuar që atë ta shndërrojnë në viktimë dhe martir, ndërsa vetes t’i krijojë rastin që të akuzojë pushtetin në Prishtinë për terror dhe represion. Lista është e gatshme ta mbrojë “njeriun e saj” pa marrë parasysh nëse ka kryer ndonjë vepër penale.

Është i pafajshëm sepse është serb, ndërsa fakti që e arrestojnë shqiptarët është kulmi i pafajsisë së tij. Liderët e serbëve kosovarë refuzojnë bashkëpunimin nga i cili do të kishin përfitim qytetarët, serbët dhe shqiptarët të cilët do të ndjeheshin më të sigurtë dhe kësisoj marrin mbi vete përgjegjësi tejet të madhe.

Për këtë deklarata e funksionarit të Listës Srpska se dënon djegien e automobilëve duket më se e pabesueshme. Ata po humbasin me shpejtësi besueshmërinë, e cila ka kohë që është vënë në pikëpyetje sepse bazohet të frika, kërcënimet dhe shantazhet. Pyeteni serbin të cilit i’a kanë djegur automobilin nëse do të votojë për ata.

Si do të dukeshin serbët nëse ngrihen në kryengritje dhe më vonë të merrej vesh se janë ngritur për një kriminel? Pas kësaj vetëm djalli do të ishte fajtor për ata. Ose komploti ndërkombëtar i ideuar me dhjetëvjeçarë të tërë se pas kësaj qëndron “shteti i thellë” i Perëndimit ku nuk kanë punë tjetër veçse të merren me atë se si t’ua nxijnë jetën serbëve.

Politika e jashtme e këtij vendi nuk mund të drejtohet sipas Listës Srpska. Ka ardhur koha që Vuçiçi ta ndërpresë militarizimin “kryengritës”, të heqë dorë nga doktrina e “shkeljes së syrit”, sikurse e përshkruan ai nevojën që Serbia të mbetet në rrugën europiane por njëkohësisht të mos u’a kthejë shpinën miqve tradicionalë.

Nuk ka “shkelje syri”, nuk ka më tavolina me shumë karrike. Nëpërmjet planit europian për Kosovën Vuçiçi fitoi shansin që ta kthejë me vendosmëri Serbinë në rrugën europiane në përputhje me qëllimin e tij të kahërshëm gjeostrategjik. Nuk ka më vëmendje ndaj presioneve të Kremlinit dhe aleatëve të tyre të cilët nëpër Serbi mbajnë portretet e Putinit dhe në kapele shenjat e Vagnerit.

E kuptoj se Vuçiçi nuk e ka të lehtë. Për një dhjetëvjeçar të tërë krijoi një ambient në të cilin ata që janë për Perëndimin emërtohen  tradhëtarë dhe mercenarë të të huajve, ndërsa ata që duan jetën në një guvernë ruse emërtohen atdhedashës dhe patriotë.

Sot Vuçiçi është peng i politikës së tij, por meqënëse ka marrë pushtetin, le t’i lejohet që të jetë ai që do ta presë nyjen kosovare. Tradhëtarët dhe mercenarët e paguar nga të huajt do t’ia dinë për nder, megjithse kjo do të ishte një pohim i ri i natyrës groteske të politikës serbe.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/546838/Pogledi/Doktrina-migoljenja

Related- Posts

Bota

Deklarata e Bishkekut: OBSH për një rend të ri ndërkombëtar

1 Shtator, 2026
FOKUS

“Kurthi” i Bekim Sejdiut, kush fiton e kush humb në “kaosin e kontrolluar”, Abdixhiku apo Kurti?

1 Shtator, 2026
FOKUS

Islanda i tha “jo” BE-së: Pse një vend europian zgjodhi të ruajë sovranitetin përballë Brukselit?

31 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

KRIZA E CEUTËS: Raporti policor ngre dyshime për rolin e Marokut

2 Shtator, 2026

Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

2 Shtator, 2026

Rusi–Gjermani, përshkallëzim i ri diplomatik: Moska thërret të ngarkuarën me punë gjermane

2 Shtator, 2026

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

2 Shtator, 2026

Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin egjiptian

2 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.