• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

    Ohri me 4 dështime në 45 ditë!

4 Maj, 2023
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

JORGJI KOTE

 Nuk ke si t’i quash ndryshe 4 ngjarjet kryesore të 10 ditëve të fundit dhe vetëm 45 ditë mbas dakordësimit në Ohër midis Serbisë dhe Kosovës. Fjala është për zgjedhjet vendore në Veriun e Kosovës, Mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Strasburg ( KiE), Takimin e KS të OKB-së në Nju Jork dhe Samitin Vuçiç – Kurti më 2 Maj në Bruksel. Njera më zhgënjyese se tjetra, duke vërtetuar parashikimet e analistëve të njohur perendimorë dhe vendas.

“Tersi“ filloi me zgjedhjet e pjesshme vendore më 24 Prill në 4 komuna në Veri të Kosovës. Natyrisht që nuk mund të shpresohej për asgjë sado të vogël pozitive, le më pastaj historike. Jo vetëm se dakordësimit të arritur më 18 Mars në Ohër mbi anekset e Marrëveshjes së Brukselit të 27 Shkurtit i mungojnë firmat dhe vula; porse  ai është pa bazë e pa themel, pa taban dhe tavan! Kjo mbasi atje mungon komponenti kryesor jetik: klima dhe mjedisi i pranueshëm, se “miqësor“ tingëllon luks; me një terren të helmuar dhe të  minuar, me rrënjë të thella urrejtjeje, të cilat  që askush nuk ka mundur as t’i prekë! Mirëpo, pa këtë frymë, edhe “gërmat“ më të mira nuk kanë shans. Këtë e treguan dhe 45 ditët e para të Ohrit që  përgënjeshtruan aforizmën tonë të njohur se “fillimi i mbarë është gjysma e punës“!

Siç do të shihet dhe më poshtë, në asnjë prej këtyre 4 forumeve të rëndësishme nuk gjen ndonjë element që të ngroh e ku mund të kapesh. Kjo kryesisht për faj të palës serbe që vazhdon të tregojë se i “ka hipur kalit mprapsht“ me mbështetjen e ndërmjetësuesve ndërkombëtare, të cilët kanë “vendosur  karrocën përpara kalit“.

E çfarë mund të bëhej më shumë në zgjedhjet e 24 Prillit në 4 komuna me shumicë serbe? Përveç thyerjes së rekordit, kur vetëm 1500 nga 45.000 zgjedhës votuan ose rreth 3 për qind! Më keq nuk kishte ku të shkonte, veç mungesës së konflikteve të dhunshme, prej të cilave Beogradi në ato momente do të kishte më shumë zarar.

Nuk mund të shpresohej më shumë përderisa pavarësisht lëvizjeve të drejta të Prishtinës, Lista Serbe dhe serbët u udhëzuan dhe u urdhëruan nga Beogradi që  të mos rikthehen në institucionet përkatëse dhe të bojkotonin këto zgjedhje, të cilat në dhjetor qeveria Kurti i kishte shtyrë në respekt të sugjerimit të ndërkombëtarëve. Për pasojë, gjendja në Veriun e Kosovës është dhe më keq se  përpara 18 Marsit; ndaj më 2 Maj, Borrell u kërkoi të dyja palëve nga Brukseli që të bëjnë gjithçka për shmangien e veprimeve të dhunshme atje.

Për pasojë, ato zgjedhje, në vend ta lehtësonin situatën, i shtuan problemet, u bënë vetë pjesë e problemit dhe tashmë duhet një marrëveshje tjetër për ta ndryshuar situatën dhe për të shmangur incidentet në një qeverisje paralele vendore.

Pala serbe justifikohet me mungesën e Asociacionit. Mirëpo dihet se ky i fundit nuk bëhet brenda natës dhe me një të rënë të lapsit; pastaj, të drejtat e pakicave në përgjithësi dhe ato serbe në veçanti në Kosovë janë garantuar më mirë se dhe në disa vende antare të BE-së. Mirëpo, Vetë-menaxhimi synon të kthehet në një  “casus beli“ dhe “gjethe fiku“ për të justifikuar dhe mbuluar synimet e liga të Beogradit. Pastaj, kur Serbia këmbëngul për Asociacionin, ajo duhet të japë llogari për shumë dosje të tjera ku është bërë pengesë, për ndjesën e pakërkuar, etj.

Të nesërmen, më 25 Prill të dyja palët u takuan në Strasburg. Natyrshëm pritej që mbas Ohrit, pala serbe të dilte hapur dhe të ftonte të tjerët të votonin pro kërkesës së Kosovës për antarësim në Këshillin e Europës. Në vijim të Nenit 4 të Dakordësimit se “Serbia nuk do të pengojë antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare“. Mirëpo, Serbia jo vetëm nuk e bëri një hap të tillë, jo vetëm votoi kundër, por ajo penalizoi dhe vende të tjera, përfshirë Malin e Zi, të cilat votuan pro Kosovës. Vetëm të shikosh gjuhën e drunjtë të zyrtarëve të lartë serbë dhe të Vuçiçit dhe bindesh se dakordësimi i Ohrit dhe i Brukselit për Beogradin janë « sa për të larë gojën » dhe pa asnjë lidhje me realitetin e trishtë në terren.

Sikur të mos mjaftonte me aq, klimën dhe atmosferën e rëndë që krijoi në Strasburg, Serbia  e « shpërnguli » më 26 Prill në “Pallatin e Qelqit“ në Nju Jork, në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në raportimin 6 mujor mbi Kosovën. Kjo ishte « prova e radhës e zjarrit » për Dakordësimin e Ohrit.

Të gjithë e pamë se si Pala serbe e ktheu atë në një fushatë të egër dhe në fushë beteje të ashpër diplomatike; duke përfituar dhe nga fakti se  Këshillin e Sigurimit në Prill e kishte Rusia.  Sërish, në vend që të përcillej diçka e mirë nga fryma e Ohrit dhe të jepej një farë shprese, gjërat në Nju Jork ranë « nga shiu në breshër ». Daçiç dhe Vuçic e thanë troç se Beogradi as që kanë  ndërmend, as sot dhe as kurrë, të njohin Kosovën si shtet i pavarur! Por vetëm si pjesë të pandarë të Serbisë, siç e përcakton dhe Preambula e Kushtetutës së tyre; ndaj mesa janë dakord për dosjet e të zhdukurve, për pranimin e Kosovës te «  Ballkani i Hapur » dhe për aspekte të tjera rajonale, por gjithmonë si pjesë e Serbisë!.

Vuçiç nuk nguroi ta thoshte açik për këdo se Beogradi do të zbatojë në mënyrë selektive vetëm ato pjesë të Dakordësimit në Ohër që i “vijnë pas midesë“ që e trajtojnë Kosovën si pjesë të Serbisë! Nëse në Uashington, Bruksel dhe gjetkë nuk duan ta kuptojnë këtë, por vazhdojnë «  me avazin e Mukës » kjo është tjetër gjë!

E pra, me këtë bilanc të rënduar, Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti u takuan për tri orë në Bruksel mbrëmjen e  2 Majit; si përherë nën hyqmin e Borrellit dhe Lajçakut. Në fakt, pavarësisht nga pohimet dhe përbetimet  diplomatike, as optimisti më i madh nuk shpresonte se do të arrihej ndonjë  gjë të madhe më 2 Maj. Sepse siç po shkojnë punët, nuk ka dhe vështirë të ketë ndonjë tregues e shenjë për ndonjë hap, sado të vogël, veç «  gajretit » rutinor amerikan dhe europian, por ama në një « tokë shterpë»!

Natyrisht, miratimi i Deklaratës mbi të Zhdukurit me Forcë është për t’u përshëndetur, por gjithsesi do pritur zbatimi i saj sipas detajeve që do të përpunohen më vonë. Ca më tepër se siç thuhet rëndom “djalli qëndron te detajet“  Por dhe në këtë rast  ekziston dyshimi për qasjen selektive serbe dhe mundësinë e  mosvënies në dispozicion prej saj, me sofizma ligjorë dhe procedurialë të instrumentave të duhur për kontrollin e zbatimit të Deklaratës së miratuar, që të  mos arkivohet dhe pluhuroset në sirtarët e harresës diplomatike.

Gjithsesi, aktualisht, « Thembra e Akilit“ e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Jo vetëm se është «  thikë me dy presa » por dhe nga urgjenca dhe forma ultimative me të cilën  i kërkohet Kosovës; a thua se Asociacioni është “kura magjike“ për problemet serioze që kanë pllakosur dialogun Prishtinë-Beograd.

Mirëpo, çfarë mund të shpresoje në të vërtetë, kur deri më 2 Maj Prishtina zyrtare  as nuk e dinte se çfarë “ishte gatuar në kuzhinën politike“ nga katërshja vetë-menaxhuese serbe mbi këtë Asociacion? Ku është transparenca dhe informimi publik për Prishtinën dhe më gjerë?

Kujdes, bëhet fjalë për një dosje përvëluese, me shumë dyshime, ndjeshmëri publike dhe precedentë shpërthyes; se Republika Srpska  nuk është në Honolulu por aty pranë; plaga e saj ka 30 vite që mavijoset dhe kurkush nuk po i jep dum » ! Atëhere si mund të mos i druhet Prishtina zyrtare një dështimi apo recidivi tjetër të shëmtuar diplomatik si atje? Ndaj, Kryeministri Kurti e kundërshtoi kategorikisht draftin serb të paraqitur në Bruksel, duke propozuar me të drejtën e vet të ligjshme paraqitjen e një Draft-Vizioni mbi këtë Asociacion. Një veprim i justifikuar, sepse përpara se të shkosh te versioni përfundimtar, lipset një vizion, një konceptim, fryma, parimet e jo “drejt e në thela“! Sa për pretendimin e Vuçiç se demek krijimi i Asociacionit ka  10 vjet që pret, dihet tanimë se sa shumë ujra kanë rrjedhur nga ajo kohë. Pastaj, siç e pohoi saktë dhe Kryeministri Kurti, Beogradi në 45 ditët mbas dakordësimit në Ohër ka shkelur 8 nga 11 Nenet e Ohrit!

Ndaj, me të drejtë u la që kjo dosje e nxehtë, të cilës nuk i dihet fundi të shtjellohet dhe trajtohet me këtë frymë dhe me shumë kujdes në javët dhe muajt e ardhshëm. Me synimin që nga « mollë sherri » të mos kthehet në “ minë me sahat“

Së fundi, dikush me të drejtë mund të pyesë, po mirë, si do t’i veji filli atëhere këtij muhabeti? Cilat janë zgjidhjet dhe alternativat për të dalë nga ky qorrsokak ku është futur dialogu Prishtinë – Beograd, me lehtësimin e BE-së dhe të SHBA-ve?

Le të jemi prapë të sinqertë: gjendja dhe situatat kërkojnë që gjithçka të nisë nga fillimi, me qasje dhe strategji cilësisht të reja. Kur për fat të keq edhe integrimi i shumëpërfolur Euro-Atlantik e ka humbur forcën e mëparshme joshëse, dhe është pothuaje i pandjeshëm, aq më tepër kur sheh zhvillimet brenda BE-së dhe demarshet nga disa vende antare për ta ribërë atë.

Gjithashtu, kjo strategji e re tërësore afat-gjatë kërkon ndryshimin e qasjes  perendimore ndaj Serbisë; boll më duke e marrë me të mirë dhe duke e mbajtur «  me hatër » Beogradin»;  madje kjo të bëhet qartë qysh tani, pa qenë fare nevoja të pritet fundi dhe rezultati i agresionit rus ndaj Ukrainës!

Ndërkohë, është tejet e rëndësishme të nxirren mësime nga pësimet e kaluara për shkak të doktrinave të gabuara në Ballkan. Të hiqet dorë nga mendimi naiv se Beogradi mund të bëhet aktor dhe faktor kryesor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Çfarë ofendimi për disa vende me peshë aty, antare të BE-së dhe të NATO-s!. Po ashtu, të hiqet dorë dhe të arkivohet “Ballkani i Hapur“ mbivendosje me plot dyshime e paqartësi në favor të rijetësimit të Procesit gjithëpërfshirës të Berlinit!

Kryesorja dhe mbi të gjitha, sot është bërë kërkesë urgjente që SHBA-të dhe BE-ja në Ballkanin Perendimor ta fillojnë punën nga brenda vendeve të Rajonit, se aty e kanë dhe të keqen më të madhe!. Të hiqet dorë nga politika në favor të stabilokracisë dhe t’i japin  përparësi, jo me show dhe samite, por çdo ditë, me veprime konkrete, jo duke hipërbolizuar shpalljen “ non – grata”  me vlera kryesisht retrospektive, por duke forcuar qeverisjen e mirë, opozitën,  zgjedhjet e lira dhe të ndershme,  shoqërinë civile, median e lirë, dhe elementë të tjerë jetikë demokratikë; sepse demokracia në Ballkan ka kohë që është spostuar, çuditërisht me ndihmën e Perëndimit  “ prapa liste”. Mirëpo kjo nuk realizohet duke u “ bërë fresk” e “ duke u “krehur bishtin” rregjimeve dhe liderëve autoritarë, që po vegjetojnë në pushtet me vite dhe me dekada, me bekimin e SHBA-ve dhe të BE-së, vetëm e vetëm për hir të Realpolitikës dhe ajo e dështuar!

Natyrisht veç “lëvizjeve pa top“ kjo nuk mund të bëhet tani, kur SHBA dhe BE janë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme 2024. Puna reale do të rifillojë nga fundi i vitit të ardhshëm; por, agjencitë dhe institucionet përkatëse, diplomacitë dy dhe shumëpalëshe duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë për përgatitjet e rastit, të cilat duan kohën e tyre bashkë me  konsultimet e  nevojshme zyrtare dhe publike.

Në këtë kuadër do të lind nevoja dhe për përditësimin ose pse jo dhe për një Marrëveshje të re, e cila të zëvendësojë atë të Ohrit; veçse në një terren politik dhe diplomatik më premtues dhe të begatë. Marrëveshje e vërtetë e jo “fake“, me frymë, firmë dhe me vulë, e cila të shkojë shumë më larg caqeve të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës; që të fillojë me njohjen e Kosovës nga Serbia,  5 vendet antare të BE-së dhe antarësimin në organizatat ndërkombëtare!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Bota

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026
FOKUS

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026

Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.